Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Letër e një Kristiane drejtuar femrave Myslimane(lexojeni patjeter)

LETËR E NJË KRISTIANE DREJTUAR FEMRAVE MUSLIMANE
(Nje leter sa e bukur,aq e vertet, por po aq edhe e trishtueshme)
 
Në mes të sulmit të Israelit mbi Liban dhe Zionistëve “luftë kundër terrorit”, bota Islame është tani në qendër të vëmendjes, në çdo shtëpi amerikane. Unë shoh kasaphanën, vdekjen dhe shkatërrimin që po ndodh në Liban por, gjithashtu shoh edhe diçka tjetër: Të shoh ty. Nuk mund të ndihmoj por, vë re se pothuaj çdo grua që shoh, mbart një fëmijë ose ka fëmijë rreth e rrotull saj. Unë shoh se edhe pse ato janë veshur me modesti, bukuria e tyre ende shkëlqen. Por nuk është vetëm bukuria e jashtme ajo që vë re.
 
Unë gjithashtu vë re se ndjej diçka të çuditëshme brenda meje: Ndiej zili. Ndihem shumë keq për eksperiencat e tmerrëshme dhe krimet e luftës që ka vuajtur populli i Libanit, duke qenë në shënjestër të armikut tonë të përbashkët. Nuk mund të ndihmoj por admiroj forcën tuaj, bukurinë, modestinë dhe mbi të gjitha lumturinë tuaj. Po, është e çuditëshme, por sipas meje, edhe nën bombardimet e vazhdueshme, ju ende dukeni më të lumtura se ne, sepse ju ende jetoni jetën e natyrshme të grave, mënyrën që gratë kanë jetuar gjithmonë, që prej fillimit të kohëve. Kjo ka qenë e njejtë edhe në Perëndim deri në vitet 1960-ta, kur ne u bombarduam nga i njejti armik, vetëm se ne nuk u bombarduam me municion aktual por, me dredhi të stërholluara dhe korrupsion moral.
 
Përmes joshjes
 
Në vend të na bombardonin me avionët luftarakë apo me tanket e prodhimit tonë amerikan, ata na bombarduan ne amerikanëve nga Hollivudi. Ata duan t’ju bombardojnë edhe ju në të njejtën mënyrë, pasi të kenë mbaruar së bombarduari infrastrukturën e vendit tuaj. Unë nuk dua që juve t’ju ndodhë kjo. Ju do të ndiheni të degraduara, ashtu si ne. Ju mund t’a evitoni këtë lloj bombardimi nëse do të keni mirësinë të dëgjoni ato (femra) prej nesh që tashmë kanë pësuar vuajtje serioze nga influenca e tyre e keqe, sepse çdo gjë që ju shihni të vijë nga Hollivudi është një paketë gënjeshtrash, një shtrembërim i realitetit, tym dhe pasqyrë. Ata e paraqesin seksin e shkujdesur si të padëmshëm, për shkak se ata synojnë të shkatërrojnë strukturën morale të shoqërisë, brenda së cilës ata rezatojnë programin e tyre helmues. Unë lutem që ju të mos pini helmin e tyre, sepse nuk ka kundërhelm, pasi ta keni konsumuar atë. (Nëse ndodh që të pini helmin) Ju mund të përmirësoheni pjesërisht, por kurrë nuk do të jeni të njejtët. Është më mirë ta largoni helmin tërësisht se sa të përpiqeni të shëroheni nga dëmi që ai shkakton. Ata përpiqen t’ju joshin me filmat dhe vidiot muzikore gudulisëse, duke na portretizuar, në mënyrë të gabuar, ne gratë amerikane si të lumtura dhe të kënaqura, krenare që vishemi si prostituta, brendi pa familje. Më besoni; shumica jonë nuk janë të lumtura. Miliona prej nesh janë nën mjekim kundër depresionit, urrejmë punën dhe qajmë natën mbi burrat që thanë se na dashurojnë, pastaj, me lakmi, na përdorin dhe largohen tutje.
 
Ata do të duan të shkatërrojnë familjet tuaja dhe t’ju bindin të keni më pak fëmijë. Ata e bëjnë këtë duke e paraqitur martesën si një formë të skllavërisë, amësinë si mallkim dhe qenien modestë dhe të pastër, si modë të vjetër. Ata duan që ju të ulni veten dhe të humbisni besimin. Ata janë si shejtani që e joshi Havanë me mollën. Mos e kafshoni.
 
Vlerat e vetvetes
 
Unë ju shoh ju si një gur i çmuar, si flori i pastër, ose siç thuhet në Bibël (Mateu 13: 45)
 
si “margaritarë të bukur”. Të gjitha gratë janë margaritarë të çmuar, por disa prej nesh kanë qenë mashtruar brenda dyshimit për pastërtinë tonë. Profeti Isa (Jezus) a.s thotë: “Mos u jipni qenve ç’është e shenjtë dhe mos i hidhni margaritarët tuaj para derrave, që të mos i shkelin me këmbë dhe të kthehen kundër jush e t’ju shqyejnë”. (Mateu 7.6)
 
