Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Psikologjia e suksesit

Si të sillemi në rrethin shoqëror ,e të mos krijojmë armiq rreth vetës?! Nëse vërtetë duhet të qortoni dike ,atëherë këtë bëjëni me taktikë,që të ju mbetët prap shokë dhe të mos ju hidhërohet.Veproni kështu: së pari lëvdoni diqka në personalitetin e tij ,në punën e tij ,apo në veshmbathjen e tij dhe pastaj në mënyrë indirekte mund t’iathuash kritikën që ke ,por më shumë kujdes dhe taktikë ,që as ai vetëtë mos hidhërohet. Kritikën e ashper nuk e pranon askush ,sepse nuk pranon asnjeri që ti cënohet krenaria e tij ,sado i padijshëm që të jetë.Ndërsa kritikën në mënyrë taktike dhe te butë ,t’a pranon çdokush dhe prap do të mbetët shok i yti. Nga ky këndvështrim psikologjik I mrekullueshëm ,e nxjerrim konceptin real se njeriu më lehtë e kapërdin tabletën e hidhur nëse para saj e merrnjë kokërr sheqer. Kemi edhe mënyren tjetër :para se t’a kritikojmë bashkëbiseduesin,së pari duhet t’i përmendim edhe gabimet tona vetanake . Secila qenie njerëzore do të ishte e gatshme ta pranonte kritikën e gabimeve personale, në qoftë se ai që kritikon së pari fillon të flas për gabimetë ngjajshme ,të cilat ai vet i ka bërë.Nëse,pra, edhe vet e pranon se nuk është i përkryer. Edhe propozimi miqësor vlen më shumë se urdhërimi,në këtë rast mund t’i përdorni këto shprehje:”Ndoshta do të kishit mundur të provoni kështu”, “Çka mendoni për këtë lloj të zgjidhjes?”, “Ndoshta kjo do t’ju ndihmonte” eshprehje të tjera të ngjajshme. Gjatë kritikave ,kurrë mos luani me krenarinë e njerëzve.Sa shumë është e rendësishme të dihet të ruhet krenaria e njeriut.E ka pak njerëz të cilët mendojnë për nderin dhe krenarinë e të afërmëve!Sa e sa here ecim nëpër ndjenjat e të tjerëve(pa i marrë ato parasysh)drejt dëshirës për realizimin e drejtësisë.Sa here kritikojmë, qortojmë, sfidojmë dhe I nënçmojmë fëmijet dhe të rriturrit , dhe nuk mendojmë në lëndimet që në atë mënyrë ua sjellim krenarisë se tyre.Sikur në vend të kësaj të ndaleshim për një minute e të mëndoheshim , të gjenim fjalinë e duhur dhe të tregonim pak mirëkuptim, do të kishi mundur t”i zgjidhnim shumë probleme njerëzore pa dhimbje. Si përparsi tjetër psikologjike është edhe të njohurit e etikes se si të zgjoni tek njeriu dëshirën për të arritur sukses dhe vetbesimin me lavdërim në vend të kritikes dhe qortimit. Fuqia e lavderimit shumë shpesh është aq e madhe saqë me të mund t’i ndryshojmë njerëzit.Të gjithë ne , në vete kemi aftësi tëfshehura të cilat zakonisht mbesin të pazbuluara nëse prinërit tanë,shokët apo të afërmit nuk na lejojnë t’i zhvillojmë. Lexoni në mënyrë të përmbledhur nëntë këshilla se si të debatoni pa lënduar dhe shkaktuar urrejtje 1. Fillojeni bisedën me lavdërim dhe mirënjohje të virtyteve të bashkëbiseduesit. 2. Keqkuptimet mundohuni t’i shprehni në mënyrë të tërthortë. 3. Para se të filloni të kundërshtoni ,thirruni në gabimet personale. 4. Shmangjuni urdhërave direkt.Më shumë preferojeni këshillën. 5. Lereni njeriun ta ruan krenarinë personale. 6. Lavdërojini edhe arritjet më të vogla të të tjerëve.Lavdërimi është më i vyeshëm se sa kritika. 