Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Djaloshi dhe babai i tij

Një djalë i rritur dhe babai i tij i moshuar dolën një ditë së bashku të shëtisnin nëpër rrugët e malit që kishin aty afër dhe rastësisht e panë ata një sorrë dhe babai e pyeti djalin e tij: - C'farë është kjo djali im? Djali u përgjigj: - Kjo është një sorrë baba. Ata vazhduan më tutje dhe babai pyeti përseri: - C'farë është kjo? dhe përnjëherë tregonte me gishtin tregues te sorra. Djali reagoi: Po babë, ajo është një sorrë. Kështu pra ... Ata vazhduan të ecin më tutje dhe pas pak babai pyeti përsëri: - C'farë është kjo? Djali e ngreu pak zërit e tij dhe tha: - Të thashë njëherë o babë, është një sorrë. Pesë minuta më vonë. Tregoi babai me gisht te sorra dhe e pyeti përsëri: - Djali im, c'farë është kjo? Djali e ngrinte zërin sa më larte, e i tha: - O babë. Më pyete për herë të katërt, sorrë është mor babë. Babai shume qetë, e pyeti djalin për herën e pestë: - C'ka është kjo? Djali tëresisht i hidhëruar dhe shumë i inatosur ja ktheu me fjalë të ashpëra: A je në vete o babë? A seriozisht e ke? Të kam thënë prej herës së parë, kjo është një sorrë. Pse më pyet mua këtë 5 herë? Më pas shkuan ata të dy në shtepi. Babai shkoi tek dollapi i librave, nxorri nga aty ditarin e jetës së tij dhe ja lexoi djalit këtë që vijon: - Kur ishe i vogël ti djali im, ishim ne të dy duke shëtitur në mal '' sikur ishim edhe sot ''. Si ishim duke shetitur, ty të shkoi syri tek një shpend dhe më ke pyetur 25 herë, po djali im me të vërtetë 25 herë më ke pyetur se c'ka është ky? Unë të kam treguar ty, djali im, secilën herë me shumë dashuri, durim e me plot dëshire: - Se ai ishte një shpend. Sa durim ke ti me prindërit e tu? A je i sigurtë që sjelljet që i ke pas deri më sot ndaj prindërve të tu, do te jenë të mjaftueshme, kur të qëndrojme para Allahut xh.sh. -- Bëhu i vetëdijshëm e mendo ashtu sikur nuk do të mjaftojnë, asnjëherë. Xhenneti eshte ndër këmbët e nënës tënde. Mos harroni kurrë, se e kemi obligim: Që sjellja jonë ndaj prindërve, si Musliman të jetë e tillë që prindërit të jenë gjithmonë, të lumtur me ne . “O Zoti im! Më bën mua nga ata që e falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranje lutjen time o Zoti ynë. Zoti ynë! Më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria.” [Ibrahim, 40-41] "Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë, edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos u shto tjetër, vetëm dëshpërim."[Nuh, 28]
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free