Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Kur të largohem

Kur të largohem

Ai që ka një opinion të gabuar për jetën, ka opinion të gabuar edhe për vdekjen.
Pasi e përshëndeti djaloshin, siç e do zakoni, e pyeti:”Sa pjesëtarë jeni në familje?”
Djaloshi iu përgjigj:”Shtatë o xhaxha. Pesë janë brenda në shtëpi, kurse dy të tjerë prehen nën pemën që shikon.”
Ai e pyeti i çuditur:”Po unë nuk shoh askënd nën pemë?”
Djaloshi i tha pa e prishur fare terezinë:”Atje janë, nën dhe.”
Ai i tha:”Atëherë ju qenkeni pesë veta.”
Djaloshi iu përgjigj:”Jo, jemi shtatë.”
Djaloshi, e shihte largimin përfundimtar, vdekjen, si një shtrirje normale të jetës, si një shpërngulje nga një vend në një tjetër, nga një ëndërr në një ëndërr tjetër. Ai ishte i ndërgjegjshëm që numri shtatë, nuk mund të thyhet kaq kollaj. Po, ata ishin shtatë, dy prej tyre, kishin hyrë në portën e një faze tjetër, kurse pesë të tjerët ishin nën hijen e pemës së jetës.
Në çdo moment dhe në çdo sokak ku gjendesh, mund të të shtrëngojë dorën vdekja, duke të lënë në dorë biletën e largimit. Ti buzëqesh dhe e kalon urën, për tu takuar me pjesën tjetër të miqve, atje, tek vendi i drejtësisë absolute dhe fundi i një përvoje kalimtare.
Ti, mund ta trajtosh vdekjen si një mësues, i cili të ka mësuar se jeta është ana tjetër e vdekjes dhe se vdekja është ana tjetër e jetës, se rinia është vdekja e fëmijërisë, se pleqëria është vdekja e rinisë, se vdekja është një urë drejt përjetësisë. Ti, duke kapërcyer nga një fazë në një tjetër, ngjit shkallët pa e ndjerë.
Fëmija pyet:”Ku është gjyshi? Ai nuk po vjen!”
I ati i përgjigjet:”Ai është atje, pranë pemës, atje ku mund ta vizitosh kur të duash.”
Këtu, i ati po i fliste të birit, lidhur me marrëveshjen mes vdekjes dhe jetës, të vdekurit me të gjallët, ai po i fliste për distancën mes tyre.
Sakaq, ti që je akoma gjallë, mund ti forcosh lidhjet me miqtë dhe shokët e tu, me familjen tënde, e ke të mundur të jesh më modest sesa je, ti shtosh jetës mbi tokë diçka të re, ta bësh më të bukur, ta duash atë, të mbjellësh një fidan etj... Që tani e ke të mundur të pajtohesh me vdekjen dhe largimin përfundimtar. Shtrëngoja dorën vdekjes dhe mos e shih si një fantazmë që të përndjek.
Kur të largohem dhe të vdes, do të doja ti kem radhitur prioritetet e mia, në mënyrë të ndryshme.
Kur të largohem dhe të vdes, do të doja ta kem thënë fjalën e fundit.
Selman Auda
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free