Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Nëse do të shfarosësh mushkonjat, thjesht thaj kënetat

Një burrë po sodiste i mrekulluar rrjedhën e një lumi. Në një moment, mendimet dhe frymëzimin e tij e ndërpresin britmat për ndihmë të një personi, të cilin po e shtynte rryma. Personi në fjalë nuk e zgjati por u hodh dhe pas disa peripecive e nxori në breg, ku dhe i bëri frymëmarrje artificiale derisa e solli në vete.
Por pas disa minutash dëgjon britmat e disa të tjerëve dhe pa një pa dy, hidhet dhe fillon ti shpëtojë të shkretët. Sa më shumë jetë shpëtonte aq më shumë ndihej i dërrmuar dhe i sfilitur. Më e keqja ishte se britmat sa vinin e shtoheshin. Në fund, heroi ynë vdiq dhe u mbyt duke shpëtuar jetë njerëzish. Shkaku që gjithë ajo mori njerëzish shtyheshin fort nga rrjedha e lumit, ishte një gropë e madhe që ishte hapur mbi urë. Njerëzit nuk e shihnin dhe binin në lumë. Nëse heroi do të kishte harxhuar pak kohë dhe të mendonte mbi shkakun përse binin njerëzit në lumë, do të kishte shpëtuar veten dhe kushedi sa të tjerë. Prej tij pritej që thjesht të qëndronte pranë gropës dhe ti paralajmëronte kalimtarët, derisa organet kompetente ta rregullonin dëmin.
Prandaj, nëse dëshiron ti shfarosësh mushkonjat, mos u merr fare me to, thjesht thaju kënetën dhe moçalin. Vepro me mençuri dhe jo me fuqi.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free