Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Pasojat e modës në familje dhe shoqëri

Shkruan: Jusuf ZIMERI

Kur kemi folur më herët për rolin e femrës në familje dhe shoqëri, kemi thënë se ajo është faktori bazë në ndërtimin e shoqërisë. Pikërisht ky është edhe motivi që femra të sulmohet nga armiqët Islam me qëllim të mosngritjes dhe mosprosperimit të shoqërisë Islame.

Për ata që kanë lexuar diç nga historia e dinë fare mirë për tentativat luftarake të quajtura Kryqëzata, që ishin organizuar për rënimin e Islamit dhe shoqërisë islame. Pas shumë orvatjeve dështuese ata filluan të braktisin këtë metodë të luftës dhe filluan me invazionin psikik, sepse invazioni psikik është më i sukseshëm dhe më efikas se ai fizik. Këtu, filloi lufta për prishjen e moralit të feamrës islame, pastaj familjes dhe mbarë shoqërisë. Fatkeqësisht sikur në të gjitha skenarët tjerë edhe kësaj here ekzekutorë dhe agjitant të këtij skenari ishin vet muslimanët, sepse e gjithë kjo ndodhi dhe më tutje po ndodhë në emër të emancipimit të femrës.

Dijetari i famshëm Ali Tantavi thotë: Ne po sulmohemi në dy drejtime: nga ai i dyshimeve dhe i epsheve [1]

Metoda e parë është më e rrezikshme dhe më e dëmshme, por është process më i ngadalësuar, kurse e dyta është anomaly, e cila përhapet shumë shpejtë, sepse çdo i ri i përgjigjet shumë lehtë epshit të tij.

Në këtë punim të shkurtë, në vazhdim do të theksojmë vetëm disa nga pasojat e këtij emancipimi të rrejshëm, kësaj mode e cila dalëngadalë dhe në mënyrë të qetë shkatërron moralin e qenies njeri dhe e zhvesh ate nga tiparet më të vlefshme të tij.

Ekspozimi i trupit dhe humbja e turpit.

Turpi, është një karakteristikë e cila ka funksionin e mbrojtjes së qenies njerëzore nga devijimet dhe veprimet të cilat njeriun e degradojnë nën nivelin e tij si krijesë më e nderuar dhe më e respektuar në Univers. Njeriu që e humbë këtë tipar, gradualisht fillon të anoj kah dezintegrimi i tij, dhe kah bota e pavlerë.

Në parimet e përgjithshme Islame gjejmë se Islami i kushtoi kujdes të veçant këtij tipari, andaj edhe Pejgamberi a.s turpin e llogariti si pjesë përbërëse të besimit (Imanit) dhe thonte: “Turpi, është pjesë e Imanit ”Në anën tjetër në një hadith Pejgamberi a.s. ka thënë: Nëse nuk turpërohesh vepro çka të duash”.

Në anën tjetër akaidologët kanë konstatuar se rotori që e ve njeriun në lëvizje të punëve të mira dhe që i jepë fuqi shtytëse dhe inkurajuese është Besimi (Imani) i tij, që nënkuptonë se sa ma i fortë të jetë besimi, aq më i fuqishëm është njeriu në punë të mira, dhe e kunderta është e vërtetë.

Nëse këto dy hadithe të Pejgamberit a.s. i kun­drojmë nga këndi analitik, lehtë mund të konstatohet se tur­pi është pjesë e besimit, dhe humbja e turpin nën­kup­ton humbje të besimit, e nëse njeriu rrezikohet me kë­të zhveshje shpirtërore atëher veprimet e tija janë krej­tësisht të pakontrolluara dhe dëmtuese për qenien e tij.

Në anën tjetër është krejtësisht normale dhe racionale se për të ecur në hap me modën – modernizmin, femra duhet t’i përshtatet ligjeve të saj. Sipas parimeve të modernizmit të jeshë e mbuluar don të thotë të jeshë fanatike dhe e paemancipuar, edhe nëse bartë tituj të ndryshëm shkencor, kurse të jeshë pambulesë, atëherë je e emancipuar dhe moderne edhe nëse nuk din shkrim-leximin.

Eshtë realitet se femra Islame është e indeterminuar, por të këqijat shtohen dita ditës, e shkatërrimet dhe çrregullimet e shokojnë pandërpre. Lakuriqësia dhe myopia ndaj saj gjithnjë merr përmasa më të mëdha, kurse shoqëria është indolente ndaj kësaj.

Argumentet kur’anore dhe të sunetit të Muhamedit a.s. që me kohë na kanë sinjalizuar se e keqja vjen hap pas hapi, andaj edhe çdo indolencë për këtë konsiderohet përgatitje e fushës ku do të shtrihet e keqja. Kur shfletojmë faqet e Kur’anit famëlartë shohim se në suren El Araf, Allahu xh.sh. qartë na tregoi për këtë dukuri.

