Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

NUK MERZITEM SE PRANE E KAM ZOTIN TIM

Nuk dua te me jetoj ne mundime ,
Kur do te ndalojne per mua keto te veshtira perjetime,
Nuk dua me qe kjo zemer te jetoje ne mundime,
Pasi kjo jete eshte e bukur dhe ka plot gezime.
S'dua jo,ta shoh lotin si pikon mbi faqen time,
S'dua ta shoh zemren te plagosur dhe jetime,
Dua nje lule vere t'ia dhuroj jetes time,
Dhe tu them pergjithmone lamtumire o ju deshperime.
Po shkruaj e dora me dridhet nga dhimbja,
Dhe them:"Pse keshtu duhet te jetoje?"
Dua qe te kete dite vezulluese
Dhe jo dite te veshtire me dhimbje derrmuese.
Zemra po rreh dhe lendohet nga disa deshperime,
Jeton e vdekur dhe me plot mundime,
Kjo zemer nuk deshirn te shohe me krize,
Ajo do jeten e lumtur sepse kjo jete nuk ka reprize.
Shkruaj por me shprese se cdo gje do te kaloje,
Me shprese se edhe per mua dielli rreze do te rrezatoje,
Me shprese se Zoti i Madh zemres time o t'i ndihmoje
Dhe ne shkallen e besimtareve do ta lartesoje.
E dua jeten dhe dua te luftoj kunder armikut tim,
Do ta mare ne mbrojtje Zotin dhe do te ndjeke c'do permisim,
Sepse rruga e mire nga deshperimi arrihet me besim,
Me besim te forte i cili do te me sjell pergezim .
Ne kete nate ne driten e henes po lutem,
I ngrej duart kah qielli ,lotoj dhe ne mendime futem,
Mundohem qe zemren All-llahut t'ia dhuroj
T'ia dhuroj Atij te Madhit qe cdo krijese krijoi.
O Zot im i Larte,Ty qe s'te shoh por te besoj qarte,
Te lutem me ndihmo dhe nga kjo rruge me largo,
O Zot ti qe je me i Madhi,zemren time ma udhezo,
Shpirtin tim kah me e mira ma drejto.
Te lus dhe vetem para teje perkulem,
Para madherise Tende une sonte po ulem,
Te lus qe Ti kete shpirt ta pastrosh,
Dhe me lule vere ta furnizosh.
Ti per mua je drita e kesaj nate te erret,
Ti je Sunduesi qe gjithecka sundon,
I Vetmi qe ne llogari nuk gabon
Dhe te miren Ti o i Gjalle e dyfishon.
Prej Teje e pres udhezimin se Ti je udhezues,
Prej Teje e pres faljen se Ti je pastrues,
Prej Teje e e pres driten se Ti je ndricues
Dhe ne cdo kohe ti per mua je shoqerues.

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free