Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

XHENNETI

Vellezer,profeti yne Muhamedi a.s thoshte duke transmetuar nga Zoti,ne hadithin kudsij,se Allahu i plotepushtetshem ka thene:Kam pergatitur per njerezit dhe robet e mi te mire dhe te devotshem,ato gjera qe kurre i kane para syte, ato qe veshi kurre nuk i ka degjuar,dhe qe kurre si ka imagjinuar zemra dhe mendja e njeriut.Vellezer,Xhenneti eshte vendi ne te cilin na nxit Zoti,jo te ecim,por te vrapojme.Xheneti,eshte vendi i te parit tone,Ademit a.s.Ne Xhenet ai hyri me deshiren e Zotit,prej xhenetit doli me drejtesine dhe urtesine e Zotit,e bijte e Ademit do te hyjne Inshallah me meshiren e Zotit.Xheneti ehte premtimi me i madh qe bente Muhamedi a.s.Shume njerezve u ka dhene pasuri,por xhenetin rralle  kujt ia premtonte.Ai kerkoi ndihme prej 26 fiseve arabe,por shumica me e madhe e fiseve i thoshin,po te ndihmuam o Muhamed,cfare na premton.U thoshte u premtoj xhenetin.Ata thoshin duam para,nuk duam xhenetin.Vetem njeri fis e pranoi kushtin e Muhamedit a.s,ishin ensaret e medines.Ata pasi i dhane besen,i thane,cfare na premton o profet i Zotit po te dolem ne krahe ,e po te dolem ty ne krahe,rrezikohet jeta jone dhe e femijeve tane.Ai u tha,ju premtoj xhenetin.Ata i thane,as nuk te hiqemi,as ti mos o terhiq o Muhamed.Ai ua ka premtuar Xhenetin ensareve te medines.Xheneti eshte vendi i te devotshmeve.Eshte vendi i durimtareve,pasi kush troket ne deren e xhenetit,ka trokitur pas nje rruge shume te mundimshme,dhe armen me te forte,e ka patur durimin.Vellezer,bukurine e xhenetit,e di vetem Allahu,krijuesi,projektuesi i Xhenetit.Profeti Muhamed a.s duke buzeqeshur u tha shokeve te vet:A e njihni njeriun e fundit qe ka per te hyre ne xhenet.Nuk e dime o profet i Zotit,nuk e dime se kush eshte ky njeri.Tha,eshte njeriu i fundit qe ka per te dale nga zjarri i xhenemit,do ti thote Zoti,futu dhe ti o robi im,futu dhe ti ne xhenet e merre vendin tend.Ai futet pastaj del perseri e thote:O Zot,nuk paska vend per mua,cdo vend eshte i zene.Do i thote Zoti shko o robi im edhe njehere se ke per te zene vendin tend,perseri i duket sikur nuk ka vend dhe i thote,o Zot nuk ka vend per mua.Atehere do ti thote Zoti robit te tij,te fundit qe ka per te hyre ne xhenet:O robi im,a je i kenaqur po te dhashe pasurine e gjithe dynjase,ai qesh dhe thote,o zoti im,a tallesh me mua ,pse jam i fundit i xhenetit ?E ku mund ta imagjinoj une pasurine e gjithe dynjase.I thote Zoti,nuk tallem me ty robi im,por une jam bujar i bujareve,shko robi im,merr pasurine e gjithe dynjase,biles 2 -fishin e saj.Ky eshte njeriu i fundit qe ka per te hyre ne xhenet.Kur transmetonte kete hadith buzeqeshte profeti a.s.dhe u thoshte shokeve te vet,pse s'me pyesni pse qesh une.I thane pse qesh kur e tregon kete hadith o profet i Zotit.Une qesh tha,sepse edhe Zoti qeshi nga fjala e robit te tij.U cudit robi se Zoti mund te jap kaq,por zoti jep edhe me shume se kaq.Vellezer,nese keni deshire te dini per dyert e xhenetit ,ato jane 8.Por jo si dyert e dynjase.Te kalosh nga cepi i njeres dere,ne cepin tjeter,eshte si te ecesh te pakten 3 dite ne kembe.Profeti i Zotit ka thene