Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

40 hadithe

40 Hadithe nga Imam En-Neveviu

 

HADITH 1

Nga emiri i besimtareve Ebu Hafse Umer ibn-ul-Hattabit, radijall-llahu
anhu, trasmetohet se ka thene:

"E kam degjuar te Derguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sal-lem,
duke thene:

'Veprat jane sipas qellimit dhe çdokujt i takon ajo qe e ka per qellim.
Prandaj, kush shperngulet (ben hixhret) per shkak te All-llahut dhe te
derguarit te Tij, shperngulja (hixhreti ) e tij eshte per All-llahun dhe te
derguarin e Tij. Ndersa, shperngulja e kujt eshte te fitoje disa te mira te
kesaj bote ose te martohet me ndonje femer, i atilli nuk do te fitoje tjeter
perveç çka ka pasur per qellim '."

(Kete e trasmetojne dy imame muhaddithe: Ebu Abdullah Muhammed
ibn Ismail ibn Ibrahim ibn el-Mugire ibn Berdize el Buhari dhe Ebul
Husejn Muslim ib el-Haxhaxh ibn Muslim el-Kusherij el-Nesjaburi ne dy
sahihet e tyre, te cilat konsiderohen dy permbledhje me te sakta te
shkruara te haditheve.)

 

HADITH 2

Nga Umeri, radijall-llahu anhu, gjthashtu trasmetohet se ka thene:

"Nje dite ishim duke ndenjur te i Derguari I All-llahut, sal-lall-llahu alejhi
ue sel-lem, kur u duk nje njeri me rroba shume te bardha dhe floke shume
te zeza. Ne te nuk hetohej shenja e udhetimit dhe askush prej nesh nuk e
njohem. U ul prane te Derguarit, sal-lall-llah alejhi ue sel-lem, duke i
mbeshtetur gjunjet e vet mbi gjunjet e tij, i vendosi duart e veta ne
kofshen e tij dhe tha:

'O Muhammed, me trego ç'eshte Islami?' I Derguari, sal-lall-llahu alejhi
ue sel-lem, ka thene: ' Islami eshte qe te deshmosh qe nuk ka Zot tjeter
perveç All-llahut dhe se Muhammedi eshte i derguari i Zotit, ta kryesh
namazin, ta ndash zekatin, ta argjerosh Ramadanin, ta vizitosh Ka'ben
nese ke mundesi ta besh kete!' Ai tha: 'Te verteten e the!' Ne u çuditem:
po e pyet dhe po ia verteton. Ai tha: 'Me trego ç'eshte imani?' (


Pejgamberi )tha: 'Ta besosh Zotin, Engjujt e Tij, Librat e Tij, te Derguarit
e Tij, Diten e fundit dhe te besosh ne te caktuarit e Tij te te mires dhe te
keqes.' Tha:'Te verteten e the.' Tha : 'Me trego ç'eshte ihsani?'(
Pejgamberi ) tha: 'Ta adhurosh Zotin sikur e sheh Ate, sepse edhe pse ti
nuk e sheh Ate, Ai vertet te sheh ty.' Tha: 'Me trego ç'eshte .asti (i fundit,
dita e shkaterrimit)?' (Pejgamberi) tha: 'Per kete i pyeturi nuk di me
shume nga ai i cili pyet.' 'Me trego mbi shenjat e tij?' Tha: 'Kur roberesh
t'i lindi vetes zonjushe, kur te shihen barinjte kembezbathur, te zhveshur e
te mjere se si garojne nendertimin e godinave te mbedha.' Pastaj shkoi,
kurse une mbeta i habitur. Pastaj ( I Derguari ) tha: 'O Umer, a e njeh ate
qe me pyeti?' Thashe: 'All-llahu dhe i Derguari i Tij me se miri e di.' Tha:
'Vertet ky qe Xhibrili, erdhi t'ua mesoje fene tuaj '."

( Muslimi )

 

HADITH 3

Nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibn Umer el-Hattabi, radijall-llahu
anhuma, Trasmetohet se ka thene: "E kam degjuar te Derguarin e All-
llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, duke thene:

' Islami ngrihet mbi pese ( shtylla ): ne te deshmuarit se nuk ka zot tjeter,
perveç All-llahut dhe se Muhammedi eshte i derguar i Zotit, ne kryerjen e
namazit, ne dhenien e zekatit, ne te vizituarit e Ka'bes dhe ne argjerimin e
Ramadanit '."

