Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Emri ‘Allah’ provon vërtetësinë e Kuranit

Gjatë hulumtimit në Kuranin Famëlartë përkitazi me atë se sa herë është përmendur emri ‘Allah’, mësuam se ky emër është përdorur plot 2699 herë. Një gjë më ka lënë pa frymë në Kuranin Famëlartë. Në fakt, gjatë këtij hulumtimi përfitova edhe një njohuri të re, atë se emri me më së shumti përdorim në Kuran, është emri ‘Allah.’

Në fillim e mora për rastësi, por nga dija se në Kuran nuk ka diç të tillë, ngase çdo gjë ka një urtësi, atëherë mendova të thellohem paksa në këtë çështje, dhe vërtetë, ‘barra ia vlejti qiranë.’ Gjatë hulumtimit mësova se emri ‘Allahu’ është përmendur 2699 herë, por, pse kjo shifër dhe jo shifër tjetër? Pas një hulumtimi të thellë, përfundova në rezultatin se kjo shifër nuk përfitohet vetëm se me veten e saj ose me njëshin. Pra, është shifër teke dhe njëshe. E, për dije të lexuesve, shifrat e këtilla janë shifra që nuk janë rezultat vetëm se i shumëzimit me njëshin. P.sh. numri 7, nuk mund të fitohet ndryshe vetëm se duke e shumëzuar me 1 (7×1=7). Sikur Allahu i Madhëruar dëshiron të na zbulojë një fshehtësi të Tij nëpërmjet përsëritjes së emrit të Tij, që të dëshmohet Njëshmëria e Tij.

Dhe, këtu nuk është fundi. Në kokë më sillej dhe një ide tjetër. Nëse emri ‘Allah’ është përdorur më së shumti në Kuran, atëherë cili është numri që është përdorur më së shumti, po kështu në Kuran? Dhe, a ka ndonjë lidhje ai numër me Njëshmërinë e Allahut? Pas një numërimi preciz dhe të saktë, arrita tek një e vërteta që me mahniti. Numri që është përdorur më së shumti në Kuran është 1 (njëshi). Është përdorur plot 30 (tridhjetë) herë, derisa numrat tjerë janë përdorur më pak, dhe kjo, rrjedhimisht, shtron një pyetje interesante:

Çfarë nënkupton që emri më i përdorur në Kuran të jetë emri ‘Allah’ dhe numri më i përdorur të jetë 1 (njëshi):

A nuk është dëshmi dhe argument se Allahu është Një dhe se Ai e shpalli këtë Kuran kaq madhështor me mrekulli sikur kjo?!

A ka ndonjë libër njeriu që emri i autorit është përdorur më së shumti?

Sigurisht, nuk mund ta përmbajmë veten e të mos themi: I madhëruar qofsh o Allah që ke përsosur faktet e Librit Tënd ndërsa në çdo fjalë të tij ke vënë argument që dëshmon për Njëshmërinë Tënde dhe vërtetësinë e fjalëve Tua:

O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu, Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besojeni pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: “Tre” (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah; larg qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. ?’ka në qiej dhe ç’ka në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur.“ (en-Nisa, 171)