se betohem ne Zot,se ka per te ardhur nje dite ne te cilen njerezit kane per tu shtyre me berryla njeri tjetrin,per te hyre ne keto 8 dyer.Nese doni te dini se kush eshte i pari qe i hapen dyert,ai eshte Muhamdi a.s,pas tij eshte ummeti i tij.Kur troket ne dere,engjelli nga brenda i therret,kush je ti qe troket.Jam Muhamedi i biri i Abdullahut,jam profeti i fundit i Zotit.Engjelli ngrihet dhe i thote,miresevjen o profet i fundit i Zotit.Jam urdheruar te mos e hap kete dere,pervecse per ty dhe per ummetin tend.Dhe shpresojme qe Zoti te na fuse ne meshiren e tij dhe nen flamurin e Muhamedit a.s .Nese doni te dini per gradet dhe nivelet e xhenetit ato jane 100.Njera me e bukur se tjetra.Gjeresia e tyre eshte e paimagjinueshme.E grada me e larte e ka emrin Firdews.Eshte me e bukura,eshte me e larta,kulmi i xhenetit.Siper kesaj grade eshte froni i zotit.Prej ketij vendi burojne 4 lumenjte e xhenetit.Dhe muhamedi a.s, i nxiste shoket e tij dhe u thoshte ,kur ti luteni Zotit per xhenet,lutuni per Firdews se eshte grada me e larte e xhenetit.Dhe Zoti ka deshire qe kur robi lutet,te lutet per shume.Nese doni te dini se cilat fjale jne te parat kur kembet e njeriut shkelin ne Xhenet.Kur hyjne ,engjejt i thone miresevini o banore te xhenetit.Ju ketu keni per te pasur 4 gjera:Ju ketu keni per te pasur shendet,dhe kurre nuk do te semureni me.Ju ketu do te keni rini dhe kurre me nuk do te plakeni.ju ketu do te keni vetem kenaqesi dhe kurre me nuk do te merziteni ,ju ketu do te keni jete,dhe me kurre nuk do te vdisni.Imagjino,c'kerkon robi me shume se kaq.Shendet,rini,kenaqesi dhe jete.
Jete e pafund me mrekulli te paimagjinueshme.Keto 4 fjale ia fshijne nga mendja e tij c'do stres dhe lodhje qe ka kaluar ne ate bote.Nese doni te dini se cila eshte pamja e banoreve te xhenetit,ate e pershkruan Muhamedi a.s.Banoret e xhenetit kur te hyjne ne xhenet  do  te kene madhesine e trupit te ademit a.s ,ai ka qene 60 pash mbi siperfaqen e dheut.Do te kene moshen e isait a.s,ai kur eshte ngritur ne qiell ka qene vetem 33 vjec.Do te kene bukurine e njeriut me te bukur ne bote,Jusufit a.s.ata,fytyren do ta kene si hena 14-she  ne mesin e nates pa re.Ne fytyren e tyre thote profeti a.s nuk ka per te pasur qime,nuk kane per te pasur mjekrra.Ne trupin e tyre nuk ka qime,syte e tyre jane te zinj,ata nuk urinojne,nuk kryejne nevoja personale,era e djerseve te tyre eshte si era e miskut me te mire qe mund te kete njohur njeriu  sa ka qene ne kete jete.Nese doni te dini se si eshte ndertuar Xheneti,ate e pershkruan Muhamedi a.s ,thote.Xheneti eshte ndertuar ne kete forme:Nje tulle eshte prej floriri,tjetra eshte prej argjendi,balta e xhenetit eshte misk,guralecet e xhenetit jane xhevahir diamanti.Ndersa dheu i xhenetit eshte shafran i kuq ne ngjyre dhe misk ne arome.Nese doni te dini se si kane per te qene shtepite e banoreve te xhenetit ,banoret e xhenetit do te kene shtepi prej dhomash xhami transparente ,te ndertuar ne menyre perfekte.Njeri perbRi tjetren.Pronari i shtepise e sheh shtepine nga brenda,por e sheh dhe jashte,kur ai vet eshte brenda,por vetem pronari dhe njerezit e shtepise dhe askush