Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

informacioni ne ditet e sotme,dhe pasojat e tij

Studimet më të reja tregojnë që jeta moderne bombardon individin mesatar me aq informata në ditë, saqë është e mjaftueshme që të ngulfatet memoria e një kompjuteri.Nëpërmes e-mailit, internetit dhe mediave tjera, njerëzit janë të mbuluar me 100.500 fjalë në ditë, e që është e barabartë me 23 fjalë në sekondë. Shkencëta...rët nga Universiteti San Diego, që kanë bërë hulumtim, mendojnë që bombardimi me kaq shumë informata, mund të ketë efekt stresogjen në tru.Shkencëtarët pohojnë se për shkak të mundimit që të përpunohen të gjitha këto informata, bëhemi të huaj ndaj njerëzve tjerë dhe zhvillojmë ç'rregullim të koncentrimit.Autori i studimit, Roger Bohn, shpjegon: "Një gjë është e qartë - vëmendja jonë dhe koncentrimi janë të shkapërderdhur në intervale më të vogla, e kjo padyshim nuk është e mirë për ndonjë mendim më të thellë."Edward Hallowell, psikiatër nga Nju Jorku, i specializuar për çrregullimet e humbjes së koncentrimit, shton: "Asnjëherë deri më sot njerëzimi nuk ka qenë i bombarduar me kaq shumë informata. Kemi gjeneratën e njerëzve të cilët kohën më të madhe të tyre e kalojnë pranë kompjuterit. Aq shumë janë të punësuar me seleksionimin e informatave të cilat arrijnë nga të gjitha drejtimet saqë kanë humbur aftësinë e të menduarit dhe ndjenjave."Studimi ka zbuluar që sasia e fjalëve gjatë ditës e cila na bombardon nga të gjitha mediat e mundshme, përfshin hapësirë 34 GB, e cila është e mjaftueshme që për një javë të ngulfat memorien e një laptopi.