Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Shenjat e dites se fundit, a ka ndodhur ndonjera

10 Shenjat e Ditës së Fundit - A ka ndodhur ndonjëra?

DITA E FUNDIT DO TË THOTË EPOKA E FUNDIT
Termi “Ditë e Fundit” në realitet qëndron pas “Epokës së Fundit”, apo epokës që do të kulminoj në fund të historisë – kur Mesihu i vërtetë, Isai biri i Merjemes (jo biri i Zotit), do të kthehet që të sundoj botën nga Jerusalemi me drejtësi dhe sundim të “përhershëm”. Do të jetë “i përhershëm në kuptim se historia do të marr fund me atë ngjarje. Jeta në tokë pas kësaj ngjarjeje, dhe pas vdekjes së Isait si qenie njerëzore, dhe pas varrimit të tij pranë Profetit Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut të Lartësuar qofshin mbi të dy) në Medine, nuk do të kualifikohet si histori. Kjo do të jetë kështu pasi litari modern laik do të ketë arritur fundin e vet të parashikueshëm në një total të pazot, dhe në një kolaps konsekuent të moralit, dhe ndërgjegjes morale, saqë njerëzit do të harrojnë statusin e tyre njerëzor dhe “do të kryejnë marrëdhënie seksuale në publik si gomarët”. Njashtu është shumë e qartë (veçanërisht gjatë kohës së Karnavalit të Trinidadit) se ne jemi shumë afër përmbushjes së kësaj profecie ogurzezë nga Profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).
Për sa i përket pretendimeve të rreme të civilizimit perëndimor me një sy Judeo-krishterë dhe “shtëpive të tyre të robërve” rreth botës. Ata pretendojnë se njerëzimi po shënon një progres të pa precedan, se koha e tashme është më e mira e të gjitha epokave, se bota shënon rritje në të mirë, dhe se civilizimi modern perëndimor është më i miri i të gjithë civilizimeve të mëparshme, duke përfshirë Islamin, në agoni të vdekjes dhe të vjetërsuar!
Përkitazi me këtë, “shtëpi të robërve” këtu është edhe ishulli im i Trinidadit që insiston se myslimanët duhet të mbeten pjesë e “shoqërisë kryesore” – edhe atëherë kur ajo shoqëri është drejtuar kah zjarri i Xhehenemit.
Përderisa një anije po përmbytet dhe ti nuk mund ta parandalosh atë, ti duhet të largohesh nga ajo anije, dhe ti paralajmërosh të tjerët që ta bëjnë të njëjtën gjë. Anija e botës tash më po përmbytet! Dëshmitë janë gjithkund rreth nesh dhe dhimbshëm të dukshme si drita! Por ata që janë të verbër nuk mund ta vërejnë dot se anija po përmbytet. Ata përdorin blloqet e çeqeve, apo fuçitë e armëve të tyre, që të vendosin veten rreth botës si udhëheqës. I verbëri udhëheq të verbëtin përderisa të gjithë nuk humbasin dhe të përmbyten si populli i Nuh-it (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të).
Profeti Muhamed ka paraparë më shumë shenja të Ditës së Fundit. Shumica e këtyre është e njohur si shenja “të vogla”. Le ti përshkruajmë disa nga këto para se tu kthehemi dhjetë shenjave “të mëdha” në të cilat do të përfshijmë tërmetin e madh nënujor dhe cunamin rezultues në Azinë Jug-Lindore që ka ngjarë në dhjetorin e vonshëm të vitit 2004.
