Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Butesia ju ndihmon te arrini synimet

Perfytyrojeni veten duke nisur nje makine ne nje shteg shume te ngushte i cili eshte i kufizuar ne secilen ane me nga nje mur.Makina s'mund te kaloje ndryshe vecse me shume kujdes,butesi dhe vemendje.Mirepo,nese shoferi perpiqet te kaloje me shpejtesi te madhe,ai do te perplaset vazhdimisht ne te djathte e ne te majte,duke e bere makinen te prishet ne fund.Ne te dyja keto raste rruga eshte e njejte dhe maikna eshte e njejte,por menyra e nisjes eshte e ndryshme.

Nje bime e vogel qe ne e ushqejme mund te ujitet ne shume menyra.
Nese e ujisim ngadale,ajo do te pertjithe ujin dhe do te ushqehet me te.
Por nese ia hidhni ujin menjehere,ju vetem do ta zhgulni ate.
Sasia e ujit eshte e njejte,por ndryshimi qendron tek metoda.

Na duhet te fusim nje sasi butesie ne jetet tona-me vetet tona.
Nje hadith thote:Vertet,shpirti juaj ka nje te drejte mbi ju.

Vertet Allahu eshte i bute dhe e do butesine.

Turqit ndertuan shume ura te drunjta mbi lumenj.
Ne te dyja anet ata vendosnin fjalet e shkruara:Bute,bute.
Ai qe kalon me ngadale nuk bie,
ne ndryshim nga ai qe shpejton per ne anen tjeter.

Ne hyrje te disa kopshteve me lule shkruhet:''Jini te bute.''
Ai qe vrapon i shkujdesur neper kopsht nuk do te shohe dot shume lule,
por me siguri do te prishe shume prej tyre.
Nje thenie pohon:''Karkaleci nuk eshte si bleta''.
Ne nje hadith,Pejgamberi a.s ka thene:''Besimtari eshte si
bleta,qe ha te pastren,prodhon te pastren dhe nuk e shkaterron
degezen e holle kur ulet ne te.

Lulja thuajse nuk e ndjen bleten tek ia thith ne qetesi nektarin,
duke e arritur qellimin e saj me butesi.
Perkundrazi,kur ulet karkaleci,ai ia njofton pranine e te tjereve.
Kur tregoheni te nxituar e te ashper,
do te shkaktoni dem me siguri,sepse miresia gjen vend ne butesi.
Profeti Muhamed alejhi selam ka thene:
''Sahere qe butesia ndodhet ne dicka,ajo gje zbukurohet;
kur dickaje i hiqet bukuria,ajo prishet.
Zemrat e njerezve jane te ngjitura pas atij qe zoteron natyre te bute.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free