( Buhariu dhe Muslimi )

 

HADITH 4

Nga Abdurrahman Abdullah ibn Mes'udi, radijall-llahu anhu, trasmetohet
se ka thene: "Me ka treguar i Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue
sel-lem, kurse ai eshte ai i cili e fliste te verteten dhe te cilit i besohet:

' Vertet çdo njeri nga ju formohet ne brendesinee nenes se tij katerdhjete
dite si pike ( nutfetun ), pastaj behet e varur ( alekatun ) ngjashem me
kete periode,pastaj, behet cope mishi ngjashem me kete periode, pastaj i
dergohet meleku dhe e frymezon ne te shpirtin ( ruh ), dhe ketij meleku i
urdherohen dy gjera: ta shkruaje nafken ( rizkun ) ( e femijes ), exhelin (
sa do te jetoje ), veprat dhe ( ne pikepamje te jetes ) a eshte i fatshem apo


i pafatshem. Pasha All-llahun, perveç te cilit nuk ka zot tjeter, disa nga ju
do te punojne pune si njerez te xhennetit deri atehere kur ndermjet tij dhe
xhennetit te jete nje kute hapesire dhe do te arrije dhe le pas ajo qe eshte
shkruar, dhe do te vazhdoje te punoje vepra te njerzve te zjarrit deri dhe
do te hyje ne te. E disa nga ju do te punojne pune te njerzve te zjarrit deri
atehere kur ndermjet tij dhe zjarrit te jete nje kut hapesire, dhe do te arrije
dhe le pas ajo qe eshte shkruar, dhe do te punoje pune te njerzve te
xhennetit dhe do te hyje ne te '."

( Buhariu dhe Muslimi )

 

HADITH 5

Nga nena e besimdrejteve Ummi Abdullah Aisha, radijall-llahu anha,
trsasmetohet se ka thene: " I Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue
sel-lem, ka thene:

'Kush vepron per kete çeshtjen tone ate qe nuk eshte nga ajo, ajo eshte e
refuzuar'."

( Buahriu dhe Muslimi )

Sipas transmetimit te Muslimit:

'Kush vepron diç qe nuk eshte ne pajtim me çeshtjen tone, ajo (veper )
eshte e refuzuar'."

HADITH 6

Nga Ebu Abdullah en-Nu'man ibn Beshiri, radijall-llahu anhuma,
trasmetohet se ka thene: " E kam degjuar te Derguarin e All-llahut, sal-
lall-lahu alejhi ue sel-lem, duke thene:

' Vertet e lejuara ( hallalli ) eshte e qarte, por edhe e ndaluara ( harami )
eshte e qarte. Ndermjet tyre jane gjerat e dyshimta, te cilat shume njerez
nuk i dine. Kush mbrohet nga gjerat e dyshimta, e ka siguruar ne
pikepamje te besimit dhe te nderit, ndersa kush bie ne gjerat e dyshimta,
ka rene ne te ndaluaren, ngjashem sikurse bariu i cili e ruan kopene rreth
vendit ( kullotes ) te ndaluar, ne cast kopeja mund t'i ike dhe te kullose ne
te. Cdo sundues e ka vendin ( kulloten ) per te tjeret te ndaluar, kurse
vendi i ndaluar i All-llahut jane ndalesat ( haramet ) e Tij. A nuk eshte ne


trup nje organ, kurse ai eshte mire ( i shendoshe ) - i shendoshe eshte tere
trupi, kur prishet, prishet tere trupi. E ajo eshte zemra!' "

 

HADITH 7

Nga Ebu Rukajje Temmim ibn Evs ad-Darijje, radijall-llahu anhu,
trasmetohet se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem , ka thene:

" ' Feja eshte kshille.' Thame: Per ke ( o i Derguar i Zotit )? ' Tha: ' Per
All-llahun, Librin e Tij, per imamet ( kreret ) e muslimaneve dhe njerezit
e rendomte prej tyre'. "

( Muslimi )

 

HADITH 8

Nga Ibn Umeri, radijall-lahu anhuma, trasmetohet se i Derguari i All-
llahut, sal-lall-llahu alajhi ue sel-lem, ka thene:

"Me eshte urdheruar t'i luftoj njerezit derisa te deshmojne se nuk ka zot
tjeter, pervec All-llauht, te falin namazin dhe te japin zekat. Kur ta bejne
kete do ta fitojne nga une sigurine per jeten dhe pasurine e tyre, nese jane
ne pajtim me Islamin, dhe llogarine e tyre do ta japin para All-llahut te
madheruar. "

(Buhariu dhe Muslimi )

 

HADITH 9

Nga Ebu Hurejre Abdurrahman ibn Sahri, radijall-llahu nahu, trasmetohet
se ka thene: " E kam degjuar te Derguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi
ue sel-lem, duke thene:

'C'u kam ndaluar, largohuni nga ajo, kurse c'u kam urdheruar, punoni nga
to sa te mundeni, sepse asgje nuk i ka shkaterruar ata qe kane qene para
jush, pervrec shume pyetje te teperta te tyre dhe mosnenshtrimi i tyre ndaj
pejgambereve te tyre'."

