Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Anija e madhe qe zbarkoi ne nje Ishull

Njehere nje anije ndaloi ne nje ishull.Kapiteni u tha njerezve:-Te dashur pasagjere!Do te ndalojme ketu, qe te merrni ushqime dhe te admironi natyren.Pas disa oresh do ta nisim serish udhetimin.Te gjithe pasagjeret zbriten dhe u shperndane grupe-grupe neper ishull.Disa zonja dhe zoterinje"te zgjuar" ecen te qete,gjeten disa suvenire dhe ushqim per udhetimin dhe u kthyen menjehere ne anije.Duke qene se ishin te paret qe u kthyen,zune vendet me te rehatshme ne anije.Grupi i dyte i njerezve "te shkujdesur" u futen ne ishull,ecen,luajten dhe u argetuan gjate gjithe kohes.Ata admiruan ishullin dhe eksploruan natyren e tij.Mirepo u kujtuan,se anija do te largohej keshtu qe u kthyen nxitimthi ne bord, pa marre as ushqim e as suvenire.Ata ishin te lodhur,por ndenjeset e mira ishin zene, keshtu qe duhej te zinin vend te ato me pak te rehatshme.Grupi i trete i njerezve "lakmitare dhe grykes " u mrekulluan nga mrekullite e ishullit dhe filluan te mblidhnin bimet dhe guret e cmuar.Pas pak kohe degjojne thirrjen e kapitenit.Mundohen te kthehen ne anije duke mbajtur bimet dhe guret e cmuar,por ngaqe ishin te ngarkuar,nuk arriten ne kohe ta kapnin anijen dhe ajo u largua.Grupi i fundit i njerezve "mendjengushte",e binden veten se ekzistonte vetem ishulli dhe se anija ishte thjesht perfytyrim.Keshtu qe ndertuan shtepi ne ishull.Pa dyshim, varka i la te vetem ne ishull,te harruar nga te tjeret.Ne menyre te ngjashme gjate udhetimit tone drejt Allahut,Krijuesit,ne kemi zbarkuar ne Toke.Disa njerez "te zgjuar" ecin rreth saj dhe bejne vepra te mira.Ata e duan Krijuesin,mesojne rreth Tij dhe kthehen shpejt te Ai.Pa dyshim,keta do te shperblehen me Xhenet.Njerezit "e shkujdesur" do te shperqendrohen nga kjo bote,deri ne castin e fundit,por me ne fund do te pendohen.Ndoshta do te arrijne te futen ne graden me te ulet te Xhenetit.Lakmitaret do te mahniten dhe do te joshen shume nga dynjaja dhe bukurite e saj te perkohshme.Ata do te shkojne pas deshirave ,ushqimit dhe iluzioneve te saj.Ndoshta nje thirrje do te arrije t'ua largoje vemendjen nga gjerat e dynjase,por do te jete shume vone dhe nuk do ta kapin dot anijen e shpetimit.Ndersa grupi i fundit i njerezve"mendjengushte" do ta injorojne udhetimin drejt Allahut dhe do te mendojne se ekziston vetem kjo bote.Ata do te udhehiqen nga deshirat dhe epshet e tyre.Ne fakt,gjate historise jane pare shume prej tyre,por asnjeri nuk i kujton.Ata kane mbetur ne ferr.Prandaj,miku im...anija po te pret,te lutem hip ne bord !Krijuesi yt po te therret:"O ti njeri,vertet ti perpiqesh me nje perpjekje te madhe qe con te Zoti yt,e ate(perpjekje)do ta gjesh."(El Inshikak:6)

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free