Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Buzëqesh, çfarëdo që të ndodhë

Ajo u zgjua si çdo ditë dhe kur doli para pasqyrës, pa që në kokë i kishin mbetur vetëm tre fije floku. Pasi i dhuroi vetes një buzëqeshje, me vete tha:”S’prish punë, mjaftojnë sa për ti lyer.” Pasi u bë gati, ajo u nis për në punë dhe kaloi një ditë të mrekullueshme.
Ditën tjetër, kur u zgjua dhe doli para pasqyrës, pa që në kokë i kishin mbetur vetëm dy fije floku. Me vete mendoi:”Sa çudi! Që sot, do e ndryshoj modelin e krehjes, do i ndaj më dysh.” Dita ishte e mbushur me aktivitet, por dhe me kënaqësi dhe lumturi.
Ditën e tretë, kur doli para pasqyrës dhe pa vetëm një fije floku në kokë, ajo thirri:”Fantastike! Sot do i hedh pas flokët.” Dhe ashtu veproi. Gjatë gjithë ditës entuziazmi dhe optimizmi nuk i mungoi, madje ia kaloi shumë mirë.
Ditën pasardhëse, u zgjua si gjithmonë dhe kur vajti para pasqyrës, pa që mbi kokë tashmë nuk kishte mbetur asnjë fije floku. Me vete pëshpëriti:”Sa qejf! Që sot e tutje nuk do të kem nevojë të krihem!”
Morali:
Padyshim që jeta ka plot vuajtje, probleme, pengesa dhe telashe. Mos lejo që lumturia jote të jetë e kushtëzuar nga shembja e pengesave. Në fakt, neve na duhet të bashkëjetojmë me problemet. Është këndvështrimi yt për jetën, ai që i shndërron dhimbjet në shpresa dhe notat në melodi.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free