SHENJAT E VOGLA
Profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut të Lartësuar qofshin mbi të) mbi Epokën e Fundit ka thënë se:

• “Njerëzit do të ndjekin një mënyrë jetese të ndryshme nga e imja, dhe do të japin udhëzim të ndryshim nga udhëzimi im”... “Frikohem për njerëzit e mi se vetëm udhëheqësit do ti udhëzojnë ato në humnerë”... “Para Orës së Fundit do të ketë gënjeshtar të mëdhenj, prandaj keni kujdes nga ato”... “Kur anëtari më i dobët i fisit bëhet prijës, dhe kur anëtari më i pavlerë i komunitetit bëhet lider, dhe njerëzit e respektojnë nga frika se ai mund të bëj gjëra të këqija, dhe liderizmi u jepet njerëzve që janë të pavlerë ndaj tij, përveç se në Orën e Fundit”. Të gjitha këto paralajmërime deri më tani janë përmbushur në mënyrë dramatike dhe ogurzezë. Rreth mbarë botës sot, me disa përjashtime, dhe madje edhe këtu në Ishullin tim amë të Karaibeve Trinidad, njerëzit, duke përfshirë Muslimanët, tani kanë liderët më të keq. Kjo është një shenjë kërcënuese e Ditës së Fundit që veç më po kalon, pastaj ka edhe shumë të tjerë që ne nuk i dimë, apo nuk mund ti shohim, dhe ata verbërisht vrapojnë si kafshët memece që të miratojnë apo ndjekin udhëheqësit e tillë për përfitime personale, apo frikë, apo për shkak të injorancës absolute; “Gratë do ti rregullojnë flokët e tyre që do të duken si një gungë e kurrizit të devesë”, dhe kjo shenjë veç më ka ndodhur, ne po e shohim atë për çdo ditë;
• “Gratë do të vishen si burra”, dhe ne veç më i shohim ato sot me pantallona, xhaketa apo, ndoshta, edhe me kravata; dhe “gratë do të jenë të veshura por përsëri do të jenë të zhveshura”, dhe kjo profeci, njashtu, veç më është përmbushur. Kur gruaja del në publik “e veshur, por përsëri e zhveshur” sikurse ata po bëjnë sot, dhe kur myslimanët nuk mund të parandalojnë një gjë të tillë, ata atëherë duhet të kërkojnë që të largohen nga shoqëria e tillë deri sa gratë të mos bëhen plotësisht të zhveshura dhe “të bëjnë marrëdhënie seksuale në publik si gomarët”. Nëse ata në mënyrë marrëzie zgjedhin që të mbeten pjesë e shoqërisë së tillë të korruptuar dhe dekadente atëherë ata apo fëmijët e tyre me siguri do të shkatërrohen nga ajo shoqëri e tillë.
• “Burrat do të vishen si gra”, dhe njashtu kjo shenjë veç më është përmbushur. Gati se askush nuk mund të thotë se “ajo” i ashtuquajturi “person që vishet shik”, është me të vërtetë një burrë;
• Homoseksualiteti (dhe lesbianizmi) do të bëhet gjë e zakonshme, dhe po që tani po ndodh para syve tanë. Pranimi në shoqëri dhe mbrojtja ligjore për këtë shtrembërim seksual të neveritshëm po fiton terrenet. Në të vërtetë ata që u përmbahen ndalimeve hyjnore të një shtrembërimi të këtillë seksual janë tani të demonizuar si njerëz që vuajnë nga një sëmundje e quajtur “Homofobia”;
• Fëmijët e lindur jashtë martesës do të bëhen gjë e zakonshme, në fakt martesa tani po duket si diçka e vjetërsuar;
• Kurvëria dhe tradhtia bashkëshortore do të bëhen gjëra të zakonshme, kjo; njashtu duket se veç më është përmbushur në një botë moderne në të cilën virgjëria dhe besnikëria martesore po bëhen jo-moderne;
• Shpërpjesëtimi në raport mes burrave dhe grave deri në atë masë saqë “ një burrë do të duhet të mirëmbaj (jo të martohet) me pesëdhjetë gra”, kjo akoma nuk ka ndodhur por mund të ndërlidhet me ndikimin në prodhimin e spermës mashkullore me gjëra të tilla si ndotja e ambientit dhe ushqimi i modifikuar gjenetikisht;
• Konsumimi i pijeve alkoolike universale, kjo “nënë e gjitha të këqijave” tashmë është bërë një fatkeqësi e tmerrshme në të cilën askush nuk është i sigurt nga një shofer i dehur; foshnja e palindur kur nëna e saj pi vuan marramendësisht për gjëra të tilla; njerëzit, duke përfshirë Kryeministrat, pinë dhe bëhen të dehur, dhe më pas sillen në opinion si gomarë;
• “Dituria fetare do të zhduket”, pasi që dijetarët e udhëzuar në rrugën e drejtë të Islamit janë të demonizuar, margjinalizuar, “të ndaluar”, apo të deklarohen që të jenë “rrezik i madh i sigurisë”. Vetëm ata dijetar që me shkathtësi mund ti kalojnë dhe të vallëzojnë me meloditë e atyre që kontrollojnë pushtetin janë të lejuar e të papenguar që të predikojnë një version të pastruar kozmetik të Islamit të pranueshëm për udhëheqësit e pazot të botës. Institucionet e Diturisë Islame janë të detyruara që ti nënshtrohen kontrollit të atyre që bëjnë luftë ndaj Islamit. Nëse ata nuk nënshtrohen, ata do të mbyllen. Studentët e huaj janë të ndaluar që ta studiojnë Islamin në republikat e caktuara Islame.
