Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Te embel apo te tharte

Shitësi i portokallieve, u ul në buzë të rrugës me arkat plot portokalle, me shpresë se do i shesë sa më shpejt. Pranë tij kaloi një plakë e cila e pyeti nëse portokallet ishin të ëmbla apo të thartë. Shitësi me vete mendoi:”Kjo grua kërkon portokalle të ëmbël, pasi nuk i ha dot të thartët” dhe aty për aty iu përgjigj:”Këto portokalle janë të ëmbël zonjë. Sa kile dëshironi?”
E moshuara iu përgjigj:”Jo, faleminderit. Nuk dua asnjë kokër. Doja të blej ca portokalle të thartë, pasi i dua për nusen e djalit e cila është shtatzanë dhe i pëlqen frutat e thartë.”
Shitësi sapo kishte humbur një klient. Megjithatë, nuk u demoralizua, thjesht i duhej që herën tjetër të bëjë më shumë kujdes me klientët.
Dy ditë më pas, klienti ishte një grua shtatzënë, e cila e pyeti:”Mos janë të tharët këto portokallet zotëri?”
Shitësi u sigurua që kjo zonjë ishte nusja e djalit të plakës së mëparshme dhe iu përgjigj gati me një frymë:”Po, zonjë. Sa kile dëshironi?”
Gruaja i tha:”Jo faleminderit. Në fakt, i doja për vjehrën time, e cila pëlqen portokallet e ëmbla. Ajo u kishte pyetur para dy ditësh dhe ju i kishit thënë se keni portokalle të ëmbla, prandaj erdha menjëherë tek ju.”
Atëherë, tregtarit iu mbush mendja që me hile e mashtrime nuk i dilet kësaj pune.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free