( Buhariu dhe Muslimi )


 

HADITH 10

Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene: ' I Derguari
i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

' Vertet All-llahu i madheruar eshte i mire dhe nuk pranon pervec mire,
dhe vertete All-llahu u ka urdheruar besimtareve ate qe u ka urdheruar te
derguarve. I madheruari ka thene: ' O ju te derguar, hani gjerat e mira dhe
punoni mire.' I madheruari ka thene: ' O ju besimdrejte, hani gjerat e mira
me te cilat u kemi furnizuar.' Pastaj e permendi njeriun , i cili ka udhetuar
gjateme floke te shpupurituradhe te pluhurosura dhe i cili shtriu duart e tij
kah qielli: ' O Krijues, o Krijues! Kurse ushqimi i tij eshte haram, dhe pija
e tij haram, dhe veshmbathja e tij haram, dhe eshte ushqyer me haram. E
si do te pranohet lutja e tij!' "

( Muslimi )

 

HADITH 10

Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene: ' I Derguari
i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

' Vertet All-llahu i madheruar eshte i mire dhe nuk pranon pervec mire,
dhe vertete All-llahu u ka urdheruar besimtareve ate qe u ka urdheruar te
derguarve. I madheruari ka thene: ' O ju te derguar, hani gjerat e mira dhe
punoni mire.' I madheruari ka thene: ' O ju besimdrejte, hani gjerat e mira
me te cilat u kemi furnizuar.' Pastaj e permendi njeriun , i cili ka udhetuar
gjateme floke te shpupurituradhe te pluhurosura dhe i cili shtriu duart e tij
kah qielli: ' O Krijues, o Krijues! Kurse ushqimi i tij eshte haram, dhe pija
e tij haram, dhe veshmbathja e tij haram, dhe eshte ushqyer me haram. E
si do te pranohet lutja e tij!' "

( Muslimi )

 

HADITH 11

Nga Ebu Muhammed el-Hasan ibn Alijj ibn Ebi Talibi, nipit te te
Derguarit te All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, dhe rejhanit (lule


erekendese ) te tij, radijall-llahu anhuma, trasmetohet se ka thene: " Kam
mbajtur ne mend nga i Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-
lem:

' Lere ate qe te duket e dyshimte, kurse pranoje ate qe nuk te nuk te duket
e dyshimte'. "

( Tirmidhiu dhe Nesaiu )

( Tirmidhiu ka thene: " Ky eshte hadith hasen sahih." )

 

HADITHI 12

Nga Ebu Hurejre, radijall-lahu anhu, trasmetohet se ka thene: " I derguari
i Zotit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

'Nga Islami i mire i nje njeriu eshte largimi nga ajo qe nuk i intereson'. "

( Tirmidhiu dhe te tjeret trasmetojne se ky eshte hadith hasen.)

 

HADITH 13

Nga Ebu Hamza Enes ibn Maliku, radijall-llahu anhu, sherbyesi i te
Derguarit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, trasmeton se Pejgamberi, sal-
lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

" Nuk do te jete besimitar ( mu'min ) askush nga ju, derisa nuk i deshiron
vellaut te tij ate cka i deshiron vetes. "

( Buhariu dhe Muslimi )

 

HADITH 14

Nga ibn Mes'udi, radijall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene: " I Derguari
i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

' Nuk eshte e lejuar derdhja e gjakut te nje muslimani, pervec ne tri raste:
prostitucion i vonshem (person nje here i martuar), shpirti per shpirt(koka
per koke) dhe ai i cili e le fene (e tij) dhe e le bashkesine e tij '."


(Buhariu dhe Muslimi)

 

HADITHI 15

Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, trasmetohet se i Derguari i All-
llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

" Kush e beson All-llahun she diten e Mbrame, le te flase mire ose te
heshte, dhe kush beson ne All-llahun dhe diten e Mbrame, le ta nderoje
fqiun e tij dhe kush beson ne All-llahun dhe diten e Mbrame, le ta nderoje
musafirin e tij."