• “Koha do të kaloj shpejt – një vit do të kaloj si një muaj – një muaj si një javë – një javë si një ditë” etj., dhe tashmë perceptimi i kalimit të shpejtë të kohës është një përvojë universale;
• Mbizotërimi i vrasjes së rastit, vrasjet dhe dhuna kështu që “një vrasës nuk do ta dij se përse ai vret, ai që vritet nuk e di se përse vritet”, dhe “kështu çdo epokë pasohet me më të këqija” – tashmë rreth botës vrasje të rastit të paskrupullta kanë arritur të eskalojnë në mënyrë konstante;
• “Asgjë nuk do të mbetet nga Islami përveç emrit, dhe asgjë nuk do të mbetet nga Kur’ani përveç gjurmëve (të shkrimit) (Kur’ani nuk do të studiohet, askush nuk do të ndjek udhëzimin e tij, do të recitohet në mënyrë mekanike etj.); Mesxhidet (xhamitë) do të jenë struktura të mëdha por do tu mungoj udhëzimi; dhe Ulema-të (dijetarët fetar të Islamit që prezantojnë njerëz të tillë) do të jenë njerëzit më të këqij poshtë qiellit. Që nga paraqitja e Fitne-së (grindjes) dhe do të ketë qendra të Fitne-së (pasi që ata kanë tradhtuar Islamin)” – ka shumë dijetar të shquar të Islamit që deklarojnë këtë profeci, që njashtu, sot ka gjetur përmbushjen. Dëshmitë e tilla sot janë shumë të mëdha. Khalifati Islam që një kohë të gjatë është shkatërruar, Zekati më nuk mblidhet dhe të distribuohet nga shteti, paraja më tash është e korruptuar, Shirku universal ka korruptuar mbarë njerëzimin, Riba (kamata) është dominuese në mbarë botën, dhe Haxxhi me siguri së shpejti do të braktiset;
• Konsumi universal i Ribas (kamatës, huazimit të parave me interes, dhe transaksioneve që “rrjepin” njerëzit përmes mashtrimit në biznes, etj). Në mbarë botën sot Riba në sistemet bankare dhe të sigurimit, si dhe në sistemin monetar, tash më ka marrë kontrollin total mbi tregun dhe jetën ekonomike. Janë edhe disa shenja të vogla që janë shtrirë në gjuhën enigmatike si të tilla,
• “Një robëreshë do të lind zonjën e saj”, e bërë e mundur përmes kombinimit të Riba-së dhe revolucionit modern feminist, dhe;
• “Barinjtë këmbëzbathur lakuriq do të konkurrojnë me njëri-tjetrin në ndërtimin e ndërtesave të larta”. Kjo më veç është përmbushur kur pasuria harxhohet në projekte madhështore dhe të shtrenjta nga njerëz që janë të etur për simbole të dukshme nga statusi në botën moderne që njeh të pasurit si “dikush” dhe të vobektit si “askush”(për më tepër shih tregimin e njeriut të pasur dhe atij të varfrit në Suren el-Kehf të Kur’an-it).
Dhe janë disa shenja të vogla që akoma nuk kanë ndodhur si të tilla:
• “Ora e Fundit nuk do të vijë deri sa çështjet nga vendi i Hixhazit (që është Arabia Saudite) një zjarr do të ndriçoj shpinat e deveve në Bursa”. Por shkëmbimin e Basra-së për Hixhaz-in, kjo profeci ndoshta, parashikon një sulm nuklear brenda apo rreth Iranit të cilin me siguri do ta filloj Izraeli në klubin e fuqive nukleare. Pra, shumë nga këto Shenja të vogla të Ditës së Fundit, dhe shumë të tjera që nuk janë cekur, tash më kanë ndodhur, që ne tani të kthehemi tek Shenjat e mëdha me një njohje të qartë se ne tashmë jetojmë në Epokën e Fundit.
