Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Vlera e sadakase(histori shume e bukur)

(Histori me nje domethenie te madhe)

Nje njeri i pasur prej Egjiptit nje dite prej ditesh semuret si gjithe njerezit e tjere.Edhe se eshte i pasur,edhe se ka pasuri,edhe se ka mbreteri,edhe se i ka gjithe te mirat e kesaj dynjaje,ai serish do te semuret.Dhe ne po e shohim qe njerezit qe kane me teper probleme me aktualitetin ,jane njerezit e pasur.
Dhe kete njeri i cili Allahu e sprovoi,nuk shkoi te mjekohej ne Egjipt,por shkoi te mjekohej ne Angli.Pasi beri vizitat e duhura ,pasi e analizuan trupin e tij,mjeket i thane se ke nje problem ne zemer, dhe mund te behet nje operacion ndaj te cilit ndoshta 50 % jeton dhe 50 % nuk jeton.Atehere ky vendos te vizitoje gjithe te afermit e tij,te lere lamtumiren dhe te gjitha amanetet qe ka ne kete bote,se ndoshta nuk do jetoje.
Niset per ne Egjipt,fillon te shoh te gjithe miqte e tij,ku i kishte dhe ku nuk i kishte.Dhe nje dite prej ditesh,i kujtohet nje shoke i tij i hershem i shkolles se mesme. Dhe thote,meqenese i takova te gjithe miqte e mi,po shkoj ti jap dhe ketij lamtumiren.Dhe duke qendruar ne kafe,po i qante hallin(ky njeri shume i pasur,i cili kishte fame te madhe ne gjithe egjiptin,erdhi ne kete lloj pozite e cila e uli shume poshte moralisht).Dhe duke biseduar me shokun e tij ,u hutua me syte e tij drejt dritares.Shoku i vet e verejti se dicka nuk ishte normale me shokun e tij.Perballe lokalit ishte nje kasap i cili therrte mish,dhe ua shiste njerezve.Mirepo ajo qe e shqetesoi dhe i terhoqi vemendjen ,ishte nje grua e varfer,e cila i mblidhe lekurat dhe mbeturinat qe i hidhte kasapi per ti hedhur ne plehra.Pra,mbeturinat qe ishin per ne plehra,i mbidhte kjo grua.
U ngrit bashke me shokun dhe tha,te shkojme te shohim se si e ka hallin ajo grua.Shkojne aty dhe i thone,Oj Nene(imagjinoni nje njeri i rangut te larte,ngaqe kishte rene shume poshte moralisht,ai arrin qe te interesohet per nje njeri te varfer qe pergjate viteve cdo dite i shihte pa pushim ne Egjipt.)Shkon dhe i thote ,si e ke hallin.Pse mbledh keto lloj kockash dhe keto lloj mbeturinash.Thote Nena:Kam shume femije ne shtepi,burri me ka vdekur,jetimet duan te hane dhe kerkojne mish.Une nuk kam para qe ti ble atyre mish,nuk kam para qe ti ngop ata sic duhet ti ngop.Dhe vij cdo dite ketu dhe mbledh keto mbeturinat, i ziej, ata ndjejne aromen e mishit dhe kenaqen qe do te hane mish,por faktikisht ata nuk hane mish,por vetem kocka dhe yndyre e te ngjashme me te.Ky njeri preket,preket natyrisht sepse ai ne jeten e tij eshte ushqyer me shume bollek,me ushqime shume me te mira ,ndoshta sesa mishi qe vet kasapi po e therrte i ka hedhur vet ne plehra.E shikonte kete grua te varfer ,e cila po mbidhte ushqim, i cili nuk ishte i konsiderueshem.Dhe i thote:Une do te jap per cdo dite 1 kile mish,i drejtohet kasapit :Kjo grua kur te vij ketu cdo dite do i japesh 1 kile mish.Ne 1 vit ne 365 dite,per cdo dite,kjo do vij te marr nga  kile mish.Ajo i thote,eshte shume 1 kile per cdo dite.Te pakten 1 kile per cdo jave eshte e mjaftueshme per mua. Ai e pa serish dhe tha:1 vit kjo grua do vij ketu dhe do marr mish.Ne moment qe kjo grua(kushdo nga njerezit e varfer,dhe njerezit qe kane qene ne hall,kur i sillet dicka e kane ndjere dhe e kane perjetuar situaten kur i sillet dicka)fillon dhe lutet pa pushim:
O Allah,ketij njeriu i cili me erdhi mua ne kete lloj momenti,hapja rruget e jetes.(A kishte nevoje ky njeri qe ti hapeshin rruget e jetes ?) I kishte te zgjidhura.O Zoti im,ketij njeriu qe me ndihmoi sot, shtoja pasurine.
(a kishte nevoje per pasuri ?)O Zot,ketij njeriu i cili sot me ndihmoi ,i cili per nje vit eshte bere sebep qe per 1 vit te kem mish per femijet e mi,ruaje nga te gjitha semundjet dhe belate.Dhe vazhdon kjo grua te lutet pa pushim ,ne keto momente ky filloi te ndihej me mire shpirterisht.Dhe pasi e pagoi kasapin,largohen dhe shoku i thote qe po te shikoj qe e ndryshove fytyren tende,dukesh me mire.Thote:E ndjej veten se kam bere nje veper te mire sot,mbas kaq vitesh qe kam jetuar,sot e bera nje veper te mire.Shkon ne shtepi,e takon vajzen dhe i thote.Baba,je ndryshe,cka ndodhur me ty,je ne forme.
Ai thote,thjesht kam bere nje bamiresi te madhe sot,dhe ndoshta jam i lire shpirterisht,me ne fund kam bere dhe une bamiresi.Ndahet,permallohet me familjen e tij,niset me avion per ne Angli.Ne ate moment kur e fusin doktoret ne sallen e operacionit(ky i pikelluar natyrisht sepse do operohej dhe s’dihej operimi i tij se si do perfundonte)E kontrollojne me te gjitha format dhe i thone se ti nuk je ai qe ke qene para 1 jave, je dikush tjeter.Dhe ky ia kthen se po ky ishte ai qe kishte qene para 1 jave dhe se askush s’mund ta zevendesonte ate.

E dini vellezer dhe motra:
Pas duase qe beri kjo grua,Allahu e urdheroi zemren
qe te punoje me se miri,ashtu sic do Ai.

(Sipas studimeve më të fundit, është zbuluar se të bësh mirë, çfarëdo të mire, është një faktor pozitiv për përmirësimin e gjendjes shpirtërore tek njeriu,
 gjë e cila e mbron atë nga sëmundjet e zemrës. Sipas studimit, një akt i tillë forcon imunitetin e trupit të njeriut. Ti japësh një sasi të hollash një nevojtari, apo ti zgjidhësh një hall, e bën njeriun më të lumtur dhe i shton besueshmërinë tek vetja. Studiuesit thonë se të bësh mirë, ndihmon në minimizimin e tensioneve të përditshme, rrit vetëvlerësimin, lufton depresionin, redukton nervozizmin dhe përmirëson shëndetin e njeriut.:)

I mjekoni te semuret tuaj me sadaka.Muhamedi alejhi selam !
 


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free