tjeter. Ndertesat e tyre jane vila,prej floriri e prej argjendi ne forme mahnitese,por poshte tyre  rrjedhin dhe burojne lumenjte e xhenetit ,robi mrekullohet kur sheh se poshte kembeve te tij rrjedhin lumenjte e xhenetit.Nese doni te dini se cilat jane pemet dhe frutat e xhenetit,ato jane te gjera,jane te medha,ecen kaloresi ne hijen e nje peme, deri ne 70 vite dhe prape se prape nuk e arrin skajin e saj.Frutat e xhenetit jane te ngjashme ne pamje dhe ne emer me frutat e dynjase,por jane ndryshe ne shijet e tyre.Nese doni te dini si mbillen pemet ne xhenet,ato mbillen prej dynjaje.Me ibadet,me permendjen e zotit,c'do dite qe robi e permend zotin,e mbjell nje peme ne xhenet.Por gjithcka qe u tha me siper ,eshte shume pak me nje gje tjeter.E cfare eshte kjo tjetra,qe e mund gjithcka qe u tha me siper.Ajo eshte takimi me Zotin,kur Zoti do te takoj banoret e xhenetit.Con engjejt,ata bejne ftesen.Dhe u thone;O banore te xhenetit,sot keni nje takim,por eshte i rendesishem,qe kurre se keni i magjinuar.Pergatituni se Zoti ju pret ne takim,e ata vishen me rroba te vecanta,parfumosen me parfum,shkojne me kafshe dhe kuaj te vecante,ne nje luginte te madhe,te pafund.Ulen ne tribuna prej drite,u afrohen kodrat me misk,,te cilat i parfumojne moment pas momenti,dhe dikush i therret pas perdes dhe u thote.Robte e mire, c'kerkoni sot prej meje.E kuptojne qe eshte zeri i Zotit dhe thone.O Zot,e cfare mund te duam me shume prej teje,ti na shpetove nga xhehenemi,ti na fute ne xhenet,ti na i fale gjynahet,cfare mund te duam me shume se kaq.Thote Zoti,kerkoni o robte e mi.Thone o zot,ne vetem nje gje duam.Duam qe ti te jesh i kenaqur me ne.Ai u thote,po mos te isha i kenaqur me ju,ju nuk do te ishit sot ketu.Por sot per ju kam dicka tjeter.Ku jeni ju qe me adhuruat mua pa me pare gjate gjithe jetes se dynjase.Sot kam per tju dhene dicka,te shihni bukurine e fytyres sime.Dhe kur hapet perdja,ata shohin bukurine e Zotit.Mahniten,nuk dine te flasin,vecse permendin Zotin,spontanisht,pa mendim fare.Ne keto momente,gjithcka qe kane lene ne shtepi,me femije,me gra,te gjitha i harrojne,mahniten nga bukuria e Zotit.Dhe Zoti u thote,robte e mi,c'do te enjte do te takoheni me mua.E kur kthehen ne shtepite e tyre,jane me te lutmur se asnjehere tjeter.Zotin e lus me meshiren e tij me te madhe ,me emrat e tij te bukur,me cilesite e tij me te larta,ti fal gjynahet tona,te na meshiroje sa jemi gjalle,te na meshiroje kur te vdesim dhe me meshiren e tij te na fuse ne xhenet.E te na beje nga ata njerez qe e adhurojne ne kete bote pa e pare ate,por qe shperblen ne diten e kijametit me xhenetet e tij,me gjene me te bukur,me bukurine e fytyres se Allahut.Vellezer,Muhamedi a.s e ka pare xhenetin,eshte mrekulluar dhe nuk ka ditur ta pershkruaje,per keto arsye i ka nxitur shume shoket e vet,i ka nxitur te gjithe besimtaret,te bejne maksimumin per te hyre ne xhenet.Nje dite u tha shokeve te vet:O njerez,a ka prej jush qe i ka perveshur krahet per te hyre ne xhenet.Vallahi Xheneti eshte nje drite qe shkelqen prej se largu.Eshte nje parfum qe kundermon gjithandej.Eshte nje pallat i mrekullueshem,eshte nje lume qe nuk shteron,eshte