Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Klonimi

Klonimi është një faktor që vërteton besimin islam në ringjalljen e njerëzve pas vdekjes së tyre për t'u llogaritur përpara Krijuesit, ndërkohë që mohuesit e fesë dikur dhe materialistët sot, e kanë parë si diçka të largët këtë çështje.

. Klonimi në botën njerëzore eliminon llojshmërinë dhe çiftëzimin!



Vërtetësi lidhur me klonimin


Dr. Jusuf Kardavi, u pyet nga gazeta katareze "Er- Raje" për mendimin e tij rreth çështjes së klonimit të njeriut, por u përgjegj i justifikuar se kjo është një çështje e re që duhet vëzhguar, menduar dhe duhet marrë me seriozitet dhe se të nguturit nuk është specifikë e tij në kësi punësh.

Por njëkohësisht, ai vendosi përpara duarve të lexuesit disa të vërteta të lidhura me klonimin që në burimin e tij, duke thënë:

"Islami e mirëpret dijen dhe kërkimin shkencor në përgjithësi, madje e konsideron si detyrim të përgjithshëm përmbi ymmetin musliman arritjen e rezultateve të larta në të gjitha sferat e dijes për të cilat ka nevojë ymmeti, në fenë dhe në jetën e tij, në mënyrë që të plotësohen në njëra- tjetrën dhe të mjaftohen në mënyrë individuale në të gjitha filialet e dijes dhe praktikës së saj, në çdo specializim nga specializimet e ndryshme që ymmeti mos të mbetet "i vobekët" për dikë.

Por, shembulli i diturisë në Islam është si shembulli i punës, ekonomisë, politikës dhe luftës ku që të gjitha këto, duhet të lidhen me vlerat e fesë dhe moralit, njëkohë që Islami nuk e pranon mendimin e ndarjes së këtyre pikave nga feja, si të thotë dikush për shembull: Lëreni dijen të lirë, lëreni ekonominë të lirë, lëreni politikën të lirë, lëreni luftën të lirë dhe mos lejoni hyrjen e fesë apo moralit ndër to, për t'i ngushtuar ato dhe për t'i ndaluar nga shpejtësia e rritjes dhe shpejtësia e lëvizjes.



Prishjet që shkaktohen për shkak të klonimit

Islami e refuzon këtë parim që ka prishur dijen, ekonominë dhe politikën dhe shikon se çdo gjë në jetë duhet t'i nënshtrohet drejtimit të fesë.Logjika e Sheriatit islam -me tekstet e tija absolute, rregullat tërësore dhe objektivat e përgjithshme- e ndalon futjen e këtij klonimi në botën e njerëzve, duke parë tek prishjet që sjell ai, si më poshtë:

1. Klonimi eliminon llojshmërinë:

All- llahu e krijoi këtë univers në bazë të llojshmërisë, prandaj dhe e gjejmë këtë frazë të përsëritet disa here në Kur'an, pas krijimit të gjërave dhe mirësinë e tyre për njerëzit (në ngjyra të ndryshme), pasi ndryshimi i ngjyrave shpreh dukurinë e llojshmërisë. Për këtë le të lexojmë thënien e All- llahut në Kur'an:

{A nuk e sheh se All-llahu lëshon nga qielli ujë, e Ne nxjerrim me të fruta, ngjyra e të cilave është e ndryshme, e edhe nëpër kodra ka vija të bardha e të kuqe ngjyrash të ndryshme, e ka edhe shumë të zeza. (*) Edhe nga njerëzit, nga gjallesat, nga kafshët po ashtu ka të ngjyrave të ndryshme. Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka është mëkatfalës}.[1]

Kështu që klonimi e kundërshton llojshmërinë, pasi ai ngrihet mbi bazat e krijimit të një kopjoje të përsëritshme të një personi, gjë që sjell shumë të këqia në jetën njerëzore dhe sociale, disa prej të cilave i kuptojmë e disa të tjera nuk i arrijmë vetëm se me kohën.

Përfytyrojeni një klasë me nxënës të kllonuar.Si do mund të dallojë mësuesi njërin nga tjetri nxënës? Si do ta dallojë Zejdin nga Amri a Bekri, fjala vjen?

Si do ta dijë hetuesi, se cili person e ka kryer krimin , ndërkohë që fytyrat janë të njëjta, gjatësitë poashtu dhe shenjat e gishtave të pandryshueshme?

Madje si ta njohë burri gruan nga kopja e saj? E si ta njohë gruaja burrin duke parë edhe kopjon e tij njëkohësisht?

Nga një aspekt tjetër nuk ka besë që të mos përdoret ky fenomen për keq, sikurse ndodhi me bombën atomike për të shkatërruar njerëzit e gjallesat në masë!

