Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Të zgjohesh me aromën e agimit

Thotë Allahu i madhëruar: “Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit është e dëshmuar”. (Isra; 78) Kurani fisnik nxit të zgjuarit herët në mëngjes, po ashtu dhe Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ku thotë: “Ymetit tim i është dhënë begati në të zgjuarit herët”. Ndërsa në një hadith tjetër i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, thotë: “Dy rekatet e sabahut janë më të vlefshme se dynjaja dhe çka në të”. Për të lehtësuar ngritjen herët, Pejgamberi, alejhi selam, urdhëroi që të mos bëhen vizita pas namazit të darkës (jacisë) duke thënë: “Mos u grumbulloni pas namazit të jacisë, veçse për të kërkuar dije”

( "I Dërguari i Allahut e ndaloi gjumin para jacisë, kurse e ndaloi bisedën pas saj", “perla të urtësisë”, hadithi nr.930, transmeton: Taberani, sh.r.)

Me ngritjen herët në agim njeriu ka dhe shumë dobi nga ana shëndetsore, prej tyre:

1. Në agim, gazi i ozonit (O3) gjendet në përqindjen më të lartë në atmosferë, më pas vjen duke u pakësuar gradualisht derisa humbet plotësisht me lindjen e diellit. Kohët e fundit është zbuluar se gazi i ozonit -një nga izotopet e oksigjenit që gjendet në shtresat e larta të atmosferës për të mbrojtur tokën nga disa rreze të dëmshme- gjatë agimit zbret në shtresat e poshtme që rrethojnë tokën dhe ngrihet përsëri lartë kur lind dielli. Mjekët janë çuditur nga efektet shëruese të këtij gazi. Ai shëron shumë sëmundje psiqike dhe fizike pa dhënë asnjë efekt anësor. Gazi i ozonit ndikon pozitivisht në sistemin nervor, ai gjallëron aktivitetin mendor dhe atë fizik, dukë e çuar në nivelin më të lartë. Është vërtetuar se injektimi i ozonit në trupin e njeriut mund ti japë atij një gjallëri të jashtzakonshme dhe një gëzim të madh. Për këtë arsye kush zgjohet herët në agim dhe thith ajrin e pastër, përjeton një gjëndje të veçantë dhe ndjen një kënaqësi që nuk arrin ta ndiejë në asnjë orë tjetër të ditës apo të natës.

2. Kur dielli sapo ka lindur, rrezet e tij kanë afërsisht ngjyrë të kuqe. Dihet ndikimi i këtyre rrezeve në gjallërimin e aktivitetit fizik dhe atij mendor. Gjithashtu rrezet ultraviolet në këtë kohë janë me përqindjen më të lartë, këto rreze ndihmojnë në prodhimin e vitaminës D, e domosdoshme për zhvillimin e trupit.

3. Zgjimi herët ndërpret gjumin e gjatë. Është zbuluar se njerëzve që zakonisht flenë shumë iu shfaqen sëmundje të zemrës, e veçanërisht bllokimi i enëve të gjakut (ATHEROSCLEROSIS), e kjo rrit mundësinë e shfaqjes së sëmundjes së astmës. Gjumi s’është gjë tjetër veçse pushim total, nëse zgjat shumë ai shkakton ngrirjen e lëndëve dhjamore në arterjet e zemrës. E mbrojtja prej këtyre sëmundjeve është një prej dobive që kanë besimtarët që ngrihen në thellësi të natës për të adhuruar Zotin e tyre e për tu lutur. Thotë Allahu i madhëruar: “Dhe që për hir të Zotit të tyre natën e kalojnë duke i bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë (falen)”. (El Furkan: 64). Gjithashtu thotë i Lartësuari në Suren Muzemil duke lavdëruar adhurimin e natës: “E s'ka dyshim se aktiviteti i natës është fuqizues dhe fjalë më e qartë”. (Muzemil: 6). E aktiviteti i natës s’është gjë tjetër veçse të çuarit pas gjumit.

4. Është vërtetuar shkencërisht se përqindja më e madhe e kortizonit në gjak gjendet në mëngjes ku arrin nga 7 deri ne 22 mikrogram/100 ml plazëm, ndërsa përqindja më e vogël gjendet në darkë, ku arrin në më pak se 7 mikrogram/100 ml plazëm. Dihet se kortizoni është lënda që nxit veprimtaritë e trupit dhe rrit metabolizmin e tij. Ai shton përqindjen e sheqerit në gjak duke i dhënë trupit energjinë e nevojshme për aktivitetin e tij normal. Prej këtu gjejmë se muslimani i kapur pas mësimeve kuranore është i veçantë. Ai zgjohet herët në agim dhe e nis ditën e re me seriozitet dhe gjallëri, kryen punët e tija në orët e para të ditës ku aftësitë e tij mendore, shpirtërore dhe fizike janë në shkallën më të lartë, e kjo çon në shumfishimin e frytdhënies. E gjithë kjo në një botë ku mbizotëron gëzimi dhe çiltërsia.

Të mendojmë sikur këto mësime të kenë zbatim masiv, atëherë shoqëria muslimane do të jetë shoqëri e dalluar dhe unike. E ajo çka e dallon më së shumti këtë shoqëri, është se jeta në të nis herët në agim.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free