( Buhariu dhe Muslimi )

HADITH 16

Nga Ebu Hurejre radijall-llahu anhu, trasmetohet: " Nje njeri i tha te
Derguarit te All--llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:

' Me keshillo.' I Derguari tha:' Mos u zemero!' Ky e perseriti pyetjen disa
here. I Derguari perseri tha: 'Mos u zemero! ' "

( Buhariu )

 

HADITH 17

Nga Ebu Ja'la Sheddadibn Eusi, radijall-llahu anhu, trasmetohet se i
Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

"Vertet All-llahue ka bere obligim miresjelljen ndaj cdo gjeje: Kur te
mbytni ( p.sh. armikun ), mbyteni ne menyren me te mire; kur te therni,
therni ne menyren me te mire; mprehni thikat qe t'ia lehtesoni sakrifices
tuaj. "

( Muslimi )

 

HADITHI 18


Nga Ebu Dharr Xhundub ibn Zhunadeh dhe Abdurrahman Muadh ibn
Xhebeli, radijall-llahu anhuma, trasmetohet se i Derguari i Zotit, sal-lall-
llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

"Kije ndermend All-llahun kudo qe te jesh. Pas te keqes pason e mira, ajo
do ta fshije te keqen. dhe edukoj njerzit me moral te mire. "

( Trasmeton Tirmidhiu, i cili thote: Ky eshte hadith hasen, kurse ne disa
permbledhje te tjera eshte hadith sashih.)

 

HADITH 19

Nga Ebu'l Abbas Abdullah ibn Abbasi, radijall-llahu anhuma, trasmetohet
se ka thene: "Nje dite kam qene pas te derguarit te All-llahut, sal-lall-
llahu alejhi ue sel-lem, dhe me tha:

' O djalosh, do t'i mesoj disa fjale: Kije ndermend All-llahun, All-llahu do
te te ruaje ty. Kije nder mend All-llahun, All-llahun do ta gjesh para teje.
Kur te kerkosh, kerko prej All-llahut. Nese kerkon ndihme, kerko prej
All-llahut. Dije, sikur tere populli te tubohejqe te te ndihmoje ne dic, nuk
do te te ndihmonin, pervec ate cka te ka caktuar All-llahu. E nese do te
tuboheshin qe ne dic te te bejne dem, nuk do te te demtonin, pervec ne ate
cka All-llahu tash me te ka caktuar. Jane ngriturlart pendat dhe jane thare
faqet ( d.m.th. cdo gje eshte caktuar dhe mbaruar )

( Tirmidhiu, i cili thote: hadith hasen sahih )

Ne trasmetimet e tjera, pervec te Tirmidhiut, qendron:

" Kije ndermend All-llahun, do ta gjesh para vetes. Njihe All-llahun ( kur
je ) ne bollek, All-llahu do te njeh ty ne veshtiresi. Dhe dije, ajo qe nuk te
ka goditur, as qe ka mundur te te godase, kurse ajo qe te ka goditur, nuk
ka mundur te mos te godase. Dije se verte ndihma eshte me durim, gezimi
me deshperim, kurse ne cdo veshtiresi ka lehtesi."

 

HADITH 20

Nga Ebu Mes'ud Ukbe Amr el-Ensarij el-Bedrij, radijall-llahu anhu,
trasmetohet se ka thene:


' Vertet, nga fjalet (urtesite) qe bota i ka mbajtur mend nga predikimet e
pejgambereve te meparshem eshte: 'Kur nuk turperohesh, atehere vepro
c'te duash'. "

(Buhariu)

 

HADITH 21

Nga Ebu Amri - e sipas disave Ebu Amrete, Sufjan ibn Abdullahu,
radijall-llahu anhuma, trasmetohet se ka thene:

"Thashe : 'O i Resulull-llah! Me thuaj per Islamin ate per cka nuk do te
kem nevoje te pyes askend pervec teje."

Tha: ' Thuaj, e besoj All-llahun , pastaj vazhdo me ngulm (ne kete)'."

( Muslimi )

 

HADITH 22

Nga Ebu Abdullah Xhabiri ibn Abdullah el-Ensarij, radijall-llahu
anhuma, trasmetohet:

" Nje njeri e pyeti Resulullahin, sal-lall-llahu slejhi ue sel-lem, dhe tha:
'C'mendon nese i fal namazet e obliguara, e argjeroj Ramadanin, u
permbahem te lejaurave kurse braktisi te ndaluarat dhe nuk bej asgje me
shume nga kjo, a do te hyj ne xhennet?' I Derguari, sal-lall-llahu alejhi ue
sel-lem, tha: 'Po'! "

(Muslimi)

 

HADITH 23

Nga Ebu Malik al-Harith ibn Asim el-Esh'arij, radijall-llahu anhu,
trasmetohet se ka thene:

