Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Drejtesia e Allahut

Një ditë Musai alejhis-selam pa një njeri shumë të varfër. Ngaqë nuk kishte rroba se cfarë të vishte, ishte futur në rërë. Njeriu i varfër sapo e pa Musain alejhis-selam i tha: "Bëj dua për mua, Iutju Allahut që të më jape gjëra të nevojshme për të jetuar në këtë botë, se po mbaroj nga skamja". Me duanë e hazreti Musait, Allahu i dha atij njeriu gjëra për të cilat kishte nevojë. Pas disa ditësh Musai alejhis-selam pa se një turrmë e madhe njerëzish e kishin kapur atë njeri dhe i ishin mbledhur sipër kokës. Kur pyeti për arsyen i thanë: - Ky njeri ka pirë alkool, ka bërë sherr dhe ka vrarë një njeri. Tani po e cojnë për ta dënuar. Musai alejhis-selam u bind edhe njëherë tjetër për drejtësinë e Allahut dhe tha: "N.q.s Allahu do t'i jepte rrisk njerëzve më shumë se sa kanë nevojë, sa të këqija do të bënin në këtë botë" Krijuesi i kësaj bote, Allahu teala i ka dhënë cdo njeriu atë që meriton. Ai që nuk të ka bërë ty të pasur e di se cfarë meriton ti më mirë se ty. Po të ishte krijuar macja me krahë, do t'i kishte zhdukur fare të gjithë zogjtë.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free