Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Pse eshte Harram Alkooli

Një njeri i cili nuk kuptonte ose nuk dëshironte të kuptonte arsyen përse është haram alkooli shkoi tek një dijetar dhe e pyeti: – A më bën dëm po të ha pak rrush? – Jo nuk të bën dëm. – Po sikur të ha pak bar pas rrushit? – Nuk të ndodh asgjë, mund të hash. – Po sikur të pi edhe pak ujë a më bën dëm? – Jo, nuk të bën dëm.
Burri mbeti shumë i kënaqur nga këto përgjigje dhe tha:- Por, nëqoftëse përzien këto të trija bëhet një verë shumë e mirë… po t’i përziej këto në stomak nuk është haram, përse atëherë bëhet haram t’i përziej para se t’i fus në stomak?

Dijetari buzëqeshi, morri një grusht dhe, dhe e pyeti burrin:

- Po ta hedh këtë dheun a vritesh?
- Jo!
- Po të hedh edhe pak ujë a vritesh?
- Jo!
- Po të të lë të presësh pesë minuta në diell a ndien dhimbje?
- Jo, nuk ndiej.

Atëherë dijetari vazhdoi:

- Po t’i bashkoj dheun, ujin dhe nxehtësinë e diellit dhe më pas të godas në kokë çfarë ndodhë?

Burri kur dëgjoi këto fjalë vuri të dy duart në kokë dhe filloi të bërtiste:

- Ah koka… ah koka!
- Nuk po të gjuan askush me tullë në kokë tani, çfarë ke që bërtet?
- Nuk po më gjuan me tullë, por fjalët që i the më ranë në kokë më të rënda se tulla, u përgjigj burri.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free