SHENJAT E MËDHA
Hudhayfah ibn Usayd Ghifari, shoku i Profetit, ka thënë,
“Profeti i Allahut erdhi papritmas tek ne përderisa ne diskutonim. Ai pyeti: për çfarë po diskutoni? Shokët u përgjigjën: ne po diskutojmë subjektin e Orës së Fundit. Atëherë ai tha: Nuk do të vij përderisa nuk i shihni dhjetë shenja. Dhe këtu ai ceku “tymin, “Dexhalin”, “bishën”, “lindjen e diellit nga perëndimi”, “zbritjen e Isait birit të Merjemes”, “Jexhuxhët dhe Mexhuxhët”, Shafitjet e tokës në tre vende, një në lindje, një në perëndim dhe një në Arabi, në fund të cilave “një zjarr do të digjet nga Jemeni dhe do të çoj njerëzit në vendin e kuvendit” (vendi ku njerëzimi do të mblidhen për gjykim)”.
(Sahih Muslim)
Këtu, pra janë dhjetë Shenjat e Mëdha të Ditës së fundit siç është paraparë nga Profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut të Lartësuar qofshin mbi të):
• Dexhalli – Mesihu i rremë apo Anti – Krishti,
• Tymi,
• Bisha e tokës (që ka gjasa të jetë toka e shenjtë),
• Dielli do të lind nga perëndimi,
• Tre shafitjet e tokës,
• Një në lindje
• Një në perëndim
• dhe një në Arabi,
• Një zjarr do të dal nga Jemeni dhe do të mbledh njerëzit tek vendi i mbledhjes (për gjykim),
• Biri i Merjemes do të zbres. Edhe pse këto shenja nuk janë dhënë nga I bekuari Profet (paqja dhe mëshira e Allahut të Lartësuar qofshin mbi të) në mënyrë kronologjike të ndodhjes, unë kam bërë përpjekje për të vënë ato në këtë mënyrë, me ata që akoma nuk kanë ngjarë në fund të listës. Dhe si arrita tek rendi i sipërpërmendur? Ne e dimë nga hadithet e Profetit të bekuar se shafitja e tretë e tokës, ajo që do të ndodh në Arabi, do të fundos një armatë që do të jetë drejtuar drejt Mekkes. Ajo ushtri do të jetë drejtuar që të sulmoj Imam el-Mehdi-un, pasardhësin e Profetit Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut të Lartësuar qofshin mbi të). Është profetizuar se ai do të restauroj Khalifatin islamik (apo modelin Islamik të shtetit) në Gadishullin Arabik. Dhe pasi që kjo shenjë të ketë ndodhur (tërmeti i tretë më i madh) se pastaj biri i Merjemes do të zbres nga qielli me krahët e tij të vendosur në krahët e dy engjëjve, dhe do të vras Dexhallin, Mesihun e rremë apo Anti-Krishtin. Kur’ani ka përshkruar Isain (rikthimin e Isait) si ilm (që këtu ka për qëllim çelësin kryesor të subjektit) të Orës së Fundit:
“Dhe ai (Isai) do të jetë Shenjë (e ardhjes së) së Orës (së Gjykimit): prandaj mos kini dyshim rreth saj (Orës), por më ndiqni Mua: Kjo është Rruga e Drejtë.”
(Kur’an, Zukhruf, 43:61)
Vijon se kthimi i tij duhet të vijë në mënyrë kronologjike në fund të listës. Ne njashtu e dijmë se “zjarri” nga Jemeni do të pasoj tërmetin e fundit. Dhe tani duket se tërmeti i madh në Lindje veç më ka ndodhur, ne jemi në pritje të më shumë shenjaave të mëdha që të ndodhin. Kur kanë ndodhur gjashtë shenjat e para “të mëdha”?
DEXHALLI
Unë kam argumentuar në librin tim “Jerusalemi në Kur’an – Një Këndvështrim Islamik i Fatit të Jerusalemit”, se Dexhalli Mesihu i rremë është lëshuar në botë gjatë jetës së Profetit Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut të Lartësuar qofshin mbi të). Ai tashmë ka kompletuar fazën e parë të misionit të tij që ka zgjatur për “një ditë sa një vjet”, dhe është në të përmbushur fazën e dytë që po zgjat sa “një ditë sa një muaj”. Faza e tretë dhe e fundit e misionit të tij ( e shtirjes së Mesihut të vërtetë) që do të zgjas për vetëm “një ditë sa një javë” besoj, se do të filloj kur Izraeli të zëvendësoj SHBA-të si shteti sundues i botës. Dhe kjo do të ndodh kur Izraeli të nis luftë të madhe që do të rezultojë me një zgjerim dramatik territorial “nga lumi Nil i Egjiptit deri në lumin Eufrat”. Izraeli atëherë do të ketë nën kontroll Kanalin e Suezit dhe naftën e Gjirit Arabik.