Margaritarët tanë janë të paçmuar, por ata duan të na bindin se këta margaritarë janë të pavlerë. Por më besoni; nuk mund të zëvendësohet mundësia për të vështruar pasqyrën dhe të shohësh se pastërtia, dlirësia dhe respekti ndaj vetes, rrezatojnë mbrapsht tek ti. Modat që vijnë nga Perëndimi, janë dizejnuar në atë mënyrë që t’ju bëjnë të besoni se pasuria më e vlefshme është seksualteti juaj. Por veshjet tuaja të bukura dhe shamia, aktualisht janë më seksi, se çdo modë Perëndimore, sepse ato ju mbulojnë me mister dhe tregojnë respekt dhe besim në vetvete. Seksualiteti i një gruaje duhet të ruhet nga sytë e padenjë, sepse ai duhet të jetë dhurata juaj për njeriun që ju do dhe ju respekton, mjaftueshëm, aq sa të martohet me ju. Burrat tuaj janë akoma luftëtarakë, burrërorë, ata nuk dëshirojnë veçse të mirën tuaj. Burrat tanë as që e duan më dlirësinë. Ata nuk e pranojnë margaritarin e çmuar, në vend të tij ata zgjedhin diamantin e rremë.
 
Bukuria juaj më e çmuar është bukuria juaj e brendëshme, pafajësia juaj dhe çdo gjë që ju bën juve, ato që jeni. Por, kam vënë re se disa femra Myslimane e kalojnë kufirin dhe përpiqen të jenë sa më shumë Perëndimore, madje edhe kur venë shaminë (me flokët që ju duken). Pse imitoni gratë të cilat pothuaj ndjejnë keqardhje ose që së shpejti do të ndjejnë keqardhje për virtytin e tyre të humbur? Nuk ka kompensim për këtë humbje. Ju jeni diamantë të përsosur, mos i lejoni ata t’ju mashtrojnë që të shndërroheni në diamantë të rremë. Çdo gjë që ju shihni në revistat e modës dhe në televizionet Perëndimore është një gënjeshtër. Është kurth i shejtanit. Është floriri i budallait.
 
Zemëra e një gruaje
 
Nëse jeni kurjoze, do t’ju tregoj një sekret të vogël: Seksi paramartesor nuk është aq i mirë (sa thuhet). Ne ia japim trupat tonë burrave me të cilët dashurohemi, duke besuar se kjo është mënyra për t’i bërë ata të na duan dhe të duan të martohen me ne, ashtu siç kemi parë në televizion kur rriteshim. Por pa sigurinë e martesës dhe dije të sigurtë se ai do të qëndrojë me ne, as që është i shijshëm! Kjo është ironia. Kjo është veç një humbje. Ai largohet dhe ju le në lotë. Po ju flas si gruaja gruas, besoj se ju e kuptoni këtë, sepse vetëm një grua mund ta kuptojë se çfarë ka në zemrën e një gruaje tjetër.
 
Vërtetë ne jemi të gjitha të njejta, raca, feja apo kombësia nuk kanë rëndësi. Zemra e një gruaje është e njejtë kudo. Ne dashurojmë. Kjo është ajo që bëjmë më mirë. Ne ushqejmë familjet tona dhe u japim ngushëllim dhe forcë burrave që duam, por ne gratë amerikane jemi mashtruar duke besuar se jemi më të lumturat që kemi karierën, shtëpinë tonë ku mund të jetojmë vetëm dhe, të lira t’ia japim dashurinë tonë atij që kemi zgjedhur. Kjo nuk është liri dhe nuk është dashuri. Vetëm në strehën e sigurtë të martesës mundet që trupi dhe zemra e një gruaje të jenë të sigurtë për të dashuruar. Mos vendosni për asgjë më pak se kjo. Nuk ja vlen. Ju nuk do ta pëlqeni jetën jashtëmartesore dhe më pas, ju do ta doni veten më pak. Pastaj ai njeri do t’ju lerë.
 
Vetëmohim
 
Mëkati nuk paguan kurrë. Ai gjithmonë do t’ju mashtrojë. Ne femrat Perëndimore kemi qenë të indoktrinuara në mendimin se ju femrat Myslimanë jeni të shtypura, por në të vërtetë ne jemi ato që janë të shtypura; skllave të modës që na ka degraduar, të fiksuara pas peshës, duke lypur dashurinë e burrave që nuk duan të rriten kurrë. Thellë në brendësi ne e dimë që jemi të mashtruara. Në fshehtësi ju admirojmë dhe ju kemi zili edhe pse disa prej nesh nuk duan ta pranojnë. Ju lutem mos mendoni se ne i pëlqejmë gjërat kështu si janë. Nuk është faji ynë. Shumica jonë nuk kanë patur baballarë të na mbronin kur ishim të rinj sepse familjet tona kanë qenë të shkatërruara. Ju e dini cili qëndron pas kësaj intrige. Mos u mashtroni motrat e mia. Mos i lini ata t’ju marrin dhe ju. Qëndroni të pafajshme dhe të pastra. Ne gratë e krishtera kemi nevojë të shohim se si duhet të jetë jeta për një grua. Kemi nevojë që ju të jeni shembull për ne, pasi ne jemi të humbura. Qëndroni brenda dlirësisë tuaj. Mos harroni se nukmund ta ktheni pastën e dhëmbëve në tubet, pasi ta keni nxjerrë një herë prej aty. Pra ruajeni “pastën e dhëmbëve” me kujdes!
 
Shpresoj t’a merrni këtë këshillë sipas qëllimit;
në frymën e miqësisë, respektit dhe admirimit.
 
Me dashuri nga motra juaj kristiane, Joanna Francis.
(Shkrimtare dhe gazetare)

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free