nje frut i pjekur dhe gjithmone i shijshem.Eshte nje bashkeshorte qe quhet hyrije,eshte gjelberim dhe kenaqesi qe kurre nuk ka fund.Eshte nej vendbanim i sigurt prane te madhit Zot,edhe kjo pafund dhe pambarim.Kur degjuan keto fjale te shprehura me gjuhen e muhamedit a.s ,shoket u mrekulluan dhe thane:O profet i Zotit,ne te gjithe i kemi perveshur krahet.Por ai u tha,thoni Inshallah.Dhe te gjithe thane inshallah.Dhe ne themi inshallah na ben Zoti prej ketyre njerezve qe shijojne keto kenaqesi.Ngelet per te thene vellezer,se per te hyre ne xhenet,nuk eshte vetem deshire.Xheneti eshte i veshtire,eshte i rrethuar me veshtiresi,kjo eshte urtesia e Zotit.Ai qe hyn ne xhenet,le ta dije se ka hyre me meshiren e Zotit,me ne krye muhamedin a.s .Edhe ai vet nuk hyn me punet e tij,por hyn me meshiren e Zotit.Por ka disa pune,qe robi po i beri,ka bere punet e xhenetlliut.Muhamedi a.s thote:Kush agjeron,ka bere nje pune nga banoret e xhenetit.kush ushqen nje te varfer ,ka lehtesuar rrugen e tij per ne xhenet,kush viziton te semurin,eshte duke ecur per ne rruge te xhenetit deri sa te kthehet ne shtepine e tij.Kush percjell nje xhenaze,po ecen prape ne rruge te xhenetit.Kush kujdeset per jetimet,jo vetem qe eshte ne Xhenet,por eshte shoqeruesi me i afer i imi ne xhenet ,thote profeti muhamed a.s.Kush ka respekt per prinderit e vet sa i ka gjalle por edhe mbasi i vdesin,eshte nga banoret e xhenetit.Nje here Musai i tha Zotit:o Zot,a jam une ne xhenet.Patjeter i tha ZOTI,je ne firdews.O Zot,kam deshire te dij,se kush eshte ai njeri qe do te jete ne nje nivel me mua ne xhenet.Po i tha Zoti,eshte nje kasap ne filan vend,shko e takoje shokun tend ne xhenet.U cudit musai,nje kasap te jete shoku im ne xhenet! shkoi, pyeti dhe e gjeti kasapin.priste mish,shiste,kete pune bente ai.Por here pas here,merrte nje cop ushqim dhe e fuste ne nje arke ,dukej sikur kishte zogj brenda kesaj arke dhe ushqente zogjte.Me vone e pyeti musai ,une jam profeti i Zotit.Tek ty me ka nisur Zoti,cfare ben ti qe do jesh ne te njejtin nivel me mua ne xhenet.Cfare ke ne ate arke.Atje tha,eshte nena ime,eshte e paralizuar,nuk kam njeri tjeter. Kur vij ne mengjes,e marr ne krahe,,e mbaj dhe e ushqej,kete pune bej edhe kur shkoj ne shtepi,kjo eshte puna ime.Nuk bej gje tjeter,vetem se jam edhe i ndershem  ne pune.Tani i tha musai,e kuptova pse ti je nga shoqeruesit e mi ne xhenet.Ne kete forme e fitoi kasapi xhenetin e Zotit.Kush e ka prindin gjalle, e ka deren e xhenetit te hapur,po nuk e shfrytezoi,pishman duhet te behet vetem ai,se s'ia ka fajin askush tjeter.Kush eshte ne rruge te diturise,eshte ne rruge per ne xhenet,derisa te kthehet ne shtepine e vet.Njehere i tha Muhamedi a.s shokeve te vet dhe gjithe botes mbare:Mi garantoni 2 gjera,u dal une garant per te hyre ne xhenet.Cfare te garantojme i thane o profet i Zotit.Me garantoni ate qe e keni ne mes nofullave tuaja,dhe ate qe e keni ne mes kofsheve tuaja.Me garantoni gjuhen,t'ju fus ne xhenet,me garantoni nderin,tju fus ne xhenet.

E lus Zotin te na beje prej atyre njerezve qe kane siguruar gjuhet dhe nderin e tyre dhe te behet garant per ta,muhamedi a.s   AMIN