Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Martesa e profetit me Aishen

Martesa e Profetit as, Shpifjet, tekstet dhe pretekstet. Fatkeqesisht shpesh here shohim perpjekjet e misionareve te krishtere, te fokusuara primarisht ne satanizimin e Islamit me shume se kurre me pare. Bashkesite Evangjeliste kane botuar literature urrejtese ndaj Islamit dhe Profetit te Fundit ne modelin e shkrimeve te Jochen Katz, John Gilchrist, Robert Moorie etj, duke e paraqitur Muhamedin si genjeshtar, mashtrues, terrorist, pedofil etj.Keto shembuj, abuzimesh e shpifjesh po ndiqen edhe nga misjonare shqipfoles kohet e fundit. Keshtu jemi deshmitare te parodive te ndryshme qe vijne nga ta ne perpjekjet e tyre per te shtremberuar, manipuluar dhe abuzuar totalisht faktet historike dhe etimologjike. Nje polemike e tille jo e ndershme e misionareve te Krishtere eshte akuza per pedofili ndaj Profetit Muhamed lidhur me martesen e tij me Aishen derisa ajo ishte e re. Misionaret perpiqen qe ta shpallin Profetin per abuzues femijesh, per shkak te pohimit se Aishja u fejua ne moshen 9 vjecare dhe martesa eshte permbushur disa vite me pas, ne moshen kur ajo ishte ne pubertetin e plote (sipas burimeve te perdorura nga ta). Kohezgjatja midis fejeses dhe masteses se Aishes qarte tergon se prinderit e saj pritnin qe ajo te mberrinte pubertetin e plote para se martesa te plotesohej, nese kete moshe e marim per te besueshme. Po te mos ishte fakti se disa misionare te verber kristiane perserisin si papagaj keto akuza pa dashur ti kuptojne arsyet prapa ngjarjes, kurre nuk do te kishte nevoje per te adresuar kete ceshtje. Pohimi i tyre eshte i bazuar ne hamendje dhe ne relativizem etik e jo ne fakte. Ky shkrim, me fakte i mohon akuzat e tilla. Pike se pari traditat qe thone se Muhamedi e martoi Ajshen kur ajo ishte ne moshen nente vjecare nuk jane traditat e vetme ne historine e hadithit apo narracioneve. Tradita te tjera lene te kuptojne se kjo martese ndodhi kur Aishja i kishte 14, 17, 18 apo me shume vite. Sido qe te jete, nga cilido kendveshtrim i burimeve qe te shikohet nuk ka asnje baze te vetme qe Muhamedi te akuzohet per dicka. Puberteti dhe martesa ne moshen e re ne kulturen semitike Naiviteti i tere sages se misionareve kristiane kur e akuzojne Profetin per ‘keqperdorim-abuzim femijesh’, eshte se kjo i kundervihet faktit themelor se vajza behet grua kur ajo fillon ciklin e saj te menstruacioneve. Rendesia e menstruacioneve eshte e tille sa qe gjithkush me njohjen me te vogel rreth psikologjise do ta dije se kjo eshte shenje se vajza po pergatitet per te qene nene. Femrat e mberrijne pubertetin ne moshe te ndryshme prej 8 deri 12 vite, varesisht nga aspektet gjenetike, raca dhe mjedisi. Femrat ne mjediset me te nxehta e arrijne pubertetin ne moshe shume me te re se ato ne mjedise te ftofta. Keto jane fakte te njohura mire ne shkence. Martesa ne vitet e hershme te pubertetit ishte e pranueshme ne Arabine e shekullit VII sikur qe kjo ishte norme sociale ne kulturat semitike duke filluar nga Izraelitet deri te Arabet dhe te gjitha kombet tjera midis tyre. Sipas Talmudit i cili nga Hebrenjte konsiderohet si ‘Tora gojore’, Sanhedrin 76 b