Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Ai tha dhe unë i thashë

Ai tha: "Cila është cilësia më e bukur e gruas?

Unë i thashë: Butësia.

Ai tha: Cila është cilësia më e bukur e burrit?

Unë i thashë: Mirësia

Ai tha: Cila është cilësia më e bukur e fëmiut?

Unë i thashë: Pafajësia

Ai tha: "Cila është gjëja më e bukur në rini?

Unë i thashë: Ëndrrat

Ai tha: Cila është gjëja më e bukur në pleqëri?

Unë i thashë: devotshmëria (frikë-respekti ndaj Zotit)

Ai tha: Cila është gjëja më e bukur e burrërisë?

Unë i thashë: urtësia

Ai tha: "Cili është lloji më i lartë i durimit?

Unë i thashë: kur durimi takohet me kënaqësi

Ai tha: A është bindja lloje llojesh?

Unë i thashë: Po, ka bindje mjaftueshmërie, bindje durimi dhe bindje asketizmi, dhe kjo e fundit është më e larta.

Ai tha: Çfarë do të thotë butësi?

Unë i thash: Kur njeriu pushon në një breg pas udhëtimit të lodhshëm. Kur problemet i pranon në gjoksin e tij pa frikë, pa pritur prej tjetrit ose pa kurrfarë çmimi.

Ai tha: "Cila është më e larta e llojeve të dashurisë?

Unë i thashë: Amësia sepse ajo është dashuri pa kompensim dhe dhurim pa pagesë.

Ai tha: "Cila është shkalla më e lartë e moralit-etikës?

Unë i thashë: Kur njeriu e pastron veten nga mëkatet e vogla. Jo nga frika ndaj dikujt por nga dashuria ndaj virtytit dhe ngase e vlerëson veten e tij dhe dëshiron ta ngrit atë.

Ai tha: "Cila është shkalla më e lartë toleranca apo falja?

Unë i thash: Falja është në shkallën më të lartë. Sepse falja bëhet kur je i fortë, kurse tolerance është kur je i dobët, njeriu mund të toleroj nën presion e dobësisë, por ai nuk fal veçse kur është i kënaqur

Ai tha: "Ç’thua në lidhje me suksesin?

Unë i thashë: Kur njeriu i thanë djersët e tij në puhinë freskuese verore. Gjëja më e bukur e suksesit është ajo që na bën ta ndiejmë vlerën e asaj çfarë bëjmë, ai është pjesa më e gjerë e dyerve të sigurisë dhe mund të jetë gjithashtu pjesa më e gjerë e dyerve të mashtrimit (mendjemadhësisë).

Ai tha: Si mbinë pema e mashtrimit në thellësi të njeriut?

Unë i thashë: Tek njerëzit që i ka bërë rastësia ose një shans (mundësi) kalimthi. Kurse rastësia dhe shansi janë shkallët më të pakta të suksesit

Ai tha: "Cili është dallimi mes këmbënguljes dhe vendosmërisë (azime)?

Unë i thashë: këmbëngulja është mysafir që shkon (i përkohshëm). Kurse vendosmëria është mik që qëndron. Këmbënguljen e mbështet ambicia, kurse vendosmërinë e mbështet vullneti. Ambicia ndryshon në varësi të ditëve, njerëzve dhe rrethanave, ndërkaq vullneti është më i fortë se të gjitha rrethanat.

Ai tha: "Kush jeni ju?

Unë i thashë: Një njeri që ka kaluar tërë jetën e tij në kërkim për të vërtetën e gjërave dhe kam zbuluar se e vërteta e vetme e sigurt është vdekja.

Çdo gjë pas kësaj mbart interpretim (ka gjasa për interpretim).

A nuk të kam thënë se ajo është një marrëveshje e humbur, por ne e luajmë deri në fund, pavarësisht madhësisë së humbjes në të.

Thuaj atij që ka shqetësim se shqetësimi i tij nuk do të zgjasë, si zhduket lumturia ashtu zhduket edhe shqetësimi.