Kah fundi i fazës së tretë, Dexhalli, Mesihu i rremë veç më do të jetë i lindur në botë nga prindër çifut, do të jetë rritur që të bëhet sundimtari i Izraelit dhe, kështu, do të ketë kompletuar misionin e tij që të sundoj botën nga Jerusalemi. Dhe sigurisht që Allahu e Di më së miri!
Një kapitull i tërë i librit i është përkushtuar trajtimit të subjektit të Dexhallit. Tani un po shkruaj një kuartet të librave mbi Suren el-Kehf të Kur’an-it, dhe një nga katër librat do ti jetë përkushtuar kryekëput sqarimit krahasues të subjektit të Dexhallit, Mesihut të rremë në Islam Insha Allah.
JEXHUXHËT DHE MEXHUXHËT
Unë njashtu kam argumentuar në librin tim se Jexhuxhët dhe Mexhuxhët janë liruar në botë gjatë jetës së Profetit Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut të Lartësuar qofshin mbi të). Vetë Kur’an-i Fisnik ka cekur (Kur’an, el-Enbijah, 21:94-5) një “qytet” që është shkatërruar nga Allahu i Lartësuar, dhe njerëzit e atij qyteti janë dëbuar, dhe pastaj ka vënë ndalesë që të kthehen ato që ta kërkojnë si të tyrin përderisa Jexhuxhët dhe Mexhuxhët nuk janë liruar, por njashtu, edhe të jenë të shpërndarë (në mbarë botën) në të gjitha drejtimet.
“Ndërsa është e pamundur për (banorët e) një fshati të cilin e kemi shkatërruar Ne, të kthehen në të (që ta kërkojnë si të tyrin); Deri sa të hapet (penda) e Jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, dhe ata të zbresin nga çdo bregore me shpejtësi (duke kopjuar vetveten e tyre ndër mbarë njerëzit e botës).”
(Kur’an, al-Enbijah, 21:95-96)
Unë kam identifikuar këtë “qytet”-fshat që të jetë Jerusalemi. Dhe pasi që çifutët veç më janë kthyer në Jerusalem që ta kërkojnë atë si të tyre, pason se Jexhuxhët dhe Mexhuxhët, si dhe Dexhalli, janë shumë afër fundit të misionit të tyre. Dhe padyshim se Allahu e di më së miri!
Një tjetër kapitull i “Jerusalemit në Kur’an” i është kushtuar sqarimit të subjektit të Jexhuxhëve dhe Maxhuxhëve. Veç kësaj, në kuartetin e librave mbi Suren el-Kehf do ti përkushtohet një sqarim krahasues këtij subjekti Insha Allah.
DUKHAN (TYMI)
Kjo duket të jetë në përgjithësi ndotje e ambientit (jo vetëm smog dhe mjegullim) kjo veç më është duke shkaktuar kaos në tokë dhe po sjell ngrohjen globale me ndikimin pasues të tërmeteve, që duket të jetë fajtori kryesor i ndotjes së ambientit në botë sot. Me fjalë tjera, ne jemi mashtruar në shkaktimin e Dukhan-it (tymit) që sjell ngrohjen globale dhe ndonjë katastrofë klimatike eventuale. Dhe Allahu e di më së miri! Sidoqoftë, është me rëndësi që të shënojmë se janë disa Hadithe në Sahih Bukhari që deklarojnë se shenja e Dukhan-it (tymit) veç më ka ndodhur gjatë jetës së Profetit të bekuar.
D’ABBATUL ARD (BISHA E TOKËS )
Unë kam argumentuar në “Jerusalemi në Kur’an” se bisha e tokës në fakt është shteti mashtrues i Izraelit që tani po okupon Tokën e Shenjtë. Sheiku i ditur, Safar al-Hawali, mban mendimin se “bisha” është Lëvizja Sioniste. Dhe me siguri se Allahu e di më së miri!