'Pastertia eshte gjysma e besimit. Falenderimi All-llahun ( el-hamdu lil-
lah ) e permbush matesen ( mizanin ). Lavderimi dhe falnderimi All-
llahun ( subhanall-llahi ue-l-elhamdu lil-lahi ) e permbushin hapesiren


ndermjet qiellit dhe tokes. Namazi eshte drite. Sadaka eshte deshmi.
Durimi eshte shkelqim. Kurse Kur' ani eshte deshmi e sigurt per ty apo
kunder teje. Cdokush e fillon diten e tij dhe cdonjeri eshte tregetar i
shpirtit te tij; mund ta cliroje apo ta sjelle ne shkaterrim'. "

(Muslimi)

 

HADITH 24

Nga Ebu Dharr al-Gafariu, radijall-llahu anhu, transmetohet se
Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, i eshte trasmetuar nga
Krijuesi i tij, i Fuqishmi dhe i Madherishmi, i cili ka thene:

" O robet e Mi! Une ia kam ndaluar dhunen Vetes dhe e kam ndaluar
edhe nder ju, prandaj mos i beni dhune njeri-tjetrit.

O robet e Mi! Te gjithe ju jeni te lajthuar, pervec atij qe e perudhi Une,
prandaj kerkoni udhezim nga Une, do t'iu perudhe.

O robet e Mi! Te gjithe ju jeni te uritur, pervec atij qe e ushqej Une,
prandaj kerkoni t'iu ushqej, do t'iu ushqej.

O robet e Mi! Te gjithe ju jeni te zhveshur, pervec atij qe e veshi Une,
prandaj kerkoni veshje nga Une, do t'iu vesh.

O robet e Mi! Vertet ju gaboni naten dhe diten, kurse Une i fal te gjitha
mekatet, prandaj, kerkoninga une falje, do t'iu fal.

O robet e Mi! Ju kurre nuk mund te arrini te ajo, me cka Mua dem do te
Me shkaktonit qe te Me demtonit, as qe ndonjehere do te arrini tek ajo qe
Mua dobi do te me sjelle, qe te Me kontribuonit.

O robet e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerzit nga judhe
xhinet nga ju te ishin te devotshemsikur zemra me e devotshme e njerit
nga ju, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim ne asgje.

O robet e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerezit nga ju
dhe xhinet nga ju te ishin te prishur si zemra me e prishur e njerit nga ju,
kjo nuk do ta mungonte sundimin Tim ne asgje.

O robet e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerzit nga ju dhe
xhinet nga ju te ngriheshi (qendroni) ne nje vend dhe deshirat dhe lutjet
Mua te m'i drejtoni, dhe Une t'i pergjigjesha lutjes se cdonjerit, kjo nuk


do ta mungonte ate qe kam Une as aq sa qe e mungon gjilpera kur ngulet
ne det.

O robet e Mi! Cdo gje varet nga veprat tuaja, te cilat tek Une jane te
ruajturadhe te llogaritura, kurse per te cilatUne juve do t'i shperblej. Kush
gjen mire, le ta falenderoje All-llahun, kurse kush gjen te kunderten, mos
ta fajsoje askend pervec veten. "

(Muslimi)

 

HADITH 25

Nga Ebu Dherri, radijall-llahu anhu, gjithashtu trasmetohet se: " Disa
shoke te Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, i thane
Pejgamberit ( sas ) : ' O resulull-llah, pasaniket na tejkaluan dhe
mblodhen te gjitha shperblimet; falen sikur falemi ne, argjerojne sikur
argjerojme ne dhe ndajne sadake nga pasuria me e vleshme e tyre.'
Resulull-llahi tha:

' A nuk ua ka mundesuar All-llahu xhel-le shanuhu edhe juve qe sadake te
ndani? Vertet ne cdo tesbih ( subhanall-llah ) ka sadake; ne cdo tekbir (
All-llahu ekber ) ka sadake; ne cdo tahmid ( el-hamdu lil-lah ) ka sadake;
ne cdo tahlil ( la ilahe il All-llah ) ka sadake; edhe ne urdherimin e te
mires ka sadake; edhe ne ndalimin e te keqes ka sadake; edhe ne te
kenaqurit e epsheve ( ne hallall ) ka sadake. ' Ata thane:' O i Derguar i
Zotit, a thua edhe kur ndonjeri prej nesh i kenaq epshet e veta edhe per
kete ka shperblim? Resulull-llahi tha: 'C'mendoni, sikur epshin e vet ta
kenaqe ne menyre te ndaluar, a nuk do meritonte mekatin ( denimin )?
Gjithashtu, kur ta kenaqe ne menyre te lejuardo te kete shperblim'. "

(Muslimi)

 

HADITH 26

Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene:

" Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

" Ne çdo nyje te njeriut ka sadake çdo dite ne te cilen lind dielli; te
pajtosh dy vete eshte sadake, te ndihmosh njeriun te hype ne kafshen e tij


qe ta barte ose ta ngrite ne te furnizimin ( barren ) e tij eshte sadake. Fjala
e mire eshte sadake. .do hap qe shpie kah namazi eshte sadake. Te
shmangesh nga rruga pengesen eshte sadake'. "

(Buhariu dhe Muslimi)

 

HADITH 27

Nga en-Nevvas ibn Sem'an, radijall-llahu anhu, trasmetohet se Pejgambri,
sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

" Miresia eshte morali ( karakteri ) i mire, kurse e keqe ( mekat ) eshte
çka mbillet ( perforcohet ) ne veten tende, kurse nuk deshiron qe kete ta
dine njerezit. "

(Muslimi)

Kurse nga Vabisete ibn Ma'bedi, radijall-llahu anhu, trasmetohet se ka
thene: " Me ke urdheruar te pyesish se ç'eshte miresia?'

Thashe: 'Po!' ( Resulull-llahu ) tha: "Pyete zemren tende! Miresia eshte
ajo me ç'ka te eshte i kenaqur shpirti dhe me ç'kate eshte e kenaqur
zemra. Ndera mekat eshte ajo qe mbillet te njeriu dhe hamendet ne
kraharor, qofte keta njerez edhe ndryshe te thone dhe pergjigjen'. "

(Hadithi hasen, e kemi trasmetuar nga musnedet e dy imameve: Ahmed
ibn Hanbelit dhe Darimiut, me vargun e trasmetuesve te besuar bi isnad
hasenin. )

 

HADITH 28

Nga Ebu Nexhih el-Irbad ibn Sarijeh, radijall-llahu anhu, trasmetohet ka
thene:

"Na ka keshilluar Resulull-llahi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, me nje
vaz ( kshille ) nga i cili zemrat na jane ndriturdhe syte na jane perlotur
dhe i thame: ' O Resulull-llah, sikur ky eshte vazi yne i lamtumires,
prandaj na porosite.' Tha:

'U porosis juve devotshmerinendaj All-llahut te Madheruar,
degjueshmerine dhe nenshtrueshmerine ndaj sunduesit edhe sikur ai te


ishte rob. Vertet, kush jeton nga ju do te shikoje shume kunderthenie. Ju e
keni obligim sunnetin tim dhe sunnetin e halifeve te perudhur drejte. Mire
mbanu per keto dhe ruajuni nga risite (bid'atet) ne Fe, sepse çdo bid'at
eshte lajthitje."

(Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thote: ky eshte hadith hasen sahih.)

 

HADITH 29

Nga Muadh ibn Xhebeli, radijall-llahu anhu, trasmetohet ka thene:

' " O Resulull-llah, me trego nje pune qe do te me shpie ne xhennet, kurse
do te me largoje nga zjarri. ' Ai tha: 'Ke pyetur per nje çeshtje te madhe,
kurse ajo eshte e lehte per ate kujt All-llahu ia lehteson: Adhuroje All-
llahun dhe mos i shoqero asgje, kryeje namazin, ndaje zekatin, argjeroje
ramadanin, vizitoje Ka'ben. ' Pastaj tha: ' A deshiron te te udhezoj per ne
dyert e dobise: argjerimi eshte mburoje, sadaka i anulon mekatet sikur qe
uji e fik zjarrin dhe namazi i njeriut ne thellesi te nates. ' Pastaj lexoi: 'Ata
ngrihen nga shtreterit' dhe lexoi derisa nuk arriti deri te fjala 'ja'emune' (
es-sexhde, 16-17 ), pastaj tha: 'A deshiron te ta tregoj kreun e çeshtjes,
shtyllen e saj dhe kulminacionin e saj?' U pergjigja: 'Gjithqysh o
Resulull-llah!' Ne kete ai tha: 'Kreu i çeshtjes eshte Islami, shtylla e tij
eshte namazi, kurse kulminacioni i tij eshte xhihadi.' Pastaj tha: 'A
deshiron te te tregoj mbi thelbin e gjjithe kesaj?' Thashe: 'Gjithqysh o
Resulull-llah!', kurse ai tha: 'Ruaje kete' I thashe: 'O Pejgamber i Zotit, a
thua edhe per kete pergjegjes do te jemi?' Ai tha: 'Te paste nena ( Zoti te
dhente jete ) o Muadh! A thua diç tjeter i hedh njerzit ne zjarr perveç
gjuheve ( thenieve ) te tyre te keqia'. "

(Tirmidhiu, i cili thote se ky hadith eshte hasen sahih)

 

HADITH 30

Nga Ebu Tha'leb el-Hushejni Xhurthum ibn Nashiri, radijall-llahu anhu,
trasmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem,ka thene:

" Me te vertete All-llahu i Madheruar i ka bere obligim fardet, dhe mos i
lini pas dore. E ka vendosur kufirin dhe mos e kaloni, i ka ndaluar disa
gjera dhe mos i theni. Kurse i ka heshtur disa gjera nga meshira ndaj
nesh, e jo nga harresa dhe mos diskutoni per to."


