Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Tre pleqte

Një grua po ujiste kopshtin, kur pa tre pleq që po qëndronin para oborrit të saj. Ajo nuk i njohu
andaj u afrua dhe i tha:“ Nuk më duket se ju njoh, por duhet të jeni të uritur. Ju lutem, hyni në shtëpi që të mund të hani diçka. “Ata ia kthyen: Është burri juaj në shtëpi? …-Jo, -u përgjigj ajo, -nuk është.-Atëherë, nuk mund të hyjmë. -ngulën këmbë ata.Në mbrëmje, kur burri u kthye, ajo i tregoi gjithçka kish ndodhur.Burri pa u menduar fare i tha:-“Dil dhe tregoju se kam ardhur dhe ftoji që të hyjnë brenda!”Gruaja doli për të ftuar që të tre .-Nuk mund të hyjmë që të tre në shtëpi, -shpjeguan pleqtë.-Pse? -pyeti ajo.Një nga burrat tregoi një nga miqtë e tij dhe shpjegoi: -emri i tij është Pasuri.Më pas tregoi tjetrin. -Emri i tij është Sukses, dhe mua me quajnë Dashuri.Tani, shko brenda dhe vendos me burrin tënd se cilin doni nga ne të tre që të hyjë brenda. Gruaja hyri brenda dhe i tregoi burrit gjithçka që ata thanë.Ai u gëzua dhe tha: -Sa bukur! Nëse është kështu, atëherë të ftojmë Pasurinë që të vijë dhe të mbushë shtëpinë tonë!E shoqja nuk qe dakord: -I dashur pse të mos ftojmë Suksesin?E bija që po i dëgjonte prej kohësh u afrua dhe tha: -A nuk do të ishte më mirë të fusnim brenda Dashurinë?Kështu, familja jonë do të ishte plot dashuri. -Marrim në konsideratë këshillën e vajzës sonë..-tha burri. -Shko jashtë dhe thirr dashurinë, që të jetë i ftuari ynë.Gruaja doli e tha: - Kush nga ju është Dashuria, le të vijë, ju lutem dhe le të jetë i ftuari
ynë. Dashuria u ngrit nga ulësja e vet dhe u drejtua kah shtëpia. Edhe të tjerët u ngritën dhe e
ndoqën pas.E habitur, gruaja iu drejtua Pasurisë dhe Suksesit: -Unë ftova vetëm Dashurinë: pse po vini dhe ju? Të tre u përgjigjën njëherësh: -Nëse do të kishe ftuar Pasurinë ose Suksesin, dy të tjerët do të qëndronin jashtë, por meqë ftove Dashurinë, kudo që shkon ajo shkojmë edhe ne me të.
Ku ka dashuri ka dhe Sukses e Pasuri....