Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Fuqia e propaganës

Kush?

Besimtarët i bëjnë luftërat apo pabesimtarët?

Kush e shkaktoi Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore?

Kush e bëri komunizmin dhe vrau 100 milion njerëz?

Kush ishin Lenini, Stalini, Enveri, Ataturku e të tjerët?

Besimtarë apo pabesimtarë?

Kush e bëri njeriun të pavlerë?

Kush propagandon amoralitet?

Kush e bëri jetën të pasigurt?

Kush ia ka humbur në tërësi vlerën e njeriut?

Pabesimtarët apo besimtarët?

Në tërë shekullin XX, kur bota pësoi në të gjitha fushat, besimtarët apo pabesimtarët e kanë udhëhequr botën?

Pse pra, kur gjërat janë të qarta, akuzohen ende besimtarët e jo pabesimtarët?!

Sa nuk po mendojnë njerëzit!?

Muslimanët përhapin paqe, liri dhe jetën e vërtetë.

Ata janë kundër dhunës, luftës, kundër amoralitetit dhe kundër padrejtësive.

Të tjerët përhapin luftëra, amoralitet, padrejtësi, shfrytëzim, paganizëm.

Vrasja, droga, prostitucioni dhe të gjitha të këqijat e botës nuk janë tek muslimanët

Islami i thërret njerëzit në paqe në këtë botë dhe në xhennet në botën tjetër.

E dikush nuk do.

Të tjerët i thërrasin njerëzit në haram, në jetë të vështirë në këtë botë dhe në xhehenem në atë botë.

E njerëzia po thonë dua!

Dhe pastaj muslimanët akuzohen, e të tjerët e mbajnë kokën lartë!

Mashtruesit si i mashtrojnë.

Kryqëzatat, inkuizicionin, luftërat mesjetare evropiane, kolonizimet, skllavërimet, shfrytëzimet, neo-kolonizimet, Luftën e Parë Botërore, Luftën e Dytë Botërore, komunizmin, ateizmin, socializmin, kapitalizmin, dhe demokracitë e botës, a i kanë sjellë botës rehati, apo vuajtje?!

Vuajtjet botës ia kanë shkaktuar myslimanët, apo të tjerët?!

Dikush ashiqare gënjen, e të tjerët i duan!!!

Edhe kur ashiqare i fusin në xhehenem!!!

 

Islami – fundamentalizmi

Islami është fe e paqes. Kjo dihet.

Ndonjë musliman mund të jetë me ide jo të qëlluara.

Islami nuk i ka fajet.

As nuk duhet të shikohen të gjithë muslimanët me të njëjtin sy.

Islami është diçka krejt tjetër.

Armiqtë e Islamit dëshirojnë ta paraqesin Islamin me një imazh krejt të kundërt.

Kullat binjake, Spanja, Londra , janë vepra që nuk janë dëshmuar se i kanë bërë muslimanët.

Ato asnjë të mirë nuk ia kanë sjellë muslimanëve. Përkundrazi.

Prandaj nuk besoj se i kanë bërë muslimanët.

Ne shqiptarët, e kemi përjetuar në lëkurën tonë kur Serbët i vritnin të vetët, kur bënin terror ndaj serbëve, e fajin na i linin neve.

Ne e dimë më së miri këtë.

Por, ata i fajësonin të gjithë shqiptarët, edhe atëherë kur ndonjë shqiptar bënte ndonjë vepër që nuk shkonte për interes të shqiptarëve. Si p.sh. kallja e kishave.

Shqiptarët ishin paqedashës, edhe Islami është fe paqedashëse, por të tjerët për interesa të tyre po dëshirojnë ta paraqesin Islamin si fe terroriste.

Një, sepse sipas të gjithë parametrave Islami është sistemi i vetëm alternativ për shpëtimin e botës nga satanizimi i saj, dhe dy, që t’i ftohin njerëzit në perëndim dhe tjetërkund nga feja islame.

Edhe të gjithë xhahilët nga ana e grupeve të xhahilëve muslimanë, pa vetëdije i kontribuojnë këtyre qëllimeve.

Ndërsa, sa i përket përhapjes së Islamit, në tërë shtetet perëndimore është shpallur si feja që praktikohet më së shumti .

Në kisha rrallë më hyn dikush. Ndonjë aty-këtu.

Ndërsa në Evropë, edhe rrugët po bëhen xhami.

Ata këtë frikë kanë, se jo nga muslimanët.