Kush na siguron neve, nga një këndështrim tjetër që të mos vijë një superfuqi apo kush fshihet nën petkun e saj dhe të kllonojë një ushtri me burra të fortë për të goditur me të, kë të dojë?

Pastaj kush na siguron ne për mos ardhjen e kësaj superfuqie, për ta "privatizuar" dhe personalizuar klonimin, duke ia ndaluar të tjerëve e duke ia lejuar vetes, siç u veprua me bombën atomike?



Klonimi eliminon traditën e çiftëzimit

Klonimi, nëpërmjet pasqyrës në të cilën na u prezantua dhe na u spjegua nga specialistët, eliminon fenomenin e çiftëzimit në këtë univers, në të cilin jetojmë.

All- llahu, njerëzit i ka krijuar çifte, meshkuj e femra, sikurse edhe kafshët, zogjtë, kandrrat, madje edhe bimët.

Madje shkencat e reja na kanë treguar se çiftëzimi ekziston edhe në botën e ngurtësirave, siç e shohim në elektricitet fenomenin e pozitivit dhe negativit, madje edhe tek atomi që është njësia e ndërtimit universal në tërësi, i cili ngrihet mbi elektronin dhe protonin, dmth, karikimin elektrik pozitiv e negativ e pastaj vjen bërthama.

Kur'ani e përmend këtë fenomen (çiftëzimin) duke na thënë:

{Dhe Ne u krijuam juve në çifte}[2], si dhe: {Dhe Ai është që krijoi llojet - mashkullin dhe femrën(*) Nga pika e farës që hidhet}[3], si dhe:{I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë}[4], sikurse thotë gjithashtu: {Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështinë e Zotit)}[5], njëkohë që klonimi ngrihet mbi mos pasjen nevojë për njërin nga dy sekset, duke u mjaftuar me një seks të vetëm, saqë një grua amerikane tha: Do vijë dita që ky planet do jetë vetëm i grave!

Kjo pa dyshim që është kundër natyrës në të cilën është krijuar njeriu dhe nuk është aspak në dobi të tij!

Njeriu për natyrë, ka nevojë për seksin tjetër, jo thjesht për t'u shumuar, por edhe për të plotësuar njëri- tjetrin, sikurse thotë All- llahu në Kur'an: {Ju jeni nga njëri- tjetri (të një origjine)}.[6]

Dhe për t'u kënaqur secili me partnerin e vet, siç na e thotë All- llahu i Madhëruar, në pasqyrimin e lidhjes martesore, në Kur'an:

{Ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato.}.[7]

Për këtë, kur All- llahu krijoi Ademin dhe e bëri të jetojë në xhennet, nuk e la të vetëm edhe pse ishte në xhennet, por i krijoi atij nga vetja e tij bashkëshorten që të prehej tek ajo, sikurse do prehej tek ai. Prandaj dhe thotë në Kur'an: {E Ne i thamë: "O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në Xhennet.}.[8]

E në qoftë se secili nga burri dhe gruaja kanë nevojë për njëri- tjetrin për t'u prehur te njëri- tjetri e për të lindur më pas dashuria e mëshira ndërmjet tyre, pasuesit e tyre kanë edhe më tepër nevojë për ata të dy, për ambientin familjar, për butësinë e nënës dhe kujdesin e babait dhe mësimin e mirësive nga familja, mirësive të bashkëjetesës në mënyrë të saktë, të këshilluarit, të kuptuarit e të ndihmuarit në raste nevoje.

Njerëzit e dinë fare mirë se fëmijëria më e gjatë, për nga mosha, është fëmijëria e njeriut që zgjat disa vite, në të cilat fëmija ka nevojë për prindërit dhe familjen e tij materialisht dhe moralisht. Edukimi i plotë i identitetit të fëmijës nuk plotësohet vetëm se nën hijen e prindërve që e duan atë dhe kujdesen për të, duke shpenzuar çdo të shtrenjtë e të lirë, derisa të plotësohet zhvillimi i tij, duke ndjerë kënaqësi në shpenzimet e tyre për fëmijën e vogël.

Por, klonimi nuk realizon prehjen e secilit prej bashkëshortëve në njëri- tjetrin, sikurse nuk realizon as familjen për të cilën ka nevojë fëmija për të jetuar nën hijen dhe kujdesin e saj dhe plotësimin e zhvillimit të tij nën përkujdesjen e saj.



Lidhja ndërmjet personit të klonuar dhe të klonuarit prej tij

Kjo është një çështje formimi: S'ka dyshim se personi i kllonuar është ndryshe nga personi i kllonuar prej tij, pasi ai edhe pse mban të gjitha virtytet e tija trupore, mendore dhe psikologjike, por nuk është vetë ai, pasi ka ardhur shumë më vonë në kohë se i pari dhe rrethi shoqëror, edukimi dhe kultura e kohës së të kllonuarit do ndikojnë në veten e tij, duke e bërë atë një tjetër njeri në besimin, sjelljen dhe njohuritë e tija, pasi këto janë punë që fitohen dhe nuk mjaftojnë vetëm shkaqet trashëguese në to.