thote se eshte e preferueshme per femrat qe te martohen kur te kene menstruacionet e para. Seksologet e njohur R.E.L. Masters dhe Allan Edwards gjithashtu tregojne se eshte normale edhe sot per shume kultura te Afrikes dhe Azise qe vajzat te martohen me moshe me te vogel se 10 duke qene se ato e mberrijne pjekurine seksuale shume me heret se ne vende te tjera si rezultat i mjedisit dhe arsyerave te tjera. Akuzave te misionareve te krishtere kundrejt Muhamedit dhe marteses se tij me Aishen ju mungojne deshmite themelore. Po te ishte martesa e tij me Aishen dicka e pazakonte dhe e dyshimte do te kishte mospajtime si nga ithtaret e tij e aq me teper nga kundershtaret e tij. Relacioni i Muhamedit me te besuarit e tij ishte i tille qe nuk linte asnje fije hamendjeje qe ata te kene guxim ta kritikojne kur ai do te bente dicka jashte rregullave morale, fetare etj. Pa permendur ketu natyren e devotshme te Profetit Muhamed. Nuk ka asnje reagim te kujdoqofte,e as te kundershtareve te tij, ndaj marteses se Muhamedit me Aishen ne traditat qe jane ne dispozicion. Po te ishte kjo martese dicka e jashteligjshme dhe abuzive sic duan ta paraqesin disa te krishtere atehere kundershtaret e tij do ta perdornin kete me gjithe qejf ne luften e tyre propaganduese kunder tij. Por dicka e tille nuk eshte regjistruar asnjehere. Kulturat fetare qarte e lejojne martesen nese personat kane mberrire pjekurine seksuale. Eshte irelevante mosha e caktuar legalisht ne vende te ndryshme kur te rinjeve u lejohet ligjerisht te kene lidhje seksuale. Edhe ketu ka dallime te shumta. Ne Japoni psh mosha prej kur njerezit ligjerisht mund te kene lidhje seksuale eshte mosha 13 kurse ne Spanje mosha 12 vjecare. Kjo gjithmone varet nga pjekuria seksuale dhe relacioni i dyanshem. Tradita tjera permendin moshe tjeter te marteses se Ajshes Tradita tjera i kundervihen transmetimeve se Ajshja u martua ne moshen 9 vjecare Te krishteret kur i bejne akuzat e siperpermendura gjiithmone i shmangen transmetimeve te tjera sipas te cilave martesa e Muhamedit me Aishen u be ne moshe shume me te shtyre se mosha 9 vjecare per Aishen. Pike se pari ketu duhet sqaruar nje gje. Jo gjithmone dhe jo cdo hadith eshte per tu marre si fakt i padiskutueshem. Eshte e njohur se ne traditen islamike te hadithit (hadith quhen fjalet e transmetuara te Muhamedit te cilat me vone u shkruan) u kycen me kohe edhe shume hadithe te fabrikuara dhe te rreme. Historia e hadithit ne nje fare menyre mund te krahasohet me historine e Bibles, edhe pse per nga autenticiteti krahasimi eshte larg nga te qenurit i njejte. Fjalet e Jezusit te gjendura ne Ungjij u transmetuan gojarisht dhe u shkruan shume kohe pasi qe Jezusi nuk rronte me midis Hebrenjeve, keshtu qe ato na erdhen me gabime te shumta. Njesoj hadithet u kompiluan shume kohe pasi qe Muhamedi e kishte lene kete bote. Edhe pse ne rastin e hadithit zinxhiri i transmetuesve eshte ne shume raste evident dhe per tu besuar (gje qe nuk mund te thuhet per traditen biblike) prapeseprape hadithit kurre nuk iu kushtua rendesia e njejte si Kur’anit keshtu qe normalisht qe ishin dhe jane te mundshme gabimet ne transmetim dhe bile bile edhe hadithet e