Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

I moshuari, buka dhe gjykatesi

Në një nga shtetet e Amerikës, një burrë i moshuar u çua para trupit gjykues, për shkak se kishte vjedhur një bukë. I moshuari e pranoi padinë e ngritur ndaj tij dhe as që u orvat ta mohojë. Në fund, ai e justifikoi aktin me fjalët:”Më grinin zorrët nga uria, prandaj e zgjata dorën.”
Gjykatësi u ngrit në këmbë dhe i tha:”Ti e pranon që ke vjedhur dhe unë të dënoj me një gjobë prej dhjetë dollarësh. E meqë e di se nuk ke me çfarë ta paguash gjobën, sepse ti nuk ke asnjë kothere bukë për të ngrënë, e jo më dhjetë dollarë, do e paguaj unë në vendin tënd.”
Të gjithë heshtën, ndërkohë që gjykatësi u ngrit, nxori një dhjetë dollarësh dhe kërkoi që të depozitohej në arkë në emër të akuzuarit.
Mandej, gjykatësi iu kthye të pranishmëve të cilëve u tha:”Edhe ju jeni të detyruar të paguani nga dhjetë dollarë, sepse jetoni në një vend ku një i varfër detyrohet të vjedhë për tu ushqyer.”
Në fund të seancës, u mblodhën 480 dollarë, të cilat gjykatësi ia dha të moshuarit.
Thuhet se kjo histori është e vërtetë dhe se u bë shkak i fillimit të asistencës sociale për fukarenjtë dhe të sëmurët. Për një njeri të vetëm, mund të bëhet shkak që të ndryshojë filozofia e një shteti të tërë.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free