DIELLI DO TË LIND NGA PERËNDIMI

Ata që e interpretojnë këtë shenjë në mënyrë të fjalëpërfjalshme pretendojnë se rregulli i natyrës do të kthehet mbrapsht përkundër deklarimit Kur’an-or që thotë se nuk mund të ketë ndryshime në krijimin e Allahut (nga këndvështrimi natyral):
“Përqendro veten tënde sinqerisht në fe, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fe), feja e Allahut në të cilën i krijoi njerëzit, ska ndryshim: nuk ka ndryshim në krijimin e Allahut: kjo është feja e drejtë: por shumica e njerëzimit nuk e kuptojnë.”
(Kur’an, al-Rum, 30:30)
Ata edhe përveç deklarimit specifik të Profetit Ibrahim (paqja dhe mëshira e Allahut të Lartësuar qofshin mbi të) se Zoti i tij e bën që dielli të lind nga Lindja. Ibrahimi më pas vazhdoi që të sfidoj mbretin që të bëj që dielli të lind nga perëndimi nëse ai posedonte fuqi më të madhe se Allahu:
Ai nuk u kthye nga vizioni i tij për të cilin polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit të tij, sepse Allahu i kishte dhënë atij pushtet? Ibrahimi tha:
“A nuk ke arritur të dijsh për atë që përse Allahu i kishte dhënë pushtet, ai (Nemrudi) polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit të tij. Kur Ibrahimi tha: “Zoti im është Ai që jep jetë dhe vdekje!” Ai tha: “Edhe unë jap jetë dhe vdekje!”Ibrahimi tha: “Zoti im sjell diellin nga lindja, sille pra ti atë nga perëndimi?” Atëherë ai që nuk besoi mbeti i hutuar. Allahu nuk e shpie në rrugë të drejtë popullin mizor.
(Kur’an, al-Bakareh, 2:258)
Dhe kështu ata presin që lindja nga perëndimi si një ndodhi të ndodh në mënyrë të fjalëpërfjalshme, kështu duke injoruar rregullin bazik që asnjë Hadith nuk mund të jetë në kontradiktë me Kur’anin.
Por kjo shenjë ka provokuar një numër të madh të interpretimeve jo të fjalëpërfjalshme, të gjitha që pajtohen se veç më ka ndodhur. Këndvështrimi i jonë është se lindja e diellit nga perëndimi simbolizon një botë të kthyer mbrapsht në të cilën njerëzit udhëhiqen nga hundët e tyre në një mënyrë jete që është shumë e kundërt nga ajo që Allahu e ka përcaktuar. Paratë natyrale për shembull, të identifikuara në Kur’an, janë nga metalet e çmueshme. Kur paratë e tilla janë në sasi të vogla në një treg si ai i Medines, atëherë si ndryshim për to në formë që të jetë jetë komode si gruri, elbi, hurmat, kripa, etj, një kohë të caktuar mund ta zëvendësojnë paranë. Rreth mbarë botës sot paratë natyrale me vlerën e perceptuar janë zhvendosur nga paratë artificiale me vlerë të paperceptuar dhe përdoren si një instrument i opresionit. Mënyra e jetës mbrapsht tashmë është pranuar nga shumica e njerëzve. Në këtë kuptim, prandaj, dielli veç më lind nga perëndimi. Dhe me siguri se Allahu e di më së miri!
TRI SHAFITJET E TOKËS
Shumë tërmete të mëdha veç më kanë ndodhur në histori. Por ata nuk kanë relevancë me subjektin tonë. Ne jemi të preokupuar me tri shafitjet e mëdha të tokës, që do të ndodhin në momente specifike në histori, ata do të ndodhin në një kohë që do të paralajmërojnë rikthimin e Isait, Mesihut, birit të Merjemes, Profetit të Allahut të Lartësuar. Një do të ndodh në Lindje, e dyta në Perëndim, dhe e treta në Arabi. Kur të ndodh e treta, bota islame në mënyrë të papritur dhe të verbër do të merret me çështjet e Gadishullit Arabik, si dhe me të botës, në mënyrën e njëjtë revolucionare që ka ngjarë gjatë jetës së Profetit Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut të Lartësuar qofshin mbi të). Kjo duket se është kuptimi i shenjave të fundit (para rikthimit të Isait) që janë cekur nga Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut të Lartësuar qofshin mbi të) që një zjarr do të dal nga Jemeni dhe do ti mbledh njerëzit në vendin e tubimit (për gjykim) e që është Arafati në Arabi.
