Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Omeri dhe sherbetori

Hazreti Omeri kishte një sherbetor i cili nuk ishte musliman. Hazreti Omeri e pyeti një ditë sherbetorin e tij: - A je i kënaqur nga unë?- pyeti Hz. Omeri - Patjetër që jam i kënaqur, ti je njeriu më i mirë në botë- ia ktheu sherbetori. - A e pëlqen moralin dhe edukatën time?- pyeti Hz. Omeri - Patjetër që i pëlqej. Nuk më vjen në mend një njeri me moral më të mirë se ti- ia ktheu sherbetori. - Sjelljet e mia, edukata dhe morali im janë të tilla në sajë të fesë Islame. Eja të të mësoj edhe ty fenë time- i tha Hz.Omeri. Hazreti Omeri i tregoi shërbëtorit për fenë Islame dhe më pas e pyeti: - Çfarë mendimi ke?-e pyeti Hz. Omeri.. - Këto që thua janë gjëra të mira- ia ktheu sherbetori - Atëherë eja bëhu musliman edhe ti.- i tha Hz. Omeri Sherbetori uli kokën dhe tha: - Zotëri, në qoftë se nuk do të më detyrosh, unë preferoj të jetoj fenë e të parëve të mi. Hazreti Omeri megjithëse e kishte sherbetor nuk e detyroi atë të pranonte Islamin. Kjo ngjarje tregon qartë se asnjë nuk mund të detyrohet të pranojë fenë.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free