Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Porositë e dijetarëve gjatë sprovave

 Porositë e dijetarëve gjatë sprovave dhe paqartësisë së gjërave(ruaje gjuhën, freno dorën tënde dhe angazhohu me përmirësimin e brendësisë tënde) 
Këto tre porosi janë këshilla të nxjerrura prej Kur’anit dhe Sunnetit të cilat i ka thënë Shejhu i lexuesve të Kur’anit dhe muhadithinëve, Hafidhi i Kufës, Zahidi që diturisë ia bashkangjiti punën, njëri prej gjashtë personave që e kanë ruajtur diturinë e trashiguar prej Muhammedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, Sulejman ibën Mihran El A’mesh (Ali ibën El Medini ka thënë:Diturinë e ummetit të Muhammedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem,e kanë ruajtur këto burra: Amër ibën Dinar në Mekke, Zuhriu në Medine, Ebu Is-hak Es-Sebi’i dhe A’meshi në Kufe, Katadeja dhe Jahja ibën Ebi Kethiri në Basra. Tarih Bagdad 9/9) 
Imam ‘Ixhliu rrëfen: Në kohë kur në Kufe ndodhi fitneja El Hasen ibën Hurri tuboi dijetarët e Kufës që të shkruajnë një këshillë për njerëzit. Në mesin e tyre ishte edhe A’meshi i cili i tha tre fjalë të cilët dijetarët e tjerë i konsideruar të mjaftueshme. Tha: All-llahu e mëshiroftë njeriun i cili ruan gjuhën e vet, frenon (nga e keqa) dorën e vet dhe angazhohet me përmirësimin e brendësisë e vet. Pastaj urdhëroi që të shpërndahen njerëzit sepse urrente tubimet e gjata. (Tarih Dimeshk 13/56) 
Nuk ka libër prej librave të hadithit e që mos të përmban në vete hadithe që flasin për sprovat dhe fitnet (çrregullimet). Këtë e dëshmojnë edhe librat bazë: Buhariu, Muslimi, Suneni i Ebu Davudit Suneni i Tirmidhiut dhe shumë tjerë. 
Për shembull: Në librin e Buhariut: Libri i fitneve, Kaptina: Çfarë na është transmetuar për fjalën e All-llahut, subhanehu ve teala: “ Dhe kini frikë Fitnen (sprovën, çrregullimin, sjellejen e fatkeqësive e mundimeve) e cila nuk dëmton vetëm ata që bëjnë keq…” (Enfal, 25) dhe si i Dërguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, u tërhiqte vëmendjen besimtarëve për fitnet . 
Për këtë shkak ne në këtë kohë, koha e sprovave dhe rrëmujës, kemi nevojë që të ndalemi me këto ajete dhe hadithe që janë shpallur për këtë dhe të marrim mësime dhe regulla që do ta na e mundësojnë ta shpëtojmë vetën prej tyre. Këtë na e siguron vetëm libri i All-llahut dhe sunneti i Resulullahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. 
Abdur-Rahman ibën Ebza [rahimehull-llah] rrëfen: Kurndodhi rasti i Uthmanit, radijall-llahu anhu, e pyeta Ubejj ibën Ka’bin, radijall-llahu anhu: O Ebu Mundhir ku është rrugëdalja? U përgjigj: Në Librin i All-llahut, atë që e ke të qartë vepro sipas saj atë që se ke të qartë pyeti dijetarët. (Et-Tarih El Evsat 1/64 me sened të saktë) 
Udhërrëfyes i mirë është edhe udhëzimi i Sahabeve të cilit përjetuan gjitha sprovat që filluan me vrasjen e halifës së drejtë Uthman ibën Affani, radijall-llahu anhu. 
Thotë Imam Ahmedi [rahimehull-llah]: Na ka treguar Ismaili i cili ka thënë na ka treguar Ejjubi prej Muhammed ibën Sirinit: Filloi fitneja në kohë kur numri i sahabeve ishte dhjetë mijë. Numri i tyre në të (në fitnen) nuk u pakua as për njëqind bile as për tridhjetë. 
Për këtë shkak mendoj se zbatimi i këshillave që i përmendëm është kështjellë që i siguron mbrojtje besimtarit nga fitnet që hutojnë dhe ngatërrojnë edhe kërkuesit e diturisë. 
Nëse nuke praktikojmë këshillën e parë (ruajtja e gjuhës) do të gjykojmë për gjëra për të cilat Umer ibën El Hattabi kishte tubuar sahabet që morrën pjesë në luftën e Bedrit dhe kishte falur namazin e Istihares një muaj me rradhë. 
Mospraktikimi i këshillës së dytë (frenimi i dorës) ndoshta do të shkakton derdhjen e gjakut të muslimnëve të pafajshëm për shkak të dyshimit dhe paragjykimeve. 
Nëse fillojmë të angazhohemi me vetveten do të nxjerrim përfundim se nuk kemi kohë për asgjë tjetër… 
Por përkrah kësaj duhet të kuptojmë disa gjëra: 
• Ruajtja e gjuhës për shkak të fitnes nuk d.m.th. heshtje kur flasin ata që përhapin dyshime dhe shprehin arrogancë ndaj caktimeve të All-llahut dhe caktimeve të Resulullahut . qartësimi i të vërtetës në këtë rast është i domosdoshëm. 
• Nga heshtja e lavdëruar nuk është edhe mosshpjegimi i ligjshmërinë e xhihadit dhe fakti se ai është kulminacioni i Islamit. 
• Nga heshtja e lavdëruar nuk është mospotencimi i obligimit për solidaritetit mes muslimanëve dhe armiqësisë ndaj mosbesimtarëve 
• Nga heshtja e lavdëruar nuk është lënia e urdhërimit në të mirë dhe ndalimit e të keqës 
• Nga heshtja e lavdëruar nuk është mosluftimi i bidateve dhe bestytnive dhe shpalosja e lëvizjeve shkatërruese siç është laicizmi 
Qartësimi i këryre çështjeve është një prej obligimeve më të rrëndësishmenë këtë kohë kur armiqt e Islamit mundohen që të fshijnë Islamin duke e paraqitur si armik i përparimit, fe që promovon terorizmin, fe që është në kundërshtim me të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes dhe respektimin e të tjerëve. 
Për këtë shkak rreziku me i madh është mosnjoftimi i të rinjëve me çështjet e fesë në baza të shëndosha që mbështeten në Kur’an dhe Sunnetin e pastërt. Për këtë shkak që të gjithë duhet të angazhohemi me punë të zellshme dhe me gjithë potencialet që i posedojmë për t’ua qartësuar muslimanëve fenë e tyre. Kështu do të fitojmë nderin që të shërbejmë fenë e All-llahut. 
Në fund lus All-llahun, subhanehu ve teala, që të na mbron nga fitnet që duken dhe nga ato që nuk dukën. Amin 

 


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free