Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Përdorimi i Misvakut dhe dobitë e tij

Për të mirat e misvakut kemi artikuj të ndryshëm kurse si është përdorimi i drejtë ka shumë pak të dhëna në gjuhën tonë. Këtu do të mundohemi të japim një sqarim më të qartë mbi përdorimin e drejtë të misvakut inshaAllah. Kurse, nëse ndokush gjen gabime dhe përmirësime janë të gjithë të mirëseardhur me udhëzimet e tyre, duke lutur Allahun azze ve xhel që të ju shpërblejë me të mirat e Tij të pafundme për mundin tuaj.

 

Nga përdorimi i drejtë është edhe arritja e higjienës në gojë me anë të misvakut.

 

Këtu keni disa informacione rreth përdorimit të misvakut.

 

Koha kur mund të përdoret:

 

- Pas ngrënies:

 

Me përdorimin e misvakut ju i lani dhëmbët tuaj pas secilit ushqim; por, pa lënë ndjenjën e djegies së pastës së dhëmbëve pas larjes së dhëmbëve me anë të brushës dhe pastës.

 

- Zvogëloni nervozen:

 

Përtypeni misvakun dhe në atë mënyrë do të largoni nervozen tuaj – njëherit arrini edhe të mira për arritjen e higjienës së gojës!

 

Përtypeni më mirë misvakun se lapsin!

 

- Zë vend në secilin xhep të palltos, të këmishës, të pantallonave dhe në çantë dhe është një përcjellës i shkëlqyer për dhëmbë të shëndetshëm.

 

- Pastrimi i dhëmbëve gjatë vozitjes së veturës

 

- Pastrimi i dhëmbëve në vend të punës

 

- Çdoherë me vete – në çdo kënd të shtëpisë, në restorant, në vendin e punës, në kohën e lirë, gjatë udhëtimeve etj.

 

Çka duhet të kihet parasysh:

 

Ju lutemi të keni kujdes që gjatë përdorimit të misvakut të mos e shtypni shumë në mishin e dhëmbëve. Sikur edhe te brushat normale mund të ndodh që me anë të shtypjes së madhe të vijë deri te ndonjë lëndim i mishit të dhëmbëve. Për pastrim normal mjafton një shtypje e butë e misvakut në dhëmbë. Kurse vetëm për një masazh të mishit të dhëmbëve mjafton një fërkim i lehtë mbi mishin e dhëmbëve.

 

Për fëmijët misvaku është brusha ideale për të mësuar pastrimin e dhëmbëve, në shkollë dhe në aktivitete tjera. Në këtë mënyrë bëhet pastrimi optimal edhe i dhëmbëve të qumështit. Fëmija përtyp në fijet natyrale dhe të shëndetshme të misvakut, të cilat i pastrojnë dhe mineralizojnë dhëmbët.

 

Përdorimi:

 

1. Përgatitja:

 

- Para përdorimit të parë shpëlajeni misvakun me ujë që të zbutet pak. (Misvaku është më së miri të përdoret pasi të jetë futur në ujë trëndafili).

 

- Qëroni lëvoren e misvakut përafërsisht 1-2 cm. në majë.

 

- Nëse misvaku është tepër i thatë atëherë zbuteni majën e misvakut në ujë për një kohë të shkurtë. (Misvaku është më së miri të përdoret pasi të jetë futur në ujë trëndafili).

 

- Përtypeni pak derisa të jetë formuar një lloj brushe në maje ( sikur që shihet lartë )

 

2. Pastrimi:

 

Pastroni gjithmonë prej mishit të dhëmbëve – lartë.

 

Pastroni edhe pjesët tjera dhe brendinë e dhëmbëve.

 

Fijet që thyhen gjatë pastrimit nxirrni jashtë.

 

3. Ruajtja:

 

Ruani misvakun në një vend të pastër dhe të thatë.

 

Edhe pas tharjes misvaku juaj është i butë.

 

4. Rivendosja:

 

Nëse fijet e misvakut janë bërë shumë të buta dhe të çara, ju mundeni thjesht ta preni atë pjesë dhe të filloni prapë nga pika 1. Siç është përshkruar më lartë.

 

Pas 2-3 ditësh të përdorimit është e pëlqyer që ta preni pjesën e përdorur dhe të përdorni pjesën tjetër.

