Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Nje i shurdher,viziton nje te semur

Një njeri i shurdhër dëshiron ta vizitojë komshiun e vet të sëmurë. Por, fillon të mendojë se ç’duhet t’i thotë të sëmurit, ç’përgjigje duhet t’i japë atij nëse e pyet diç dhe duke u bazuar në deduksion dhe analogji racionale, krijon një iluzion të këtillë: “Së pari duhet t’i them si je, e ai përgjigjet ‘faleminderit, mirë jam’. Unë i them ‘bukur, gëzohem që je ashtu’. Pastaj e pyes ‘Ç’ke ngrënë?’Ai më përgjigjet se ka ngrënë çorbë me thjerrëza’, e unë ia kthej: ‘Të bëftë mirë’. Pastaj e pyes ‘A vajte te mjeku?’, e ai më përgjigjet: ‘Më kontrolloi filan mjeku’, kurse unë i them: ‘Shumë mirë, njeri kompetent, për atë punë është mjeku.’


I shurdhi shkon te i sëmuri dhe e pyet: ‘Si je?’ I sëmuri i përgjigjet: ‘Po vdes nga vuajtjet’. Duke u bazuar nga normat e analogjisë, të cilat i ka projektuar prej më parë, thotë: ‘Bukur, gëzohem’. Të sëmurit i nxehet gjaku nga nervozizmi. Pastaj i shurdhi e pyet: ‘Ç’ke ngrënë?’. I sëmuri ia pret: ‘Helm’. I shurdhi i thotë: ‘Të bëftë mirë.’ Pas këtyre fjalëve, hidhërimi i të sëmurit arrin kulminacionin. Pas pak, i shurdhi pyet: ‘Te cili mjek ke vajtur për kurim?’ I sëmuri përgjigjet: ‘Tek Azraili.’ I shurdhi pas kësaj shton: ‘Shumë mirë, Ai është një mjek kompetent për këtë’. Derisa i shurdhi po largohet prej aty me zemrën plotë, gjoja se, ka larë borxhin, dhimbja e të sëmurit arrin pikën kulmore…”

Mesazhi:

Pra, forma dhe qasja në këtë mënyrë, me paramendim dhe pa njohuri paraprake, ndaj disa gjerava që si kupton dot mendja, shkakton disharmoni. Kështu është edhe me njerëzit kur se kuptojnë njëri tjetrin, por secili e shikon tjetrin nga dëshira dhe nevoja personale.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free