Kështu, ai do jetë tjetër njeri nga i kllonuari prej tij, por cila është lidhja e tij me të?

A e ka djalë, apo vëlla, apo të huaj? Ky është me të vërtetë problem!

Disa thonë se është i biri, sepse është pjesë e tija dhe kjo është e pranuar nëse vendoset në mitrën e e të shoqes që do ta mbartë e do ta lindë, siç thotë All- llahu (xh.sh): {Nënat e tyre janë vetëm ato që i kanë lindur ata}[9]që do thotë, të ketë nënë dhe të jetë pa baba!!

Ndonjë tjetër thotë: Ai është vëlla binjak i personit nga i cili është kllonuar, si dy binjakë që krijohen në një vezore të vetme. Mirëpo vëllazëria është degë e prindërisë (babës dhe nënës), e si vërtetohet dega pa u vërtetuar baza?

Kjo na detyron ta mohojmë këtë operacion që në burimin e tij, duke parë shkaqet negative që vijnë prej tij.



Përdorimi i klonimit në shërimin e disa sëmundjeve

Nuk e di me saktësi përse e bëjnë këtë (klonimin), megjithatë nëse qëllimi i tij është klonimi i një njeriu, apo fëmije, apo një foshnje, për ta përdorur si pjesë këmbimi duke marrë një gjymtyrë të shëndoshë nga trupi i tij, për t'ia vendosur një njeriu të sëmurë, kjo pa dyshim që është e ndaluar në mënyrë absolute, pasi ai është krijesë që e ka fituar jetën njerëzore edhe pse me anë të klonimit, prandaj nuk lejohet loja me gjymtyrët e tija, as me asnjë pjesë tjetër të trupit të tij, edhe nëse është akoma fetus, pasi edhe ai duhet parë me seriozitet dhe ka vlerën e tij.

Por, nëse është e mundur klonimi i disa gjymtyrëve të caktuara të trupit, si zemra, mëlçia, veshka, apo një tjetër gjymtyrë, për të përfituar prej saj dikush që është i sëmuë, atëherë kjo është një punë, të cilën feja e mirëpret dhe e shpërblen , sepse sjell dobi për njerëzit pa i bërë dëm ndokujt dhe pa prekur vlerat e dikujt tjetër.

Çdo përdorim i tillë i klonimit, është i lejuar, madje i kërkuar si kërkesë pëlqyeshmërie (istihbab), e ndoshta kërkesë detyrimi (ixhab) në disa raste, sipas nevojës për të dhe mundësisë për ta bërë.



Dy sqarime të rëndësishme

I pari: Klonimi nuk është ashtu si e përfytyrojnë disa si krijim i jetës, por është përdorim i jetës që ka krijuar Krijuesi i Lartësuar, pasi vezorja prej së cilës hiqet bërthama e saj, është krijesë e All- llahut dhe qeliza që mbillet në vezore në vend të bërthamës, është krijesë e All- llahut dhe të dyja punojnë në rrethin e tyre sipas rregullave, mbi të cilat All- llahu (xh.sh) ka ngritur mbi to këtë botë.

E dyta: Klonimi e ndihmoi fenë për të afruar në mendjet e njerëzve një çështje bazë prej besimit islam; besimin në ringjalljen dhe daljen e njerëzve pas vdekjes së tyre, për t'u llogaritur për punët që kanë bërë, ndërkohë që mohuesit e fesë dikur dhe materialistët sot, e kanë parë si diçka të largët çështjen e ringjalljes dhe kthimin e njeriut sërish në jetë.

Klonimi e ka afruar kuptimin e kësaj çështje, pasi me anën e një vezoreje dhe një qelize njeriu rikthehet në jetë në një formë të re. E në qoftë se njeriu arriti ta bëjë këtë, pse duket e çuditshme që All- llahu (xh.sh) ta kthejë njeriun sërish në jetë, nëpërmjet asaj që shkencërisht quhet rruaza e kërbishtit[10], e cila nuk vdes asnjëherë në trupin e njeriut, edhe pas vdekjes së tij, apo me ndonjë mënyrë tjetër, të ditur apo të paditur?

{Dhe Ai është që e shpik jetën dhe pastaj e përsërit atë, e ajo (përsëritja) është edhe më e lehtë për Te (sipas mendimit tuaj). Shembëlltyra më e lartë është vetëm e Tij në qiej e tokë dhe Ai është mbizotëruesi, i urti}.[11]

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free