Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Mos pyet përse Allahu ka caktuar këtë apo atë gjë

 Autor: Muhamed Eman bin Ali el-Xhamii
Burimi: el-Akideh el-Islamijjeh ue Tarikhuha, faqe. 10-11
Kontrolloi: Usame Morina


Ashtu siç nuk lejohet të pyetët në lidhje me esencën e Cilësive të Allahut ??? ? ?? , gjithashtu nuk është e lejuar për të pyetur në lidhje me urtësinë e cila fshihet pas vendimeve dhe caktimeve të Allahut. Nuk është e lejueshme për besimtarin që të pyes se pse Allahu e ka krijuar atë dhe këtë ose pse disave u jepet ndryshe nga të tjerët. Në vend të kësaj, është e detyrueshme që të besojmë se Allahu nuk krijon, nuk furnizon, nuk e ndalon furnizimin, jep jetë dhe shkakton vdekje, edhe pa ndonjë urtësi të veçantë. Kjo nuk varet vetëm nga dëshira, gjë të cilën e thonë esharitë dhe kulabitë. Është konfirmuar nga disa prej Selefëve se ata kanë thënë:

 

“Kaderi është sekret i Allahut. Andaj, ne nuk duhet të përpiqemi që ta zbulojmë atë .”

 

Të futurit në këtë mister hyjnor, të shpie në gabime dhe shkakton shmangie nga e vërteta dhe devijim. Prandaj, bëhu i kujdesshëm sa më shumë në këtë gjë.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free