Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Burri i saj i kishte mbushur te 40-at

Konsumator kronik i alkoolit, e rrihte gruan dhe fëmijët dhe i përzinte nga shtëpia…fqinjëve u dhimbeshin, andaj ndërhynin që tua hap derën e të futen brenda…tërë natën e kalonte i dehur…kurse gruaja tërë natën e kalonte në qarje dhe lutje…ishte njeri i keq…afër tyre banonte një djalosh i devotshëm, edhe një ditë erdhi në vizitë të këtij të dehurit. Doli në derë duke u lakuar, kur në derë pa një djalosh me mjekërr, fytyra i ndriçonte, bërtiti duke thënë: çka dëshiron? Tha: kam ardhur të të vizitojë!

I bërtiti duke i thënë: All-llahu të mallkoftë, o qen… a është kjo kohë e vizitës! E pështyu në fytyrë…

Ky djaloshi e fshiu pështymën nga fytyra dhe tha: më fal, do të vijë në një kohë tjetër… vazhdoi jetën djaloshi në thirrje dhe përpjekje…pas një kohe sërish i erdhi në vizitë…kurse rezultati ishte i njejtë…

Gjersa një herë i erdhi, kurse ky doli i dehur dhe i tha: a nuk të kam përzërë…pse po insiston të vish? Tha: të dua dhe dëshiroj të ulem me ty, i erdhi turp e tha: unë jam i dehur… tha: ska problem, ulem me ty edhe pse je i dehur…

Hyri djaloshi dhe filloi t’i flet për madhërinë e All-llahut, për xhennetin dhe xhehenemin…e përgëzoi se All-llahu i do pendimtarët…kurse njeriu gjatë tërë kohës e përmbante vetveten që mos të qajë…pastaj u përshëndet me te djaloshi dhe u largua…

Përsëri i erdhi dhe e gjeti të dehur, i foli sërish për xhennetin dhe mallëngjimin për te, e ia dhuroi një parfum të shtrenjtë dhe shkoi…

U mundua ta gjejë në xhami, mirëpo nuk erdhi…

Sërish u kthye te ai dhe e gjeti të dehur në dehje të rëndë…filloi ti flet, kurse njeriu filloi të qajë dhe thoshte: All-llahu kurrë nuk do të ma fal … unë jam kafshë… pijanec, All-llahu nuk do të më pranojë… i përzë vajzat e mia, e poshtëroj gruan time, e turpërojë vetveten.E shfrytëzoi djaloshi këtë mundësi dhe i tha: unë jam duke shkuar në umre me disa hoxhallare, eja me ne…

Tha: unë jam pijanec!!

I tha: po pse mërzitesh…ata të duan sikurse unë…

Ia solli rrobat e ihramit nga vetura dhe i tha: lahu dhe vesh rrobat e ihramit…i mori dhe shkoi që të lahet…kurse djaloshi kërkonte prej të nxitojë, me qëllim që mos të kthehet sërish në muhabetin e vjetër…

Doli me valixhen e tij, mirëpo nuk kishte haruar që në të, të vëndonte edhe rakinë…

U nis vetura, brenda ishin djaloshi, pijaneci dhe dy burra të devotshëm.
Filluan të bisedojnë për pendimin,…ky njeriu nuk e dinte as fatihanë…
Ia mësuan fatihan…

Iu afruan Mekës natën… ndërkohë këtij njerit i vinte era raki nga goja… u ndalën që të pushojnë… kurse pijaneci tha: unë do ta vozis veturën e ju fleni!!

E refuzuan këtë kërkesë të tij me butësi… u ndalën dhe e përgaditën shtratin… ky i shikonte derisa flejtën… u zgjua rastësisht e i gjeti duke u falur…

Filloi të pyes vetveten: ngriten që të falin namaz e qajnë, kurse unë flej i dehur…

Thirri ezani i namazit të sabahut, e zgjuan edhe ate, u falën së bashku e pastaj ngrënën mëngjes… i shërbenin sikur të ishte udhëheqësi i tyre…e pastaj u nisën…

Filloi zemra ti zbutet dhe ta kaplon mallëngjimi për Qaben…hyrën në harem, e kaploi trema dhe filloi të ecë me hapa të shpejtë…u drejtua kah qabeja, qëndroi dhe filloi të qajë: o Zot, më mëshiro…nëse më refuzon Ti, te kush të strehohem!

Mos më kthe të dëshpëruar…

U frikuan për te…

Dridhej toka nga të qajturit e tij…

Kaluan pesë ditë në namaz dhe lutje…

Gjatë kthimit…e hapi valixhen dhe e hodhi alkoolin duke qajtur…

Kur arriti në shtëpi… qau gruaja dhe vajzat e tija….

Njeri, në të dyzetat sikurse të kishte lindur përsëri…

Përqëndroi në namaz…lëshoi mjekër, e cila ishte e thinjur…. Më vonë u ba muezin në xhaminë e afërt… duke lexuar Kur'an mes ezanit dhe ikametit e mësoi tërë Kur'anin përmendsh…


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free