Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Guvernatori zahid

Kalifi Umer ibnul Hattab, Zoti qoftë i kënaqur me të, pati kërkuar emrat e të varfërve të qytetit Homs në Siri, me qëllim që tu japë përkrahje sociale nga Shtëpia e Thesarit. Kur ia sollën emrat e fukarenjve, kalifi Umer mbeti gojëhapur pasi mes tyre ishte dhe emri i guvernatorit të Homsit, Seid ibnu Amir.

Si ishte e mundur që emri i guvernatorit të ishte me emrat e fukarenjve? Mos kishte ndodhur ndonjë gabim?

Hazreti Umeri e pyeti delegacionin që kishin sjellë listën e emrave përse emri i guvernatorit figuronte në atë listë dhe ata i thanë:”Sepse ai ua shpërndan rrogën e tij fukarenjve dhe nevojtarëve të qytetit, duke thënë:”Çfarë të bëj tjetër, ndërkohë që për këta njerëz jam përgjegjës para Zotit?!”

Umeri i pyeti:”A keni ndonjë pakënaqësi rreth tij?”

Ata u përgjigjën:”Po, kemi tre gjëra me të  cilat nuk jemi të kënaqur me të:

E para, nuk del nga shtëpia dhe nuk takohet me ne veçse afër drekës.

E dyta, një ditë në javë mbyllet në shtëpi

E treta, natën nuk e shohim fare.

 

Umeri e thirri Seid ibnu Amir dhe e pyeti për këto tre ankesa të njerëzve të tij. Ai iu përgjigj:”Po o Prijës i Besimtarëve. Ashtu është. Fakti që nuk dal ti takoj veçse afër drekës, është për shkak se vetëm atëherë i përfundoj punët e shtëpisë, pasi nuk kam shërbëtor dhe gruaja është e sëmurë.

Fakti që një ditë në javë nuk dal fare nga shtëpia, ndodh pasi nuk kam veçse një palë rroba për të veshur. Këtë ditë, i laj dhe pres derisa të thahen.

Fakti se nuk më  shohin natën, është se meqë gjithë ditën u jam përkushtuar halleve dhe problemeve të njerëzve, natën ia kam kushtuar Zotit tim.”

Umerit i rrodhën lotë dhe urdhëroi që Seid ibnu Amir ti jepeshin të holla për nevojat e tij, por ai, me ti marrë, ua shpërndau fukarenjve dhe hallexhinjve.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free