(Hadithi hasen, Darekutni e te tjere)

HADITH 31

Nga Ebu Abbas Sehl ibn Sa'd Es-Sa'idij, radijall-llahu anhu, trasmetohet
ka thene:

"Erdhi nje njeri te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, dhe tha: 'O
Resulull-llah, me perudh ne ate pune, qe nese e punoj do te me doje All-
llahudhe do te me duan njerzit.' Ai tha: 'Mos e lakmo (ben zihad) kete
bote, do te te doje All-llahu, kurse mos lakmo ne ate qe eshte te njerezit-
do te te duan njerzit'."

(Ibn Maxheh dhe te tjeret me senede te besueshme)

 

HADITH 32

Nga Ebu Seidi Sa'd ibn Malikibn Sina el-Hudarij, radijall-llahu anhu,
trasmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

"Nuk ka dem as te demtuar (reciprok)." ("Askujt nuk guxohet t'i behet
dem, as demi i shkaktuar te kthehet ne te kthehet ne te njejten menyre").

( Hadith hasen, trasmetojne Ibn Maxheh dhe Derekutnij dhe musnedet
tjera: kete hadith e trasmeton edhe Maliku ne El-Muwata si hadith mursel
nga Amr ibn Jahja dhe babai i tij, i cili e ka trasmetuar nga Pejgamberi
s.a.v.s., duke leshuar Ebu seidin, kurse ky pa pasur zinxhir te
trasmetuesve i cili eshte me i fuqishem se te tjeret.)

 

HADITH 33

Nga Ibnu Abasi, radijall-llahu anhu, trasmetohet se Resulull-llahu, sal-
lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

"Sikur njerezve t'iu jepej ajo qe e kerkojne, do te kishte asosh, te ciletdo
te kerkonin pasurine dhe jeten e te tjereve. Mirepo, ai i cili pohon, ai
eshte I obliguar te shtroje deshmi, kurse ai qe mohon besimin." ( Hadithi
hasen; trasmetojne Bejhekiu dhe disa te tjere ne permbledhjet e tyre. )

 


HADITH 34

Nga Ebu Said el-Hudriu, radijall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene: " E
kam degjuar te Derguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem,
duke thene:

'Kush nga ju sheh nje te keqe-le ta ndryshoje me dore, e nese nuk mundet
kete ta beje-atehere me gjuhen e tij, e nese nuk mundet kete ta beje-
atehere me zemren e tij, porse ky eshte imani me I dobet.'"

( Muslimi )

 

HADITHI 35

Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, trasmetohet ka thene:

"Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

'Mos ia kini xhelozine njri-tjetrit, mos e mashtroni njeri-tjetrin, mos u
urreni, mos ia ktheni njeri-tjetrit shpinen, mos garoni njeri me tjetrin ne
shitblerje dhe behuni robet e Zotit, vellezer. Muslimani eshte vellai I
muslimanit, nuk I ben dhune atij, nuk e le ( ne balte ), nuk e genjen, nuk e
nençmon'. 'Takvalleku eshte ketu', dhe tregoi ne kraharorin e tij tri here.
'Per nje njeri eshte e keqe e mjaftueshme qe ta nençmoje vellain
musliman. .do musliman kundruall çdo muslimani e ka haram: gjakun e
tij, pasurine e tij Dhe nderin e tij'."

( Muslimi )

 

HADITH 36

Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, trasmetohet ka thene se Pejgamberi,
sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

" Kush ia largon besimtarit nje brenge nga brengat e kesaj bote, All-llahu
nga ai do ta largoje nje brenge nga brengat e dites se Gjykimit. Kush ia
lehteson atij I cili eshte ne veshtiresi. All-llahu atij do t'ia lehtesoje ne
kete dhe ne boten tjeter. Kush ia mbulon ( nje te mete ) muslimanit, All-
llahu atij do t'ia mbuloje ne kete dhe ne bote tjeter. All-llahu do t'i
ndihmoje robit, derisa ai t'I ndihmoje vellait te vet. Kush ndjek rrugen qe
ne te te kerkoje dituri, All-llahu do t'ia lehtesoje atij rrugen deri ne


xhennet. Asnjehere nuk do te tuboheni ne nje shtepi te Zotit nje grup
njerzish qe te lexojne Kur'andhe qe ta studiojne ate e qe mbi ta te mos
zbrese qetesia dhe t'I mbuloje meshira, t'I rrethojne engjijt, dhe qe All-
llahu mos t'I permendinder te zgjedhurit e Tij. Kend e hedhin prapa
veprat e tij, nuk mund ta gradoje prejardhja e tij."

