Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

20 bërthama rrushi

Një ditë, ai ishte ulur dhe po hante bërthama rrushi. Një miku i tij, qëndroi dhe i habitur e pyeti:”Çfarë po bën more?! Po ha bërthama rrushi?!”
Po – iu përgjigj. Janë shumë të dobishme për kujtesën dhe rrisin koeficientin e inteligjencës.
- Po, mirë, më jep dhe mua ca. Kam nevojë për pak inteligjencë se në shkollë kam qenë hu gardhi.
- Të jap, por janë me lek, 20 bërthama 200 lekë të reja.
- Ok, ja ku i ke 200 lekë të reja.
Menjëherë filloi të hajë bërthamat e rrushit, hëngri njërën, të dytën dhe tek e treta iu drejtua me zë të lartë mikut të tij:”Ti po tallesh me mua më duket. Me 200 lekë të reja, unë do të kisha blerë dy kg rrush.
Miku i tij iu përgjigj menjëherë:”A e sheh çfarë ndikimi të shpejtë kanë bërthamat e rrushit në koeficientin e inteligjencës? Me tre bërthama fillove të mendosh ndryshe. Imagjino sa i zgjuar do të bëhesh kur të kesh ngrënë njëzet bërthama!!!”
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free