Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

PARAQITJA E JETË XHUXHËVE ME MEËXHUXHËVE

.Në Kur’an janë përmend jeëxhuxhët dhe meëxhuxhët në ajetin:
“Thanë: O Dhelkarnejn, vërtetë Jeëxhuxhët janë shkatërrimtarë të mëdhenj të
tokës”.Ato janë dy fise me prejardhje nga Jafith bin Nuha që do të paraqiten në
kohë të fundit, pasi që do të shkatërrohet penda (meri) e Dhulkarnejnit. E
ata do të bëjnë shkatërrime në tokë me të gjitha llojet kriminale dhe
mizore. Për shkak se ato do të jenë shumë, do të hanë të gjitha ushqimet
dhe të gjitha bimët, do të pine ujin e liqenit, dhe do ta shterin të tërin.
Ata [dy fiset apo popujt] do të shfaqen gjatë kohës së Isës, birit të
Merjemes, mbas Dexhallit. Allahu do t'i shkatërrojë ata të gjithë brenda
një nate në përgjigje të lutjes së Isës. Ebu Hurejre transmetoi se
pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] kishte thënë:
"Çdo ditë, Jexhuxhët e Mexhuxhët përpiqen të gërmojnë një shteg tejpërtej
digës [pengesës]. Kur ata shohin dritën e diellit nëpërmjet saj, ai që
është në krye të tyre, thotë: 'Kthehuni! Nesër mund të vazhdoni gërmimin'.
Kur ata kthehen, diga është edhe më e fortë sesa ishte më parë. Kjo do të
vazhdojë, derisa t'u vjen koha atyre dhe Allahu dëshiron t'i qesë jashtë
ata. Ata do të gërmojnë, derisa të nisin të shohin dritën e diellit.
Atëherë, ai që është në krye të tyre, do të thotë: 'Kthehuni! Nesër mund të
vazhdoni gërmimin, inshaAllah'. Në këtë rast, ai do të bëjë përjashtim duke
thënë 'inshaAllah', duke ia lënë këtë çështje vullnetit të Allahut. Ata do
të kthehen ditën e nesërme dhe do ta gjejnë birën ashtu siç e lanë. Ata do
të vazhdojnë gërmimin dhe do të dalin kundër njerëzve. Ata do të pinë krejt
ujin ndërsa njerëzit do të strehohen në kalatë e tyre. Jexhuxhët e
Mexhuxhët do t'i hedhin shigjetat e tyre drejt qiellit dhe ato do të bien
në tokë me diçka si gjak në to. Jexhuxhët e Mexhuxhët do të thonë: 'I
mposhtëm banorët e tokës dhe të qiellit'. Pastaj Allahu do të çojë një lloj
krimbi në gropën e zverkut [qafës] të tyre dhe ata do të vriten nga kjo.
Pasha Atë, në dorën e të cilit është shpirti i Muhamedit, bishat e tokës do
të trashen. Jexhuxhët e Mexhuxhët janë dy grupe turqish, pasardhës të
Jafethit, babait të turqve, njërit nga bijtë e Nuhut [alejhi selam]. Në
kohën e Ibrahimit [alejhi selam], ishte një mbret i quajtur Dhul-Karnejn.
Ai e bëri tawaf Qaben me Ibrahimin, kur ai e ndërtoi atë së pari; ai i
besoi dhe e pasoi atë. Dhul-Karnejn ishte një njeri i mirë dhe një mbret i
madh. Allahu i dha pushtet të madh dhe ai sundoi Lindjen e Perëndimin. Ai
kishte nën këmbë krejt mbretërit dhe krejt vendet, dhe udhëtoi gjerë e
gjatë në Perëndim e në Lindje. Ai udhëtoi në Lindje, derisa zateti një
kalim mes dy kodrash, nëpërmjet së cilës dilnin një popull. Ata nuk
kuptonin gjë, sepse ishin të izoluar; ata ishin Jexhuxhët e Mexhuxhët. Ata
po bënin çrregullime gjithandej tokës dhe po u bënin zullum njerëzve,
kështu që njerëzit lypën ndihmë nga Dhul-Karnejn. Ata e lutën atë të
ndërtonte një pengesë [digë] mes tyre e Jexhuxhëve e Mexhuxhëve. Ai u
kërkoi atyre t'i ndihmonin atij dhe ata së bashku ndërtuan një digë duke
përzier hekurin, bakrin dhe katranin. Kështu, Dhul-Karnejn i zaptoi
Jexhuxhët e Mexhuxhët mbas digës. Ata u përpoqën të depërtonin tejpërtej
digës, por nuk ia dolën. Ata nuk mund ta kalojnë, sepse diga është e
stërmadhe dhe e lëmuar. Ata vazhduan të gërmonin dhe kanë qenë duke gërmuar
për shekuj me radhë, dhe do të vazhdojnë gërmimin, deri atëherë kur Allahu
të ketë caktuar që ata të dalin. Atëkohë, diga do të rrëzohet dhe Jexhuxhët
e Mexhuxhët do të ngarendin në të gjitha anët, duke bërë zullum, duke i
shkulur bimët [drunjtë] e duke vrarë njerëz. Kur Isa [alejhi selam] të
lutet kundër tyre, Allahu do të çojë një lloj krimbi në zverkun e tyre dhe
ata do të vriten nga kjo".


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free