Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Shko ne xhehenem,atje s'ka muslimane

(dialog midis dy pabesimtarëve)

Biseda ka ndodhur në bordin e një aeroplani ndërmjet dy personave jomuslimanë.
Ata vërejtën në bordin e aeroplanit një musliman dhe deshën ta zemëronin atë. Njeri po i thotë tjetrit duke i shkelur syrin:
-Desha t’i kaloj pushimet në Afrikë, por vërejta se shumica e banorëve atje ishin muslimanë. Pastaj m’u dha rasti të punoj në Arabinë Saudite, por refuzova sepse e gjithë popullsia atje ishin muslimanë.
Mendova të shkoj në Pakistan, por edhe aty po vlonte nga muslimanët.- Shoku i vet për ta ngacmuar i tha:
-Atëhere pse nuk po shkon në Evropë?- Ai iu përgjigj:
Edhe aty gjen muslimanë, sepse jane shpërndarë gjithandej, sa merr një rrugicë has në një musliman,- vazhduan kështu dhe me këmbëngulje dëshironin ta zemëronin muslimanin, e ai vetem sillte kokën duke dëgjuar dhe me gjakftohtësi në fund iu tha:
-Pse nuk po mendoni të shkoni në Xhehenem, sepse aty është vendi i vetëm, ku nuk do të gjeni muslimanë.