Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Rendesia e levizjes ne gjume

Do të mendoje se ata janë të zgjuar, ndërsa ata ishin të fjetur, e Ne i rotullonim herë në krahun e djathtë e herë në të majtin. Qeni i tyre kishte shtrirë këmbët e para pranë hyrjes. Sikur të kishe hasur në ta, do të ishe kthyer duke ikur dhe do të ishe mbushur frikë prej tyre. (Kur'an, 18:18) Ajeti I mësipërm I referohet Banorëve të Shpellës, të vilët qëndruan në gjumë për qindra vjet. Përveq kësaj, Allahu gjithashtu shpall se Ai I lëvizi trupat e tyre në të majtë dhe në të djathtë. Uërtsia e kësaj u zbulua vetëm në kohët e fundit. Njerëzit që qëndrojnë të shtrirë në të njëjtin pozicion për një periudhë të gjatë kohore hasin në probleme serioze shëndetësore, të tilla si vështirësi të qarkullimit, plagë, dhe koagulim të gjakut në atë pjesë të trupit që është në kontakt me sipërfaqen në të. 164 Plagët rezultuese janë të njohura si “plagët e shtratit” apo “plagët e shtypjes”. Për shkak të presionit së vazhdueshme në atë pjesë të trupit kur personi nuk lëviz për një periudhë të gjatë kohorë, enët e gjakut ngushtohen dhe mund të mbyllen tërësisht. Si rezultat I kësj oksigjeni dhe ushqimet e tjera të bartura nga gjaku nuk mund të arrijnë lëkurën dhe kështu lëkura fillon të vdesë. Kjo shpie deri të shfaqja e plagëve në trup. Nëse këto plagë nuk shërohen mund të vdesin yndyra dhe muskujt gjithashtu. 165 Këto plagë, të cilat formohen nën lëkurë ose inde, mund të marrin përmasa serioze nëse nuk shërohen. Nëse infektohen ato mund të shpijnë madje edhe në vdekje. Gjëja më e shëndetshme që mund të bëhet është të ndryshohet pozita e trupit cdo 15 minuta në mënyrë që të reduktohet ky presion. Pacientët të cilët nuk mund të lëvizin vetvetiu marrin trajtim të veqantë dhe lëvizen cdo 2 orë nga njerëz tjerë. 166 Fakti që këto informata mjekësore gjenden në Kuran, të cilat janë zbuluar vetëm tek në shekullin e kaluar, është edhe një tjetër mrekulli.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free