 

Sharja e paqes

Pse shahet Islami?!

Islami është fe e paqes, e për ditë po shahet. Pse?!

Islami gjithmonë njerëzimit i ka sjellë paqe.

Prej se Islami nuk është në skenë, vazhdimisht kemi luftëra dhe vdekje masive.

Pse e akuzojnë pra, kur Islami s’ka aspak faj?

Sepse Islami është, ka qenë dhe mbetet alternativa e vetme që mund ta shpëtojë dhe rregullojë botën.

E pse pra shahet, pasi që do të ishte në interes të të gjithëve që të rregullohet kjo botë?

Kush është pra kundër Islamit?

Satana, satanistët, sistemi i satanës.

Këta e sulmojnë Islamin. Edhe përkrahësit e tyre. Edhe të mashtruarit.

Ja pse bota e akuzon paqen.

Çfarë zullumi po përjeton bota, e paqes po i thuhet se është fajtore.

Paqja nuk i konvenon zullumqarëve. Prandaj këta e shpallin rrezikun nga Paqja, sepse vetëm këta rrezikohen. Paqja është e kundërta e zullumit.

Është e mirë e njeriut dhe e të gjithëve.

Prandaj, vetëm të këqijtë e shpallin rrezikun nga e Mira.

Edhe pse e Mira do të ngadhënjejë. Për të mirën e të gjithëve.

Prandaj të këqijtë po frikësohen. Dhe e kanë shpallur të Mirën si të keqe.

 

Fuqia e propagandës

Të tjerët, botës i kanë sjellë:

Luftëra.

Ideologjitë antinjerëzore.

Teoritë antishkencore dhe antihumane.

Kolonizim.

Gjak.

Luftërat njëqind vjeçare.

Dhunë.

Refugjatë.

Kryqëzatat.

Inkuizicionin.

1492 –shin.

LPB.

LDB.

Luftërat Ballkanike.

Spastrimet, gjenocidet.

Okupimet e Afrikës, Azisë, Amerikës, Australisë.

Okupimin e shpirtit.

Shkatërrimin e familjes dhe të njerëzimit.

Drogën, prostitucionin dhe të gjitha të këqijat.

Amoralitetin, brengat, pasigurinë, pakënaqësinë.

Dhe të padijshmit i duartrokasin e fajësojnë dikë tjetër.

Kjo është propagandë, se jo mahi!!!

 

Provojeni bile

E provuam komunizmin, socializmin, ateizmin, materializmin, socijalizmin vetëqeverisës, nacionalizmin, kapitalizmin, demokracinë, ja ku jemi.

Pse nuk e provojmë atë që na pat dërguar deri në Beograd, Toplicë, Selanik, Athinë, Greqi, Maqedoni, Mal të Zi, Egjipt, dhe deri në majë të Perandorisë Botërore.

Të gjitha po i provojmë dhe po dështojmë. Kur ju thua ejani provoni edhe Islamin thonë jo. Sepse nuk dinë!!!

Nëse dëshirojmë të kthehemi ku kemi qenë dhe të bëhemi si kemi qenë, t’i kthehemi sistemit me të cilin jemi bërë të njohur.

Tjetër nuk ka. As nuk ka pasur, e as nuk do të ketë.

 

 

Po çuditem

Po na thonë neve muslimanëve, ejani kthehuni në katolikë.

Po çuditem pse nuk po iu thonë të krishterëve shqiptarë ortodoksë kthehuni në katolikë! Ose pse nuk po iu thonë atyre ejani në rrënjët tona! Ose, pse po i lejojnë njëqind sekte krishtere protestante të propagandojnë te ne, e nuk po i thërrasin edhe këto sekte të bëhen katolikë!

Ose, pse nuk po i thërrasin në rrënjët e tyre ateistët!

Ose, pse nuk i thërrasin të kthehen në rrënjë enveristët, titistët e komunistët e tjerë!

Por po na thërrasin vetëm neve muslimanëve!

Vallahi janë hileqarë. A po shihni?

Me qenë për katolicizëm i thërrasin edhe ortodoksët, edhe të pafetë, edhe ateistët, edhe politeistët, edhe paganët, edhe komunistët, edhe protestantët! Jo vetëm neve musli

manëve !!!

Sherrxhinj që janë! Dhe është e qartë që me sherr të madh e kanë.

Jemi në valët e propagandës anti-islame. Në valët e sulmeve ndaj të vërtetës!!!

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free