Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Reagim i gabuar

Reagimi i gabuar:"Në shkollën e mesme, në vitin e saj të fundit, Ana ishte plot gëzim atë ditë. Ajo do të zgjidhte profilin e saj për të vazhduar më pas studimet akademike. Sigurisht, në mendje kishte atë shkencor. Me të marrë pyetësorin nga dora e mësueses, i hodhi një sy të shpejtë dhe plotësoi katrorin që ishte përbri profilit shkencor.
Mësuesja iu afrua të shohë çfarë ka zgjedhur dhe kur pa profilin shkencor, rrudhi buzët dhe i tha prerazi:”Nuk ke tru për profil shkencor ti!” Ana uli kokën që të mos i shohë sytë e shoqeve të saj gjithë kureshtje. Mandej u ngrit dhe u largua për në shtëpi, për të mos u kthyer më sërish në bankat e shkollës.

Reagimi i duhur:"Mësuesja iu afrua të shohë çfarë ka zgjedhur dhe kur pa profilin shkencor, buzëqeshi, e përkëdheli dhe i tha:”Jam e bindur se do ia dalësh mbanë Ana! Edhe unë këtë pritshmëri kisha për ty! Që tani sikur e shoh ditën e diplomimit tënd, teksa mban në dorë dëshminë dhe listën e notave!” Ana buzëqeshi ngrohtësisht dhe e falënderoi mësuesen për mendimin e saj të mirë. Disa vite më vonë, mësuesja ishte e ftuar në ceremoninë e diplomimit të nxënëses së saj. Ana e përqafoi dhe i tha:”Fjalët e tua atë ditë, më shërbyen si katalizator.”
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free