Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

djali, babai dhe respekti i munguar

Një i ri, nuk i duroi dot sjelljet e bezdisshme të babait të tij plak dhe vendosi ta nxjerrë nga shtëpia. Vendi ku mendoi ta çojë, ishte një luginë në mes të shkretëtirës. E mori babanë, e çoi në shkretëtirë dhe e braktisi atje. Kaluan vite dhe kohë dhe ky djalë tashmë ishte i plakur dhe i shtyrë në moshë. Tashmë sjelljet e tij ishin të bezdisshme dhe të padurueshme për djalin e tij, i cili filloi të mendojë si ta heqë qafe të atin. Në fund mendoi se zgjidhja më e mirë ishte, ta braktisë në shkretëtirë. Kështu e mori babanë dhe për fat e dërgoi në të njëjtin vend ku babai kishte lënë gjyshin e tij para kushedi sa vitesh.

Kur e pa vendin, babai i tha:”O biri im! Merre sërish kuvertën me të cilën më solle”!

Djali e pyeti i habitur: ”Përse duhet ta marr”?

I ati i tha: ”Sepse do i duhet djalit tënd, kur të të sjellë edhe ty në këtë vend”!

I befasuar, djali e pyeti: ”Përse e thua këtë o baba”?

I ati iu përgjigj: ”Sepse unë e kam braktisur babanë tim po në këtë vend dhe po me këtë kuvertë”.

Zoti i Madhëruar e ka shoqëruar respektin e prindërve bashkë me adhurimin e tij.
“Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe të silleni mirë me prindërit”. (Isra 23)
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free