Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Nese femra gezon lirine per te zgjedhur

 Ndodhemi në një monarki në mesjetë…

 Një nga monarkitë europiane, rrethoi një tjetër duke dashur të shtojë territoret e saj dhe t’i japë fund monarkut kundërshtar. Kur monarku e dëgjoi këtë lajm, dërgoi ambasadorët e tij për t’u informuar mbi shkakun e këtij sulmi të befasishëm, si mund të shmangej dhe si të ruhej mbretëria e tij.

Përgjigja që pala sulmuese i dërgoi ishte se sulmi mund të shmangej dhe ai mund t’a gëzonte pushtetin, duke iu përgjigjur pyetjes së mëposhtme:

Çfarë duan grate?

Mbreti kërkoi ndihmën e këshilltarëve, mendimtarëve, filozofëve dhe mblodhi të gjithë gratë dhe vajzat e mbretërisë, për një përgjigje të saktë. Por… pa dobi.

Një nga këshilltarët e mbretit e këshilloi këtë të fundin, të kërkojë ndihmën e një fallxhoreje.

I gjendur ngushtë, mbreti u detyrua të shkojë tek fallxhoreja dhe t’a pyesë mbi hallin që i kishte rënë mbi kokë.

Fallxhoreja i tha:”Unë t’a jap përgjigjen e duhur që të shpëtosh veten dhe mbretërinë tënde, por këtë e bëj kundrejt një shpërblimi.

Mbreti i tha:”Kërko ç‘të duash. Të jap gjysmën e pasurisë, të jap kopështet, fermat dhe gjithçka që do të kërkosh.”

Fallxhoreja, e cila ishte një plakë e moshuar, e shëmtuar dhe gjithë rrudha i tha:”Nuk dua asgjë nga ato që përmende. Nuk dua as gjysmën e pasurisë, as kopështet dhe as fermat e tua. Unë dua të martohem me burrin më të pashëm të pallatit mbretëror. Unë dua të martohem me dukë Alfredin…!”

Mbreti mbeti pa gojë nga kjo kërkesë. Si mund t’a kërkonte diçka të tillë kjo plakë e mjerë?!

Ai e refuzoi kërkesën e fallxhores, pasi diçka e tillë do i tensiononte marrëdhëniet mes tij dhe dukë Alfredos.

U kthye mbreti në pallatin e tij, ku të gjithë e prisnin me padurim. Por ai nuk u tregoi asgjë mbi atë që kishte ndodhur. E çfarë mund t’ju tregonte? Që një fallxhore plakë dëshironte të martohej me dukë Alfredon?!

Të nesërmen në mengjes, duka Alfredo vajti tek mbreti i tij dhe e pyeti:”Përse nuk na e tregove përgjigjen e fallxhores o mbreti ynë?! A nuk e din që cilido qoftë çmimi që na duhet të paguajmë, ne jemi të gatshëm t’a paguajmë, për të mbrojtur jetën tënde dhe të mbretërisë?”

Nëse e lyp puna, unë jam i gatshëm që edhe të martohem me atë fallxhore.

Atëherë, mbreti u detyrua të nisej për të dytën herë tek fallxhoreja në kërkim të përgjigjes. Me të arritur i tha:”Unë jam dakort që të martohesh me njeriun më fisnik të pallatit mbretëror, dukë Alfredon.”

Fallxhoreja i tha:”Edhe unë e kam gati përgjigjen. Ajo që gratë kërkojnë, është që t’ju jepet liria për të zgjedhur…”

Menjëherë mbreti dërgoi sërish ambasadorët e tij tek mbreti kundërshtar dhe i tregoi përgjigjen. Kështu, ushtria sulmuese u tërhoq dhe mbretëria bashkë me mbretin shpëtuan...

Gjatë ditës së dasmës së dukë Alfredos me fallxhoren e moshuar dhe me fytyrë të shëmtuar, duka Alfred mbeti pa fjalë kur e pa nusen. Ajo ishte një grua shumë e bukur dhe e re në moshë. Kur e pyeti mbi sekretin e bukurisë së saj

Ajo i tha:”Meqë pranove të martohesh me mua, mendova të të jap një mundësi të dytë dhe je ti ai që do të vendosësh:

”Ose të mbetem e shëmtuar gjatë ditës dhe e bukur natën, ose e bukur ditën dhe e shëmtuar natën.”

Duka Alfredo filloi të mendohej për këtë zgjedhje të vështirë. Por në fund u përgjigj:

 

 

Përgjigja e fisnik Alfredos ishte:

 

E kam lënë në dorën tënde të zgjedhësh

 

A e dini çfarë zgjodhi fallxhoreja??

 

Fallxhorja tha: “Atëherë, unë zgjedh të mbetem e bukur, si natën ashtu edhe ditën…”

 

Morali i këtij tregimi:

 

Nëse gruaja gëzon lirinë për të zgjedhur, arrin rezultatet më të larta.

 


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free