TËRMETI NË LINDJE
Unë besoj se tërmeti masiv që rezultoi me Cunami në Azinë Jug-Lindore që ka marrë më shumë se 100,000 jetë, është tërmeti në Lindje i cekur nga Profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut të Lartësuar qofshin mbi të) si një nga dhjetë shenjat e Ditës së Fundit. Mund të jetë kjo e para nga të tre tërmetet që paralajmërojnë ardhjen e Isait (paqja dhe mëshira e Allahut të Lartësuar qofshin mbi të). Unë kam ardhur në këtë përfundim nga këto arsye:
Fillimisht, profecia e Profetit të bekuar është se një “khafs” do të ndodh në Lindje, që toka do të gëlltis shpellat tona. Një Cunami është definuar si një valë detare e një origjine lokale apo më e largët nga një destabilizim i fundit të detit me një numër të madh të tërmeteve, rrëshqitje të mëdha nën det, apo eksplodim i ishujve vullkanik. Kur kjo dukuri ndodh nën det, dhe rezulton me një Cunami masiv, siguron se ata që kanë fshehur kohën e Duhur me keqdashje dhe përsëri në histori nuk mund të fshehin këtë Shenjë të madhe të Ditës së Fundit. Madhështia e ngjarjes, pra, ashpërsia e tërmetit (9 shkallë sipas Rihterit), dhe më e rëndësishmja, dëmi masiv, e bën absolutisht unik për njerëzimin sot.
Së dyti, jam i impresionuar nga lokacioni i ngjarjes – ka ndodhur në Lindje që është qartë në Lindje të Medines.
Së treti, dhe më e rëndësishmja e të gjithave, Dua ti kushtoj vëmendje kohës që ka ndodhur. Kjo është pas lirimit të Tokës së Shenjtë (1917), dhe rikthimi i çifutëve që ta kërkojnë atë si të tyren (1918-1948). Njashtu është pas restaurimit të Shtetit të Izraelit në Tokën e Shenjtë (1948) dhe rritja e Izraelit u bë superfuqi në boti (pra deri në të tashmen). Më në fund ndodhi pikërisht kur Izraeli është në të filluarit e luftës së madhe për zgjerim territorial masiv pas të cilit Izraeli do ta zëvendësoj SHBA-në si shtetin sundues të botës. Isai nuk mund të kthehet para se këto gjëra të kenë ndodhur. Njashtu ka ndodhur në një kohë kur profecia e Profetit konsideron braktisjen e Haxhit, që është afër përmbushjes. Haxhi do të përbëj kërcënim gjigant të sigurisë për Elitën aktuale Saudite kur Izraeli të nis luftën e madhe dhe të fitoj sundimin e botës. Dhe ka ndodhur pikërisht në kohën kur Dollari Amerikan ka filluar rrugën e pakthyeshme të kolapsit. Një kolaps i tillë njashtu mposht të gjitha paratë e letrës në botë ndërsa paratë elektronike, të kontrolluara nga sistemi bankar çifut, atëherë do të kontrollojnë sistemin e parave të botës.
Duket se ky është tërmeti i parë nga të tri “shafitjet e tokës”, siç është paraparë nga Profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut të Lartësuar qofshin mbi të) që do të paralajmëroj rikthimin e Mesihut të vërtetë, Isait birit të Merjemes, profetit të Allahut të Lartësuar. Nëse ne jemi në të drejtë, dhe padyshim se Allahu e di më së miri, atëherë bota duhet të pret vetëm dy tërmete tjerë para se biri i Merjemes të kthehet dhe të na liroj neve nga opresioni që tani po sundon botën.
