Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Vrasja e njeriut në Islam.

Islami i cili bazohet në besimin dhe idenë për njëshmërinë e Zotit, urdhëron për paqe dhe drejtësi mbarëbotërore. Vetë etimologjia e fjalës islam e ka kuptimin paqe, rehati dhe siguri, por të gjitha këto mund të realizohen vetëm nëse personi i nënshtrohet të Gjithëfuqishmit.

Të jesh kundër dhunës, vrasjes, tiranisë dhe parapëlqimi i drejtësisë do të thotë t‘i jepet çdokujt e drejta që i takon, ndihmë dhe mbështetje juridike që ai t’i realizojë ato të drejta. Synimi i të gjitha feve dhe mesazheve pejgamberike është të sigurohet paqja, drejtësia midis të gjithë njerëzve. Si rezultat i domosdoshëm i kësaj, shmangen të gjitha dallimet sipërfaqësore dhe jo të rëndësishme racore, gjinore dhe klasore.

Zoti nuk është vetëm Zot i një fisi ose kombi, Ai është Zot i të gjitha botëve. Ai i ka krijuar të gjithë njerëzit. All-llahu xh.sh. në Kur‘an thotë:

“Zotit të botëve.”

Pejgamberi a.s. në lidhje me këtë, thotë:

?????????? ?? ?? ????? ???? ?? ? ????

“Të gjithë njerëzit janë nga Ademi, kurse Ademi është krijuar nga toka.”
Meqë materia antologjike e të gjithë njerëzve është një, atëherë dallimi në gjini, racë, pasuri, në status social ose klasë nuk mund që të jetë mjet ose shkak i epërsisë së dikujt ndaj dikujt tjetër. Fakti që njerëzit kanë identitet të ndryshëm etnik, kulturor dhe social nuk është karakteristikë ndarëse, por bashkuese dhe pasuruese. Parimi universal që ka nxjerrë në dritë Kur‘ani kur i është drejtuar njerëzimit, duke e proklamuar thirrjen e All-llahut xh.sh. drejtuar gjinisë njerëzore nëpër gjithësi me këto fjalë:

“O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.”

Ky ajet kur‘anor karakterizohet me disa gjëra.

E para: Nuk i është drejtuar një populli të veçantë apo vetëm pjesëtarëve të fesë islame, por i është drejtuar mbarë njerëzimit, kështu që në këtë ajet hyn çdokush që i takon llojit njerëzor, pa dallim race, ngjyre, shtrese shoqërore, feje, qofshin ata edhe nga idhujtarët apo prej atyre primitivë. A nuk janë të gjithë njerëz që jetojnë në sipërfaqen e tokës?

E dyta: Ajo që i bashkon që të gjithë është se ata janë të lindur prej një mashkulli dhe një femre, për t’i forcuar marrëdhëniet në mes të gjithë njerëzve, pa dallim. Kjo është e kundërta me atë që shohim sot me rastin e therjes së mitrës së nënës dhe të vrasjeve të njerëzve, duke e mbytur njëri-tjetrin dhe duke e bërë jetën si një xhungël, ku i forti e gëlltit të dobëtin etj.

E treta: Ndarja e njerëzve në popuj e fise, gjini, raca, pasuri, status social ose klasë, një gjë e tillë nuk bën t‘i ndalojë ata që të njihen në mes tyre dhe të gjithë të jetojnë në paqe dhe siguri.

Kjo thirrje erdhi për të themeluar dhe për të rrënjosur parimin e vëllazërimit njerëzor, mu në kohën kur tirania dhe tendencat popullore kishin marrë kahe fisnore. Racizmi kishte marrë përmasa aq të mëdha, saqë bijtë e Hamit u shndërruan në robër dhe në shërbëtorë të bijve të Samit, mu ashtu siç predikonte Dhiata e Vjetër për tregimin e Nuhut a.s. gjëra që nuk ishin gjë veçse rrëfime mitologjike të shpikura prej njerëzve, të cilat përpos tjerash, urdhëronin që njerëzit e racës së zezë të ishin robër, ndërsa ata të racës së bardhë të ishin zotërinj. Realiteti ishte se njerëzit, që të gjithë ishin dhe janë fëmijë të një babai e një nëne, apo siç thoshte pejgamberi a.s.:

Kështu që prejardhja e njerëzve është një edhe pse ndryshojnë nga ngjyra, fisi, klasa etj.