rreme. Redaktimet e Buhariut e te tjereve nxorren me mijera hadithe qe u konsideruan te dobeta (edhe te fabrikuara) per shkak te Zinxhirit te dyshimte te transmetimit. Sipas tradites Aishja kishte lindur tete vite para Hixhretit, mirepo Buhariu ne nje vend raporton per Aishen te kete thene se ajo ishte nje cupe e vogel kur u shpall surja 54 e Kur’anit, ndersa dihet se kjo sure u shpall nente vite para Hixhretit. Pra sipas ketij transmetimi Ajshja jo vetem qe kishte lindur para shpalljes se sures por kur kjo kaptine u shpall ajo ishte vajze e re e jo femije apo adoloshente. Sipas gati te gjitha transmetimeve dhe historianeve Esma motra e Aishes ishte dhjete vite me e vjeter se Aishja. Eshte raportuar ne Taqri'bu'l-tehzi'b(libert historic Islam) sikur edhe ne Al-bidayah wa'l-nihayah(serish liber) se Esma vdiq ne vitin 73 te hixhrit ne moshen 100 vjecare. Tashme eshte e qarte se nese Esma ne vitin 73 te hixhrit i kishte 100 vjete, ajo do ti kete pasur 27 apo 28 vite ne kohen e hixhrit (rreth se ciles date sillet martesa e Muhamedit me Ajshen). E nese Esma ishte atebote 27 apo 28 vjete e vjeter, Ajshja e cila i kishte 10 vite me pak duhej te ishte 17 apo 18 vjecare. Kesthu qe nese Ajsha u martua me Muhamedin ne vitin 1 ose 2 pas hixhrit sic thone te gjitha traditat ajo do te kete qene te pakten 18 –19 vjec ne ate kohe. Tabariu ne trajtimin e tij te historise Islamike permende se Ebu Bekri i ati i Aishes kishte kater femije dhe qe te gjithe i kishin lindur ne kohen e para shpalljes se Muhamedit per profet dhe nese Ajshja kishte lindur ne periudhen e -Injorances ajo kurrsesi nuk mund te kete pasur me pak se 14 vite ne vitin 1 te hixhrit kur sipas te gjitha gjasave ajo u martua me Profetin. Sipas ibn Hishamit Aishja e pranoi islamin shume kohe para se kete ta bente Omer ibn Hatabi. Duke pasur parasysh kohen kur ai e pranoi Islamin del se Ajsha e kishte bere pranimin ne vitin e pare te Islamit. Keshtu qe nese transmetimet per martesen e Ajshes ne moshen 8 apo nente vjecare jane te sakta Ajshja ne vitin e pare te Islamit as qe do te ishte e lindur apo do te ishte bebe e vockel. Dhe per fund edhe vetem nje argment tjeter. Sipas Ibn Haxharit Fatimeja ishte pese vite me e vjeter se Ajshja. Dihet se Fatimeja lindi ne vitin e 35 te jetes se Profetit. Dhe tani kur i bejme llogaritjet e thjeshta del serish se Ajshja ne asnje menyre nuk ka mundur te kete me pak se 14 vite ne kohen e hixhretit dhe me pak se 15 a 16 ne kohen e Marteses se saj Perfundim Keshtu qe kemi pare se abuzimet me profetin Muhamed nga disa njerez dhe njollosja e tij me epitete te turpshme jane hic me shume se rrena te krijuara mbi tradita jo te besueshme dhe jo definitive. Eshte shume lehte qe te ngriten akuza dhe storie te tera mbi vetem nje raport dhe te tjerat te lihen anash. Aq me teper kemi pare ne pjesen e pare se edhe sikur te eshte e vertete ajo ne qka bazohen akuzat e misionareve te krishtere, prape nuk ka kurrfare mekati apo abuzimi ne martesen e Muhamedit me Aishen. Njesoj si kjo edhe krejt akuzat tjera per Muhamedin si terrorist, vrases, jotolerat, mashtrues etj bien si kulle prej letrash kur trajtohen nen driten e fakteve historike dhe karakterit te tij.