TËRMETI I DYTË NË PERËNDIM
Kur një tërmet masiv (me fundosje të tokës, gëlltitje, apo zhvendosje të tokës) do të ndodh në perëndim, pas atij në lindje, kjo më tej do të konfirmoj analizën e prezantuar në këtë ese. Gjithçka që do të mbetet që të ndodh deri në zbritjen e Isait nga qielli do të ngelet tërmeti në Arabi që do të gëlltis një ushtri të tërë, dhe zjarri do të del nga Jemeni. Ne jemi afër kësaj ngjarjeje saqë mund të ndjejmë nxehtësinë e zjarrit. Edhe pse duket se i pari nga tre tërmetet e mëdhenj ndodhi nën ujë dhe më pas rezultoi me një cunami masiv në Azinë Jug-Lindore, nuk është e nevojshme që i dyti të jetë i ngjashëm. Pas të gjithave, ne e dimë se tërmeti i fundit duhet të ketë epiqendrën në tokë vetëm pak nga veriu i Mekes në Arabi. Por do të duket se gjysmë-Atlantiku (më shumë se Pacifiku) mund të jetë lokacioni i tërmetit të madh në perëndim që është në ardhje. Në rast se tërmeti i dytë ndodh në gjysmë-Atlantik, ishujt e Karaibeve dhe Bregdeti lindor i SHBA-ve dhe Kanadasë si dhe Amerikës së veriut me siguri do të preken. Njashtu mund të jetë një tërmet i madh në Kaliforni
TËRMETI I TRETË NË ARABI
Transmetuar nga Ajshja: I dërguari i Allahut ka thënë, “ Një ushtri do të pushtoj Qabe-në dhe kur pushtuesit të kenë arritur Al-Baida”, toka do të hapet dhe do të gëlltis të tërë ushtrinë.” Unë thash, “O i dërguar i Allahut! Si do të fundosen ata në tokë kur ndërmjet tyre do të jenë tregjet e tyre (njerëzit që punojnë me biznes dhe jo pushtues) dhe njerëzit që nuk u takojnë atyre?” I dërguari u përgjigj, “ Të gjithë ata njerëz do të fundosen por do të ringjallen dhe do të gjykohen në bazë të veprave dhe qëllimeve.”
(Sahih al-Bukhari)
Transmetuar nga Umm Salamah, Ummul Mu’minin: I dërguari i Allahut ka thënë: “Do të ketë mosmarrëveshje pas vdekjes së një Khalifi dhe një njeri nga njerëzit e Medines do të vijë në fluturim drejt në Meke. Disa nga njerëzit e Mekes do të vijnë tek ai, do ta sjellin atë përkundër dëshirës së tij, dhe do të betohen në besnikëri në mes Këndit dhe Makemit. Një forcë ekspedite atëherë do të dërgohet nga Siria por do të fundoset në shkretëtirë mes Mekes dhe Medines.”
(Sunan Abu Daud)
Është mjaft e qartë nga hadithet e më sipërme të Profetit Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) se tërmeti i tretë do të ndodh gjatë kohës së paraqitjes së Imam el-Mehdi-ut. Por Imami nuk mund të paraqitet që të liroj zemrën arabe të Islamit para se Izraeli të bëhet shteti sundues i botës. Dhe me siguri se Allahu e di më së miri!
KTHIMI I MESIHUT TË VËRTETË, ISAIT, BIRIT TË MERJEMES
Profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut të lartësuar qofshin mbi të) ka folur gjerësisht dhe në detaje lidhur me ngjarjen e rikthimit të Isait (paqja dhe mëshira e Allahut të Lartësuar qofshin mbi të). Por kjo ngjarje është aq e pasur dhe komplekse saqë shtrihet jashtë kornizave të kësaj letre. Sidoqoftë, libri im “Jerusalemi në Kur’an” ka trajtuar këtë subjekt me disa detaje.
NJË FJALË E FUNDIT
Fati i Jerusalemit është i atillë që tu japë myslimanëve besimin më të madh dhe shpresën se E Vërteta do të triumfoj mbi mashtrimin dhe opresionin. “Jerusalemi në Kur’an” është shkruar pikërisht për këtë qëllim – pra tu sqaroj myslimanëve botën e çuditshme në të cilën po jetojmë sot. Është një botë në të cilën duket se kauza e Islamit po humbet. Por pasi që ta ketë lexuar librin lexuesi do të di, nëse ai apo ajo nuk e ka ditur deri më tani, se realiteti është shumë i ndryshëm. Kur e dinë ata me siguri se fati i Jerusalemit është që ti jap një vlefshmëri spektakolare të pretendimit të Islamit ndaj të vërtetës, myslimanët duhet të jenë në gjendje që të mbledhin forcën që ti rezistojnë luftës aktuale ndaj Islamit në të cilën bota e pazot po bën përpjekjet më të mëdha të mundshme që të shkatërroj besimin në Allahun e Lartësuar.

Shkruar nga: I.N.Hosein