 

Një dru i misvakut prej përafërsisht 15 cm. përdoret gati 4 javë, varësisht si dhe sa herë e përdorni në ditë.

 

Informacione të vlefshme:

 

Misvaku është një produkt tradicional për higjienën e dhëmbëve dhe të gojës për të cilën shumë na ka udhëzuar i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem.

 

Enesi r.a. transmeton se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: "Sa herë që Xhibrili më vizitonte më këshillonte të shërbehem me misvak."

 

Në dy sahihat është shënuar se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: ”Sikur të mos mendoja se kjo do të ishte tepër e rëndë për pasuesit e mi, do të jepja urdhër që t’i pastronin dhëmbët me misvak para çdo namazi.” (Buhariu 2/312; Muslimi 252).

 

I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Pastrimi i dhëmbëve me misvak është praktikë e mirë higjienike e cila pastron gojën dhe e kënaq Zotin”. (Buhariu 4/137)

 

I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, e kishte zakon t’i lante dhëmbët me misvak e edhe kur qëndronte i shtrirë në shtratin e tij të vdekjes. (Buhariu 8/ 106).

 

I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, duke ndier një dhembshuri ndaj ashabëve të vet, ai njëherë kishte thënë: “Ju kam munduar pak lidhur me përdorimin e misvakut”. ( Buhariu 2/ 312 ).

 

Me mijëra vite është përdorur nga njerëzit duke arritur veti shumë pozitive nga të mirat e kësaj brushe natyrale e cila nxirret nga rrënjët e drurit të miswakut që njihet edhe me emrin (Arakbaum, Salvadora Persica).

 

Jo vetëm pastrimi mekanik, por edhe efekti desinfektues dhe desodorues e bënë misvakun një përcjelllës të përditshëm për dhëmbë të shëndoshë.

 

Dobitë e përdorimit:

 

Era e mirë e gojës.

 

Në çdo kohë dhe çdo vend në përdorim.

 

Bën mineralizimin e dhëmbëve.

 

Masazh e mishit të dhëmbëve.

 

Nuk ju nevojitet pastë e dhëmbëve pasi ajo i ka të gjitha vetitë e një paste.

 

Arrihet higjiena natyrale kohë pas kohe.

 

Parandalon formimin e pllakës dentare dhe gurëve, të cilët janë faktorët kryesorë në krijimin e problemeve të mishit të dhëmbëve dhe kariesit (prishjes së dhëmbëve).

 

Ibn Abbasi r.a. ka thënë se pastrimi i dëmbëve me misvak sjell dhjetë dobi:

 

Freskon gojën

 

Pastron trurin

 

Krijon ndjenjën e të qenit i shëndoshë

 

E tret sekrecionin

 

Eliminon murtajën

 

E përgatit lukthin për ushqimin tjetër

 

Përmban në vete sunnetin

 

E gëzon Zotin e Lartësuar

 

Rrit virtytin e individit

 

I gëzon melekët

 

Komentues të tjerë pohojnë se pastrimi i dhëmbëve me misvak:

 

Mpreh kujtesën

 

Adapton shqisat

 

Forcon mishin e dhëmbëve

 

Pastron të parit, pengon prishjen e dhëmbëve

 

Ndihmon tretjen

 

Pastron fytin, i sjell dobi zërit të ngjizur ose të shterur

 

E bën të folurit më shprehës

 

Kthjellon njeriun e përgjumur

 

Rrit aftësinë e të lexuarit

 

Ndihmon individin për të falë Namaz dhe të mësojë Kur’anin

 

Me të e kënaq Allahut e Gjithëfuqishëm dhe melekët

 

E bën njeriun më të virtytshëm

 

Lus Allahun, të Gjithëdijshmin të m’i falë gabimet gjatë shkrimit dhe përkthimit.

 

 

 

Përktheu dhe përshtati nga gjuha gjermane: Suzana Hasani

 

Libri i përdorur për të dhënat e Pajgamberit s.a.v.s.

 

Mjekësia e të Dërguarit Muhammed – Ibn- Kajjim el-Xhevzijeh. Përkthim nga Prim. Dr. Med. Sci. Ali F. Iljazi


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free