Duke u nisur nga ky parim, i Dërguari i All-llahut xh.sh., Muhamedi a.s. në tubimin më të madh në haxhin e lamtumirës i dha fund ftesës së tij kur tha:

??? ????? ????? ? ?? ?????? ???? ???? ?????? ???? ? ?? ??? ???????? ?? ???????? ? ???????? ?? ?????? ? ?????? ?? ????? ? ????? ?? ????? ? ?????????

“O ju njerëz, ju keni vetëm një sundues dhe një të parë, nuk ka kurrfarë përparësie arabi ndaj joarabit dhe joarabi ndaj arabit, as i kuqi ndaj të ziut, e as i ziu ndaj të kuqit përveç në devotshmëri.”

Në vazhdim i dërguari e la porosinë që të thirret në paqe, që është një nga kushtet e besimit në All-llahun xh.sh. duke tërhequr vërejtjen për krimin e gjakderdhjes që prapë është sulm ndaj All-llahut xh.sh.:

???? ?? ??????? ???? ?????? ????? ??????? ???? ???

“Mos u ktheni pas meje në injorancë (laicizëm, mosbesim) duke sulmuar njëri tjetrin.”

Në vazhdim të atij fjalimi dhe me qëllim që të çrrënjos bindjen e fiseve arabe lidhur me marrjen e gjakut, tha:

??????? ???????? ???????????? ???????????? ??????? ???? ??????? ??????? ?? ??????? ?? ??????? ??

“Gjaku i njeriut……është i shenjtë, sikur që është e shenjtë kjo ditë, ky muaj dhe ky vend.”

Pra, jetën e njeriut e ngriti aq lart saqë e barazoi me ditën e Arafatit, që në islam konsiderohet dita më e shenjtë gjatë tërë vitit.

All-llahu xh.sh. në Kur‘an në lidhje me këtë thotë:

“O besimtarë! Rreshtohuni të gjithë në anën e paqes!” [8]
Nga kjo pikëpamje del se duhet t‘u përmbahemi parimeve, sipas të cilave nuk ka mosmarrëveshje në bazë të besimit hyjnor, ndërsa këto parime janë nderi i njeriut ndaj All-llahut xh.sh., nevoja e të gjithë njerëzve për paqe, pa dhunë, pa vrasjen e njëri-tjetrit, pa armiqësi, përpjekje për të mirën e njeriut në pikëpamje shkencore, shoqërore dhe ekonomike, gjetja e zgjidhjeve që janë në interesin e njerëzve dhe që u siguron shpëtim.

Sa i përket jetës politike, islami obligon paqe midis njerëzve. Nuk pranon as epërsinë racore, klasore dhe as kombëtare, por proklamon barazinë dhe barabarësinë midis njerëzve. Muhamedi a.s. në një rivajet tjetër thotë: “Nuk ka përparësi arabi ndaj joarabit, as i bardhi ndaj të ziut, por sipas masës së frikës ndaj Zotit.”

Sa për ilustrim do të cekim shembullin e shkurtë të arrestimit të zezakëve në Amerikë e Afrikë Jugore, vetëm nga shkaku se janë të zi.

Kur‘ani para 14 shekujve e vuri në rend të ditës zhdukjen e ndarjes ndër njerëz, prandaj edhe i thirri të gjithë me një emër “O ju njerëz”. Kombeve të bashkuara u ra në sy nevoja e zbatimit të parimeve të Kur’anit vetëm në shekullin e XX, respektivisht më 10 dhjetor 1948 kur për herë të par nxorën shpalljen sipas së cilës garantohet liria, e drejta për jetë dhe barazia e të gjithëve.

