Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Dy gomarët dhe bujku

Një herë e një kohë, jetonin dy gomarë, pronë e të njëjtit bujk. Një ditë, ai i ngarkoi vendçe të dy gomarët e tij, njërin me kripë kurse tjetrin me enë e pjata. Të dy veshgjatët u shtrënguan të vendosur ta çojnë në destinacion barrën e tyre. Nga mesi i rrugës, gomari që mbante kripë u lodh dhe filloi të djersijë. Sasia e kripës që mbante mbi supe, ishte kushedi sa herë më e rëndë se sasia e peshës së enëve që mbante veshgjati tjetër. Sa nga pesha e sa nga vapa, gomari i ngarkuar me kripë, vendosi të kridhej një herë në një pellg me ujë, që ndodhej buzë rrugës. Vetëm kështu do freskohej pak dhe do i rikthehej takati. Pasi u krodh në ujë dhe u freskua, gomari doli që andej. Përveçse u freskua, veshgjati ndjeu se pesha e kripës ishte disi më e lehtë tani. E si të mos ishte? Kushedi sa kilo kripë ishin tretur në ujin e pellgut.
Kur kolegu i tij e pikasi se uji i pellgut i kishte shërbyer në maksimum, vendosi të kridhej edhe ai në ujë. Por... pritshmëritë e tij u shuan shumë shpejt. Jo që nuk u freskua dhe nuk iu lehtësua barra, por në fakt iu shumëfishua. Enët e tasat që mbante mbi supe, u mbushën plot e përplot me ujë. Teksa orvatej të ngrihej në këmbë, iu duk sikur kurrizi do i këputej në mes nga barra.
Morali:
Ajo që është e dobishme për dikë, mund të mos jetë e tillë për ty, madje mund të jetë e dëmshme.
Para se të imitosh dhe ti shkosh pas tjetrit, duhet ta studiosh mirë motivin e sjelljes së tij, përndryshe, të mbushen enët me ujë.
Kush s’ka kokë ka këmbë dhe vuan gjithë jetën.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free