Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Plaku dhe ushtari

 - Një ditë rrugës duke ecur plaku u rrëzua në rrugë dhe e humbi vetëdijen. Të pranishmit shumë shpejtë e thirrën ndihmën e shpejtë të cilin e morën dhe e dërguan shpejt në spital. Gjendja e tij ishte nuk ishte aspak e mirë. Brenda kohe disa herë iu rikthente vetëdija dhe secilin herë e përsëriste emrin e djalit të vet, të cilin e kërkonte dhe dëshironte ta sheh. Personali i spitalit filloi shpejt të hulumton rreth emrit të birit të plakut dhe lokacionit të tij dhe më në fund e gjetën. Ai ishte një personal ushtarak i cili punonte në ushtri mirëpo në ato momente ishte i stacionuar në një vend të largët. Personali i spitalit arriti ta sjell një ushtar i cili në moshë ishte i ri dhe me trup të madh dhe në pamje të parë dukej se ishte shumë i mërzitur. Kur hyri në spital i shoqëruar me një nga motrat medicinale u drejtua drejt dhomës së plakut. Motra medicinale iu afrua krevatit të plakut dhe i thonte: O mixhë, o mixhë, të erdhi djali. Këto fjalë ia përsëriti disa herë derisa plaku i hapte me shumë mundime buzët për të folur mirëpo nuk kishte fuqi ta nxjerr asnjë fjalë nga goja e tij. Plaku ndërkohë e shtriu dorën e tij të dobët e të djersitur dhe ia kapi dorën e madhe dhe të fortë të birit. Djali filloi menjëherë t'i flet dhe t'i përsërit fjalë të bukura, të lutet për të dhe t'i rrëfen tregime. Plaku gjatë gjithë kohës e mbante për dore të birin dhe nuk e lëshonte dhe buzëqeshja e kënaqur ia kaploi fytyrën edhe përskaj dhembjeve që i ndjente. - Çdo herë kur motra medicinale kërkonte nga i riu të pushon pak dhe të kthehet në mëngjes përsëri, ai refuzonte. Mbeti ashtu tanë natën pa gjumë i lodhur dhe pa hëngër asgjë. Kur u afrua sabahu plaku e dorëzoi amanetin e tij kurse dora e tij mbeti e kapur për dorën e të birit. I riu kur e vërejti se ndërroi jetë ia kthehu dorën në vendin e vet, e puthi në ballë dhe e luti Allahun që ta mëshiron dhe pas shumë orëve ulje në një vend për herë të parë u ngrit dhe shkoi t'ia jep lajmin motrës medicinale. Ajo pasi që u informua filloi t'i kryen procedurat e duhura siç është traditë në këto raste kurse i riu për një çast doli deri në ballkon që të thithë ajër të pastër.

- Pas disa minutave u kthye tek motra dhe e pyeti: Kush ishte plaku që ndërroi jetë?!!

- Motra e habitur iu përgjigj: Ishte prindi jot!!!!

- I riu ia kthehu: Jo, nuk ishte prindi im. Madje unë as njëherë nuk e kam takuar më herët në jetën time.

- Motra e habitur i thotë: Po ti pse nuk tregove se nuk e njeh kur të dërgova te krevati i tij?!

- Tha: E vërejta se bëtë gabim, por e pashë në sytë e plakut të cilat nuk shihnin gjë se ai kishte nevojë për të birin e vet dhe nuk kishte mundësi ta dallon se a jam unë i biri i tij apo jo. Dhe kështu vendosa të qëndroj me të dhe vazhdova të kujdesem dhe t'i flas deri sa Allahu ia mori shpirtin dhe ai ishte i bindur dhe i kënaqur se të birin e ka afër.

- Pas kësaj ushtari u largua nga spitali dhe u nis për në vendin e vet.

"Bëni mirë nevojtarit dhe ty do të bën ndokush mirë nga nuk e paramendon asnjëherë".