Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

I biri qe kishte lindur per tu bere mbret

Ata që e rrëzuan mbretin nga posti mbretëror, e morën të birin e tij të vogël, princin e kurorës, dhe e degdisën në një vend të largët. Në mendje, kishin që ta prishin moralisht, me qëllim që të mos i shkojë mendja tek froni dhe pushteti. Vetëm kështu do të mund ta ruanin pushtetin dhe fronin mbretëror për vete, të pa shqetësuar nga princi. Atje, e rrethuan me të gjitha kënaqësitë e mundshme, me gjithçka që do e prishte dhe shthurte, gjithçka të ligë, të ndytë. Ushqimet nga më të shijshmet e rrethonin kudo, prostitutat, banaliteti dhe fjalët e ulëta i dëgjonte çdo orë e çast. Ishin të bindur se kështu do e shndërronin në një skllav dhe rob të epsheve shtazarake. E si të mos ndodhte kështu, përderisa përgjatë 24 orëve nuk shihte gjë tjetër, veçse ligësinë dhe degjenerimin? Për gjashtë muaj rresht, ai nuk e dëgjoi fjalën nder, dinjitet dhe moral.
Por…
Për asnjë çast, djaloshi nuk u përkul përballë presioneve joshëse. Të lodhur nga dështimi, e pyetën:”Si është e mundur që nuk u dorëzove dhe nuk u dhe pas gjithë këtyre joshjeve tunduese?! A nuk do të ishte më mirë ti kishe shijuar dhe të ishe kënaqur me to?”
Djaloshi u përgjigj gjithë vendosmëri:”Nuk mund ti bëj gjëra të tilla, pasi kam lindur për tu bërë mbret.”
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free