Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Mrekullit Matematikore në Kur'an

Përveç mrekullive që cituam deri tani, Kurani përmban edhe një sërë mrekullish matematikore. Një shembull konkret i këtyre mrekullive është numri i përbashkët që del nga përsëritja e disa fjalëve të caktuara. Këto fjalë, të cilat kanë lidhje me njëra-tjetrën, përsëriten me të njëjtin numër në mënyrë të habitshme. Më poshtë janë përmendur këto fjalë si dhe numrat e përsëritur në Kuran:
Shprehja “shtatë qiej” përsëritet shtatë herë në Kuran. Gjithashtu, edheshprehja “krijimi i qiejve” përsëritet shtatë herë në Kuran.

Shtatë qiej 7 herë
Krijimi i qiejve 7 herë

Fjala “ditë”, në numrin njëjës, përsëritet 365 herë. Po kjo fjalë, në numrin shumës, përsëritet 30 herë. Ndërsa fjala “hënë”, përsëritet 12 herë në Kuran. Nuk duhet të harrojmë se lëvizja e hënës është baza e kalendarit hënor, i cili, ashtu si dhe kalendari diellor, ka 12 muaj.

Ditë 365 herë
Ditët 30 herë
Hëna 12 herë


Fjala “tradhëti” dhe fjala “i keq” përsëriten nga 16 herë në Kuran.
Fjalët “bimë” dhe pemë” përsëriten nga 26 herë në Kuran.

I tradhëti 16 herë
I keq 16 herë

Bimë 26 herë
Pemë 26 herë


Fjala “dënim” përsëritet 117 herë në Kuran, ndërsa fjala “falje”, e cila është një nga bazat themelore të Kuranit, përsëritet dy herë më tepër, pra 234 herë.

Dënim 117 herë
Falje 2 x 117 = 234

Fjala“thuaj” është përmendur nga 332 herë. Po aq herë është përmendur edhe fjala “thanë”.

Thuaj 332 herë
Thanë 332 herë

Fjalët “Dunía” (jeta e kësaj bote) dhe “Ahiret” (jeta e botës tjetër) janë përmendur nga 115 herë secila.

Fjalët “shejtan” dhe “ëngjëll” përsëriten nga 88 herë në Kuran.

Fjala “besim” dhe fjala “mosbesim” përsëriten nga 25 herë në Kuran.

Fjala “zekat” përsëritet 32 herë. Edhe fjala “begati” përsëritet 32 herë në Kuran. Zekati është nje “taksë” vjetore, e cila është e barabartë me 2,5 % të pasurisë, dhe jepet nga të pasurit për të varfrit. Në shumë ajete kuranore dhe fjalë të Profetit përmendet se Zekati është pastrim dhe begati për pasurinë e njeriut.

Fjala “të mirët” përsëritet 6 herë, ndërsa fjala “të këqinjtë “ përsëritet dy herë më pak, pra 3 herë.

Fjalët “verë-ngrohtë” dhe “dimër-ftohtë” përsëriten nga 5 herë në Kuran.

Gjithashtu edhe fjalët “verë” (pije alkoolike) dhe “dehje” përsëriten nga 6 herë në Kuran.

Fjala “pasuri” përsëritet 26 herë, ndërsa fjala “varfëri” përsëritet dy herë më pak, pra 13 herë.

Në shumë ajete kuranore janë përmendur edhe fazat e krijimit të njeriut.Për këtë le të marrim për shembull ajetin kuranor të mëposhtëm:
“Ne e kemi krijuar njeriun nga toka. Pataj e bëmë pikë (nutfetun) në një vend të sigurtë (në mitrën e nënës). Pastaj e shndërruam pikën në alek, pastaj alekun e shndërruam në copë mishi (mudga) pastaj këtë copë mishi e shndërruam në eshtra, pastaj eshtrave u veshëm mishin, pastaj e bëmë njeriun krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është Allahu, Krijuesi më i mirë.” (El-Mu’minun: 10-14)

Pra fazat e krijimit janë: tokë, pikë (farë), diçka e varur, copë mishi, eshtra dhe mish. Po të bëjmë një mbledhje të shumës së përgjithshme të përmendjes së këtyre fazave, përftojmë numrin 65. Po kaq herë është përmendur edhe fjala “njeri"
Fjala "muaj" ne Kuran permendet 12 here,aq muaj sa ka viti.
Fjala "dite" ne Kuran permendet 365 here,aq dite sa ka viti.
Fjala "qiell" ne Kuran permendet 7 here,aq sa qiej ka krijuar Allahu (xhsh).

Mes dy deteve ka nje mur qe nuk lejon te perzihen

"Ai (All-llahu) leshoi dy dete te puqen ndermjet vete. Ne mes tyre ka nje mburoje qe nuk i lejon te trazohen"(Err-Rrahman :19-20)

D.m.th, se mes dy deteve ekziston nje pengese qe nuk i lejon ujerat e nje deti te hyjne ne detin tjeter. Kjo pengese nuk eshte e palevizshme, sepse fjala "merexhe" e perdorur ne ajet ka kuptimin e shkuarjes, kthimit dhe te levizshmerise. Shkenca zbuloi se ujerat e deteve nuk perzihen ndermjet vete dhe çdonjeri nga ato ruan veçorite e veta.
Disa dijetare nga Gjermania, me 1962 zbuluan se ne vendin ku bashkohen Deti i Kuq dhe Oqeani Indian nuk perzihen ujerat ne mes dy deteve. Ata verejten se ndermjet tyre ekziston nje vije e qarte ndarese, por ajo nuk ishte e palevizshme, sepse ndonjehere shkonte nga Lindja e ndonjehere nga Perendimi, sipas levizjes se ererave. Gjithashtu , ujerat e kripur nuk bashkohen me ata te embel, siçeshte rasti me lumenjte dhe detet. Pra, kush eshte ai qe ia mesoi Muhammedit a.s, kurse ai u rrit ne shkretetire.