Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

ERRËSIRA NË DETËRA DHE VALËT E BRENDSHME

Në detëra dhe oqeane të thella, errësira gjendet në një thellësi prej 200 metra e më thellë. Në këtë thellësi, ka shumë pak dritë, dhe nën thellësinë prej 1,000 metra nuk ka fare dritë. 61 Sot, ne dijmë për formimin e përgjithshëm të detit, karakteristikat e gjallesave që jetojnë në të, kripësinë e tij, si dhe sasinë e ujit që përmban, sipërfaqen dhe thellësinë. Nëndetëset dhe pajisjet speciale, të zhvilluara me teknologji moderne, i kanë mundësuar shkencëtarëve të sigurojnë informacione të tilla. Fotografia poshtë paraqet valët e brendshme në kufirin mes dy shtresave të ujit me dendësi të ndryshme. Shtresa e ulët është më e dendur se ajo e larta. Ky fakt shkencor, I shpallur në Suren Nur 40 të Kur’anit para 14 shekujve, është zbuluar nga shkencëtarët e sotëm vetëm kohët e fundit. Qeniet njerëzore nuk janë në gjendje të zhyten në thellësi prej më shumë se 70 metra pa ndihmën e pajisjeve të veçanta. Ata nuk mund të mbijetojnë pa ndonjë ndihmë në thellësitë e errëta të oqeaneve, të tilla si në një thellësi prej 200 metra. Për këto arsye, shkencëtarët vetëm kohët e fundit kanë qenë në gjendje të zbulojnë informata të detajuara rreth detërave. Megjithatë, që thellësia e detit është e errët është shpallur në Kur’an 1,400 vite më parë. Kjo është sigurisht një prej mrekullive të Kur’anit që një informacion i tillë është dhënë në një kohë kur nuk kishte pajisje për t’i mundësuar njeriut të zhytej në thellësi të oqeaneve. Përveç kësaj, deklarata në Suren Nur 40 “...si errësirat në det të thellë të cilin e mbulojnë valët mbi valë dhe mbi ato retë e dendura, pra, errësira njëra mbi tjetrën sa që nuk mund ta shohë ai as dorën e vet...” tërheq vëmendjen tonë për një tjetër mrekulli të Kur’anit. Vetëm kohët e fundit shkencëtarët kanë zbuluar se ka valë nënsipërfaqësore, të cilat “shfaqen në kufijtë e dendësisë ndërmjet shtresave të dendësive të ndryshme.” Këto valë të brendshme mbulojnë ujërat e thella të detërave dhe oqeaneve sepse ujërat e thella kanë një dendësi më të lartë se uji mbi të. Valët e brendshme veprojnë sikurse valët sipërfaqësore. Ato mund të ndërprehen, sikurse valët sipërfaqësore. Valët e brendshme nuk mund të vërehen nga syri i njeriut, por mund të zbulohen duke studiuar ndryshimin e temperaturës apo kripësisë në një vend të caktuar. 62 Deklaratat në Kur’an korrespondojnë me shpjegimin e mësipërm. Sigurisht, ky fakt, që shkencëtarët kanë zbuluar vetëm kohët e fundit, tregon edhe njëherë se Kur’ani është fjala e Allahut.