( Me keto fjale e trsmetoi Muslimi )

 

HADITH 37

Nga Ibnu Abbasi, radijall-llahu anhuma, trasmetohet se Resulull-llahu,
sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, I eshte trasmetuar nga Krijuesi I tij I
Madheruar, I cili ka thene:

" Me te vertete All-llahu I ka shkruar veprat e mira dhe veprat e keqia.
Pastaj kete e ka sqaruar: 'Kush deshiron ta beje nje veper te mire, por nuk
e vepron, All-llahu tek ai do ta shkruaje si veper te mire te plote. Por,
kush deshiron ta beje nje veper te mire dhe kete e ben, All-llahu do t'ia
shkruaje dhjete vepra te mira, deri ne shtateqind shperblime dhe me
shume. Kush deshiron te veproje nje veper te keqe, dhe nuk e vepron,
All-llahu tek ai do ta shkruaje si veper te mire te plote, por nese deshiron
dhe e ben, All-llahu do t'ia shkruaje si nje veper te keqe'."

( Me keto shkronja ne sahihet e tyre e trasmetojne Buhariu dhe Muslimi )

 

HADITH 38

Nga Ebu Hurejra, radijall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene:

"Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

'Me te vertete All-llahu I madheruar ka thene: 'Kush do te tregoje
armiqesi ndaj mikut ( veliut ) Tim, Une do t'I shpall lufte. Me asgje robi
Im nuk mund te Me afrohet, pos me ate me çka Une e kam obliguar dhe
vazhdimisht robi Im Mua me afrohet me vepra fakultative ( nafile ) deri
sa nuk e simpatizoj ( dua ). E kur e dua, dashuria e tij ndaj Meje
mbizotron, dhe te degjuarit e tij me te cilin degjon eshte vetem per Mua;
te pamurit e tij me te cilin sheh eshte vetem per Mua; dora e tij me te
cilen kap, ponon vetem per Mua; kemba e tij me te cilen ec, ec vetem per


Mua. I ketilli nese me kerkon diç, do t'ia jap, e nese kerkon mbrojtje nga
Une, do ta mbroj ate'."

( Buhariu )

 

HADITH 39

Ngaibnu Abbasi, radijall-llahu anhuma, trasmetohet se Resulull-llahu,
sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

"Me te vertete All-llahu ummetit tim I fale ato qe behen duke gabuar pa
qellim, ato qe behen nga harresa dhe ato qe behen nen presion ( nga te
detyruarit )."

( Hadithi hasen, e trasmetojne Ibnu Maxheh, Bejhekiu dhe te tjeret. )

 

HADITH 40

Nga Ibnu Umeri, radijall-llahu anhuma, trasmetohet se ka thene:

"Resulull-llahi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, me kapi prej krahu dhe me
tha:

'Jeto ne kete bote si I huaj ose si udhetar'."

Kurse Ibnu Umeri, radijall-llahu anhuma, thoshte:

"Kur te ngrysesh, mos e prit mengjesin, por kur te zgjohesh, mos e prit
mbremjen. Gjate kohes se shendetit pergatitu per smundje dhe gjate jetes
pergatitu per vdekjen tende!"

( Buhariu )

 

HADITH 41

Nga Ebu Muhammed Abdullah ibn Amr el-Asi, radijall-llahu anhuma,
trasmetohet se ka thene:

"Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:


'Askush nga ju nuk do te jete besimtari vertete, derisa epshet e tij nuk e
ndjakin ate çka e ka sjelle une'."

( Hadithi hasen sahih, e kemi trasmetuar nga libri "El-Huxhxheh" me
sened korrekt.)

 

HADITH 42

NgaEnesi, radijall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene:

"E kam degjuar Resulull-llahun, sal-lall-lllahu alejhi ue sel-lem, duke
thene:

'All-llahu I madheruar ka thene:'O bir I Ademit, derisa te thirresh
(mbeshtetesh) ne Mua dhe te kerkosh ndihme nga Une, do te te falçke
vepruar. O bir I Ademit, qofshin mekatet e tua deri te vrenesira ne qiell
dhe nese kerkon falje nga Une, do te fal ty. O bir I Ademit, nese tek Une
vjen me mekate te medha gati sikur toka, pastaj me drejtohesh, duke mos
me pershkruar asgje, do ta fal po aq te madhe'."

( Tirmidhiu, I cili thote se ky eshte hadith hasen sahih.)