7. Tregojuni njerëzve se keni besim në aftësitë e tyre.Ata do të mundohen ta arsyetojnë besimin tuaj. 8. Jepuni guxim njerëzve.Bindini ata se pa shumë mund do të mund ti përmirësojnë gabimet e tyre. 9. Nxisni njerëzit që me kënaqësi t’I kryejnë detyrat e parashtruara. Si të krijoni miq dhe të fitoni përkrahjen e njerëzve? Nësedëshironi që rreth vetes të mbillni urrejtje ,e cila do t'i helmoj njerëzit dhe do t'i lëndoj ndoshta edhe deri në fund të jetës së tyre,atëherë kënaquni në replikat urrejtje-nxitëse edhe atëherë kur nuk jenitë sigurt se keni të drejtë. Mbajeninë mend se njerëzit janë gjaksor nën lëkurë ,se para së gjithash nukjanë qenie të arsyes ,por qenie të ndjenjave ,të ekspozuar bestytnivetë mbushur me mburrje dhe kotësi. Përkëtë arsye është shkëndijë e rrezikshme ,shkëndijë e cila në mendjen egoiste njerëzore nxit eksplodim,e nganjëherë edhe vdekjen e parakohshme. Çdo budalla di të kritikoj ,akuzoj dhe të tërheq vëmendjen -e shumica e budallenjeve këtë edhe e bëjnë .Duhet ,megjithatë të kemi karakter dhe vetkontrollë që të mund të kuptojmë dhe të falim."Njeriu i madh etregon madhështinë e tij në mënyrën se si sillet me njerëzit e vegjël." Përkëtë arsye ,në vend që t'i akuzojmë njerëzit ,të mundohemi t'I kuptojmë.Të përpiqemi ta kuptojmë shkakun e sjelljes së tyre.Kjo ështëmë e preferueshme,më interesantese të kritikuarit.Të kuptuarit lind tolerancën,mirësinë dhe ndjeshmërinë. "T'i njohesh të gjitha d.m.th. t'i falësh të gjithë,sepse edhe vet zoti ,nuk gjykon para vdekjes". E përse do të gjykonim unë e ti? Gjashtë këshilla që do t'ju ndohmojnë ta fitoni përkrahjen e njerëzve 1. Tregoni interesim të sinqertë për të afërmit. 2. Buzëqeshni. 3. Mbajeni në mend se për njeriun ,emri i tij është gjëja më e rëndësishme dhe më e ëmbël në botë. 4. Bëhuni dëgjues i vëmendshëm dhe nxisni të tjerët të flasin për veten. 5. Flisni së pari për atë çka e intereson bashkëbiseduesin tuaj. 6. Ngjalleni në njeriun ndjenjën e rëndësisë personale- por keni kujdes të jeni i sinqertë. Ne folem edhe më herët se kritika nuk na sjell asnje dobi ,përkundrazi edhe miqtë tonë i shdërron në armiq ,sepse kur njeriu merr kritika ,ai edhe më tepër do të insistoj në mendimin e tij paraprak ,edhe kur e dinse nuk e ka mirë.Prandaj po ua shkruaj edhe dymbëdhjetë këshilla me të cilat do t'i nxisni njerëzit në mënyren tuaj të të menduarit. 1. A dëshironi që nga fjalosjet të dilni fitimtar, mundohuni t'i ikni. 2. Respektojeni mendimin e të tjerëve .Kurrë mos i thoni njeriut se nuk ka të drejtë. 3. Nëse nuk keni të drejtë, pranojeni këtë zëshëm dhe pahamendje. 4. Qasjuni njeriut si shok. 5. Mundohuni që në fillim të bisedës të fitoni sa më shumë përgjigje pohuese. 6. Fjalën kryesore mundohuni t'ia lini bashkëbiseduesit. 7. Zgjojeni në njeriun ndjenjën se ideja është e tij. 8. Përpiquni që gjërat t'i vështroni me sytë e njerëzve të tjerë. 9. Bashkëndjeni me dëshirat dhe mendimet e të tjerëve. 10. Thirruni në fisnikërinë dhe ndershmërinë e njerëzve. 11. Shprehni mendimet në mënyrë të gjallë dhe dramatike. 12. Nxisni në njerëz dëshirën për të bërë gara.