Dr Vehbi Zuhejli kur flet për komentimin e këtyre ajteve të sures El Araf, thotë: Djalli duke përdorur metoda të ndryshme, bile edhe duke u betuar se është udhëzues i sinqertë dhe ka qëllime të mira në interes të qenies njerzore, arriti të mashtroj Ademin a.s. dhe bashkëshorten e tij Havën, se kinse ndalimi i kësaj peme bëhet për shkak që të mos jeni të pavdekshëm. Tërë këtë e arsyetoi me faktin se ai qëndronë një kohë më të gjatë në Xhenet dhe mir është i njohur me rregullat e tij. Kjo metodë mashtruese që sendet të prezentohen si të mira, është metodë satanike, dhe s’ka dyshim se për këtë njeriu paguajti çmimin e tij.

Dijetari njohur MM Sha’ravi, në veprën e tij, në komentimin e kësaj dukurie thotë: Shpalosja e avretit gjithmonë vetvetiu na përkujton në mëkat. Pra, mëkati është një turp që njeriu gjithmonë mundohet ta mbulojë nga të tjerët. Djalli gjithmonë mundohet që njeriut të keqen t’ia ilustroj si vepër të mirë, e në këtë formë ia prezentoj edhe babës së njerëzisë, Ademit a.s.

Tërë kjo veprohet sipas strategjisë e cila thotë: Nëse më duhesh që të jem i lumtur, atëherë patjetër të shfrytëzoj, të manipuloj me ty, të gjejë metoda dhe sisteme që të përvetësojë.[2]

Kurse djetai Sejid Kutbi në veprën e tij[3] thotë: nga ajetet e mëaparë përmendura nënkuptohet se mbulimi i trupit është natyrshmëri e njeriut, kurse lakuriqësia dhe ekspozimi janë çështje aksidentale. Veshja konsi­derohet symbol i natyrës së njeriut, kurse lakuriqësia symbol i injorancës dhe shtazërisë.

Nga tërë kjo që u tha deri më tan, nënkuptohet se pranimi i modës, respektivisht nënshtrimi i muslimanes ndaj ligjeve të modës duke e paraqitur ate si akt emancipues dhe modernizëm si dhe progresiv, nënkupton krijimin e një sakrilegje monstruoze, duke u larguar nga mbulesa dhe morali i vërtetë, zatën kjo është edhe insinuata satanike.

Ky është një degjenerim i tërësishëm i shoqërisë që krijon një hipermetropi indolente. Kjo ideologji duke krijuar një ekzibicionizëm të vërtetë e shpien shoqërinë në drejtim të botës shtazore apo e kthyen njeriun në kohën e gurit.

Kjo amnezë monstruoze, njerëzit që ende të mobilizuar me moral të vërtetë, ose i apelon të nsen shtigjeve të devijimit, ose i quan anakronik dhe fanatik etj.

Përzierja e meshkujve me femra.

Në këtë rast do të përkujtoj fjalët e Alija Izetbegoviçit se: mbarësimi artificial nga veterinaria u bart në medicinën humane, e këtu është fjala për një lloj përleshjeje ndërmjet humanizmit dhe biologjizmit, ndërmjet individualizmit dhe materializmit.[4]

Femra e cila u nënshtrohet ligjeve të modës ka dëshirë të ekspozohet para meshkujve me qëllim që t’ua tërheq vëmendjen për bukurinë dhe shijen e saj. Ata të cilët apelojnë në përzierjen e gjinive në emër të qytetërimit dhe civilizimit thonë se: përzierja e gjinive mashkull-femër thyen brutalitetin e epshit, ngrit lart moralin, i bënë të qëndrueshëm në krijimin e harmonisë gjinore me ç’rast do të mund të ndal sundimin e epshit seksual. Përzierja shpien në një frigjiditet seksual.

Kjo tezë nuk është e vërtetuar, sepse përzierja shkakton një ekstromani të çrregulluar, pasojat e së cilës janë shumë të mëdha.

Në anën tjetër vetvetiu na paraqitet një pyetje e pash­mangshme: vallë, frigjiditeti, a konsiderohet së­mundje?. Përgjigja është se gjithsesi se po, e për këtë sociologët kanë hulumtuar dhe dikutuar mjaft. Edhe pasojat e frigjiditetit nuk janë më të vogla se sa të ekstromanisë.

Në kontekst të kësaj do të sjellim mendimin e një dijetari amerikan i cili nën titullin “Femra amerikane e ftohët: citon: Vërtetë 90 % nga femrat amerikane janë të goditura me frigjiditet, kurse 40 % nga meshkujt janë të goditur me sterilitet. “Më pas thotë: Reklamimet dhe fotografitë lakuriqe të femrave amerikane janë shkaktar të frigjiditetit për popullin amerikan.[5]

Gjithashtu raporti i përgatitur nga komisioni i përgjithshëm britanik për studimin e problemit të çrre­gullisë seksuale përveç tjerash thotë: Për shkak të përzierjes së gjinive në shoqërinë britanike femra e cila ka braktisur “femërinë“ e saj dhe është veshur me cilësitë e burrësirë është shkaktuar lloji i tretë, i cili ndryshon nga burri për nga natyra dhe formimi i saj, kurse ndryshon nga femra për nga veprimtaria dhe obligimet e saj.[6]

Bota sot si pasojë e përzierjes së gjinive, jeton nën presionin e një revolucioni seksual shtazarak, që i tejkalon të gjitha kufijt, të gjitha normant njerëzore dhe etike. Kjo pasojë nxiti që shumë shkencëtar, dijetar dhe përgjegjës në botë të bëjnë hulumtime dhe të nxjerrin në shesh se një prej problemeve më relevante që i kërcnohet qenies njerëzore është ky realitet, e ndoshta edhe më i rëndësishëm se bomba atomike.