Buhariu transmeton se Ebu Dherri dhe Bilall Habeshiu (ishin prej të parëve që e kishin pranuar islamin) janë zënë mes veti dhe e kanë ofenduar njëri-tjetrin. Në atë gjendje hidhërimi, Ebu Dherri i thotë Bilallit: “O biri i zezakes!” Kur Bilalli u ankua te Pejgamberi a.s. për këtë ofendim, ai i thotë Ebu Dherrit: “A e turpërove me nënën e tij? Ende ka në ty ndikim të periudhës së xhahilijetit (injorancës)!”

E gjithë kjo është rezultat i faktit se islami e trajton tërë gjininë njerëzore si një familje dhe armiqësia kundër një anëtari të saj, konsiderohet armiqësi kundër tërë gjinisë njerëzore.

Krimi është edhe më serioz kur ka të bëjë me të vrarin që beson në Zotin. All-llahu xh.sh. thotë:

“Kush e mbyt një besimtar me qëllim, dënimi i tij është xhehenemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim të madh.”

All-llahu xh.sh. gjithashtu thotë:

“Mos e mbytni njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi All-llahu.”
Pejgamberi a.s. gjithashtu thotë: “Besimtari vazhdon të jetë brenda sferës së fesë përderisa nuk derdh ndonjë gjak të ndaluar.”

Islami është fe e paqes, urdhëron për paqe dhe qëndron larg çdo fanatizmi, racizmi dhe padrejtësie në emër të nacionalizmit. Thirrja e tij është thirrje universale për tërë llojin njerëzor. Islami i trajton të gjithë njerëzit njësoj, duke u bazuar në parimin se të gjithë janë njerëz dhe se njeriu duhet te respektohet, nuk duhet te derdhet gjaku i tij dhe se ai ka të drejtën e jetesës, pavarësisht se cilës fe, fis, komb apo racë i takon. Për trajtimin e të gjithë njerëzve njësoj, më së miri na mëson Pejgamberi a.s. në një rast kur ai ishte ulur me shokët e tij dhe para tyre kaloi një kufomë e një hebreu, ndërsa Pejgamberi a.s. u ngrit në këmbë dhe derisa kaloi kufoma ai dhe shokët e tij nuk u ulën. Shokët e tij e pyetën për gjestin e tij se cili ishte shkaku që i Dërguari i All-llahut u ngrit për kufomën e hebreut? I dërguari a.s. u përgjigj duke thënë: “Se ai ishte shpirt njeriu”; edhe pse ishte hebre, ai duhet të respektohet si shpirt njeriu.

Islami lufton kundër tiranisë, i mbështet të shtypurit, cilitdo popull, race apo feje që t‘u përkasin ata. Pejgamberi a.s. e kujtonte pjesëmarrjen e tij në një aleancë, në mbështetje të të shtypurve dhe në vënien në vend të të drejtave të tyre, në të cilën ai kishte marrë pjesë në kohën e injorancës, duke thënë: “Unë në periudhën para islamit jam ftuar në një aleancë në mbështetje të të shtypurve dhe në luftë kundër agresionit. Tani, në kohën e islamit, sikur të isha ftuar në një aleancë të tillë, do të isha përgjigjur.”

“Deklarata islame për të drejtat e njeriut” (këto të drejta të cilat i ka vendosur Krijuesi – i Lartësuar qoftë Ai, për të cilën askush nuk ka të drejtë që t‘i ndryshojë ose t‘i cenojë ato të drejta). Ndër ato të drejta të cilat i proklamohen botës është edhe kjo:

Jeta e njeriut është e shenjtë dhe e pacenueshme dhe duhet bërë çdo përpjekje për ta mbrojtur atë. Në veçanti, askush nuk duhet të jetë i ekspozuar ndaj dëmtimit apo vdekjes, përveç se nën autoritetin e Ligjit islam.[
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free