Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

I vetmi që provoi.

Një herë, Mbreti vendosi të vinte ne provë oborrtarët e tij, pasi donte të gjente një burrë të denjë që t'i besonte një pozicion shumë të rëndësishëm qeveritar. 
 
Kështu mbreti mbloshi përreth tij burrat më të fortë dhe më të mençur dhe u tha:
 
- Kam për ju një problem shumë të vështirë dhe dua të di se kush nga ju është i aftë ta zgjidhë. Në vijim u tregoi një dryn të madh prej hekuri.
 
- Është dryni më i madh, më i rëndë dhe më i sigurtë në botë. Kush nga ju mund ta hapë? pyeti mbreti oborrtarët e tij.
 
Shumica as që ju afrua drynit. Disa që konsideroheshin të mençur, filluan ta vëzhgonin me kujdes drynin, por shumë shpejt pohuan se nuk mund ta hapnin atë.
 
Vetëm një djalë i ri ju afrua dhe më pas e pa me kujdes filloi ta prekte me dorë në përpjekje për ta hapur, në vijim e shtyu nga vendi i tij dhe u dëgjua një krak. Me një lëvizje e tërhoqi harkun e drynit dhe... mrekullia ndodhi. Dryni u hap! Sekreti kishte qënë i thjeshtë. Dryni nuk ishte i kyçur.
 
Mbreti doli përpara të gjithëve dhe deklaroi:
 
-Do të ta ofroj këtë pozicion qeveritar në oborrin tim, pasi bazohesh jo vetëm tek ato që shikon apo dëgjon por mbështetesh kryesisht tek fuqitë e tua dhe nuk ke frikë ta vësh veten tënde në provë.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free