Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Hytbeja e profetit (e bukur)

Në vitin 630 profeti Muhamed (a.s) drejtoi një ekspeditë drejt Tebukut. Në Tebuk ai mbajti një hutbe klasike, që përmbledh shkurtimisht mesazhin e tij. Pasi e madhëroi dhe falënderoi Allahun e Lartësuar, profeti (a.s) tha: “Me të vërtetë, fjala më e vërtetë është Libri i Allahut. Fortesa më e besuar është fjala e mirë. Feja më e mirë është feja e Ibrahimit. Shembulli më i mirë është shembulli i Muhamedit. Fjala më e shkëlqyer është thirrja e Allahut. Tregimi më i mirë nga të gjithë tregimet është në këtë Kuran. Puna më i mirë, është ajo që kryet me vendosmëri. Gjërat më të këqia në fe janë ato gjëra, që kryhen pa leje. Rruga më e mirë është rruga, mbi të cilën kanë ecur profetët. Vdekja më fisnike është vdekja e dëshmorit. Verbimi më fatkeq, është mosbindja pas udhëzimit. Vepra më e mirë është ajo që është e dobishme. Udhëzimi më i mirë është ai që vihet në praktikë. Verbimi më i shëmtuar është verbimi i zemrës.
Dora që jep është më e mirë se dora merr. E pakta që mjafton është më e mirë se ajo që është e tepërt dhe joshëse. Pendimi më i keq është ai që vjen kur vdekja të sheh në sy. Vetmia më e keqe është ajo që do të ndihet në ditën e Ringjalljes.
Disa njerëz nuk vijnë ndryshe në namazin e sabahut, vetëm se me mëdyshje dhe vonesë. Dhe disa prej tyre nuk e kujtojnë ndryshe Allahun, vetëm se me mosdashje. Gjuha që është e dhënë pas gjërave të rreme është burim mëkatesh.
Prona më e çmuar është pasuria e zemrës. Pasuria më e mirë është devotshmëria. Kulmi i urtësisë është frika ndaj Allahut, të Gjithëfuqishmit, të Lartit. Gjëja më e mirë që e mban zemrën gjallë, është besimi dhe bindja; dyshimi është dalje nga feja.
Vajtimi në ankth dhe lavdërimi i tepruar i të vdekurit është vepër pa dije. Tradhtia e shpie njeriun në zjarrin e Xhehenemit. Pirja në djegie. Poezia e turpshme është vepër e djallit. Vera është nëna e të gjitha të këqijave. Gjëja me e keqe që hahet është pasuria e jetimit. I bekuar është ai që e pranon këshillën e të tjerëve.
Secili prej jush do të kalojë në një vend katërkubikësh (në varr). Punët tuaja do të përcaktohen përfundimisht në botën tjetër. Ëndrra më e keqe është ëndrra e rreme. Çdo gjë e rezervuar është afër.
Të abuzosh me besimtarin është shkelje; të ngresh armët kundër tij është dalje nga feja. Ta përgojosh atë është mosbindje ndaj Allahut. Pacënueshmëria e pasurisë së tij është e ngjashme me atë të gjakut të tij.
Ai që betohet rrejshëm në emër të Allahut, ai e përgënjeshtron Atë. Ai që fal të tjerët, do të falet. Ai që fal të tjerët, do të falet nga Allahu për mëkatet e tij.
Ai që mban zemërimin, Allahu e shpërblen atë. Ai që i përballon fatkeqësitë me durim, Allahu ia kompenson atij. Ai që punon vetëm për famë dhe emër, Allahu e poshtëron atë. Ai që duron dhe vetëpërmbahet, Allahu i jep atij shpërblim të dyfishtë. Ai që nuk i bindet Allahut, Allahu e ndëshkon atë.
Kërkoj falje tek Allahu
Kërkoj falje tek Allahu
Kërkoj falje tek Allahu
Jeta e Muhamedit nga Prof. A.H. Sidikui faq. 283-4, Përktheu Ermira Dani


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free