Kjo e nxiti mendimtarin amerikan Xhims Rister që përveç tjerash të thotë: rreziku nga fuqia seksuale e pakontrolluar, veç e ka arritur kulminacionin, bile bile është më i rrezikshëm se sa fuqia atomike.[7]

Ky kaos total i shoqërisë si pasojë e përzierjes së gjinive nuk stagnon vetëm këtu, por kaplon situatën e mëtutjeshme duke çrregulluar botën njerëzore. Në librin “Femra amerikane” citohet;në Amerikë gjenden afër 20 milion femra që janë sëmurë nga sëmundjet e ndryshme psikike dhe nervore.[8]

Ndodhë ngase në botën e moderuar, përzierja e gjinive jo që nuk konsiderohet mëkat as e dëmshme, poredhe tradhëtia bashkëshortore nuk konsiderohet krim, e për këtë dëshmojnë shumë argumente.

Në Gjermaninë perëndimore më 08.06.1973 parlamenti ka mirauar disa ndryshime ligjore që në esencë janë në kundershtim me etikën dhe ligjërisht ndikojnë në prishjen e harmonisë familjare dhe denigrojnë çdo gjë që është njerzore. Ndryshimet e këtilla që cenojnë dinjitetin e çdo njeriu të vetëdijshëm janë edhe këto.

Lejimi i marrëdhënieve seksuale midis dy meshkujve mbi 18 vjeçar nëse bëhet me pëlqimin e tyre,

Lejohet shitja e çdo botimi erotik për femrën që i ka mbushur 18 vjet.[9]

Sipas disa të dhënave në Amerikë tradhëtia bashkëshortore ka arritur nivelin e 60 % të meshkujve dhe 40 % të femrave.

Përzierja e gjinive ka shkaktuar pasoja shumë serioze gjë që dëshmojnë edhe shifrat që jepen nga disa deklarata të njerëzve me përgjegjësi. Sipas një raporti të bërë nga ministria amerikane e arsimit thuhet: Në shumë shkolla të Njujorkit duhet rezervuar dhoma të lindjes, ngase nga pakujdesia përkatësisht amoraliteti shumë vajza të reja- nxënëse mbeten shtatëzënë jashtë martese, dukuri kjo që brengosë, por edhe më brndosëse është edhe shifra 2478 që jepet më 1969.

Kryetari amerikan Xhon Kenedi në fjalimin e tij të vitit 1962 përveç tjerash thotë:ardhmëria e Amerikës është në rrezik, sepse rinia e saj është futur në një katrahur denigruese që ka vështirë të dalë ngase mungon gatishmëria e bartjes së përgjegjësisë. Në mesin e çdo shtatë djelmoshave, gjashtë prej tyre janë të paaftë për shërbie ushtarake.

Në Rusi Hrushovi në një deklaratë të bërë për opinion thotë: ardhmëria e Rusisë është në rrezik, sepse rinia e saj është e pasigurtë për shkak të ngulfatjes në epshe.

Një dukuri e tillë i preokupon edhe shumë shtete tjera siç janë Italia, Anglia, Gjermania, Belgjikaa, Austria dhe shumë shtete tjera.[10]

Dhe krejt në fund ndonëse të gjitha këto janë të dhëna të pakta, por le të shërbejnë si mësim për vetdijësimin e të rinjve në ruajtjen e dinjitetit të tyre, në ngritjen edukativo-arsimore për një ardhmëri më të mirë dhe më të lumtur. Le të mbretëroj logjika e shëndoshë e pasurisë shpirtërore.

[1] Alij Tantavi, bija ime, përkthyer nga J. Zimeri f. 6, Kumanovë 1997

[2] Antoni de Melo, Bugjenje, f.103, LOM.Beograd 1996

[3] Fidhilalil Kur’an 3/1270

[4]Izetbegoviç Alija, islami ndërmjet lindjes dhe perendimit, f.129

[5] Shevki ebu Halil, Ell Islamu fi kafesil itiham, f.246, darul fikr, Damask-Siri

[6] Po aty, f.247

[7] M.A. El Kutbi, El hub-bu vel xhinsu fi mendhuril islam, f.130,

[8] Dr. Sejid El Xhemil, el mer’etu fi mizanit-tibi ved-dini, f.56

[9] Refik ebu Seudi, i’xhazat hadithe ilmije ve rekamije fil Kur’an, f.56, darul ma’rife, Damask 1997.

[10] Fatime Abdulla, Moda nën prizmën Islame, f., 55-58
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free