Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Dita e Pendimit

Xhamia, edhe pse ishte e madhe, u ngushtua për së tepërmi prej muslimanëve, të cilët i kishin drejtuar sytë te dijetari i tyre me famë - Malik bin Dinari. Ai u ul në vendin e tij, për një moment heshti, e pastaj e ngriti kokën, kur pa turmën e madhe të njerëzve, sa që më herët as që kishte parë një turmë të tillë, duke dëgjuar fikihun e Irakut dhe ligjëruesin e xhamisë së Kufes. Sytë iu kishin përlotur. Lotët i kishin arritur deri në mjekër, kur e pa atë turmë, e cila kishte ardhur sot për ta dëgjuar, pasi që një ditë më pare iu kishte lajmëruar për një çështje, të cilën kurrë nuk e kishin dëgjuar më parë, dhe ishte mirë që ta dëgjonin.
Imam Maliku fillon ligjëratën, ndërsa zëri i tij depërtonte thellë në zemrat e dëgjuesve dhe të dashurve të tij, sa që mendonin se zëri është duke iu ardhur nga një largësi e madhe. Ai e falënderoi Allahun, dërgoi salavate për Pejgamberin s.a.v.s., pastaj i ftoi dëgjuesit dhe xhematin për mirësi dhe faljegabimesh, sepse ata kanë mendim të mirë, dhe tha: “Dje ju kam thënë se sot do t’ju tregoj, me lejen e Allahut, për robin e varfër te Allahu i Lartmadhëruar, të cilin e dëgjoni, pra për veten time - Malikun. Unë di për veten time atë që ju nuk e dini, ndërsa ju keni mendim të mirë ndaj meje. Zoti jua shpërbleftë me të mira.
Unë si i ri kam qen polic kriminel, detyra ime ka qenë mbajtës i rendit në treg, dhe askush nuk ka mundur t’i ikë padrejtësisë sime, askush nuk ka shpëtuar pa e rrahur; sa e sa njerëz i kam keqpërdor, i kam maltretuar. Zoti më faltë! Dhe sa herë që i kujtoj, zemra më këputet, shpirti më dobësohet dhe po të mos kisha besim te mëshira e Allahut, do të isha tjetër njeri.
O vëllezër të mi, nuk ka të keqe që nuk e kam pas bërë. Kam pirë alkool, i kam maltretuar njerëzit, kam hyrë në punët e brendshme të tyre, edhe në shit-blerje; i kam ndihmuar edhe të padrejtit, vetëm pse kam dashur të tregoj se unë mund të bëj çka të dua.Një dit prej ditësh isha në treg, kur i pash dy njerëz që nuk pajtoheshin për një çështje: njëri ishte shitësi, e tjetri ishte blerësi. Shitësi e donte çmimin e caktuar, blerësi dëshironte ta blinte me çmim më të ulët. I bërtita blerësit, dëshirova t’i bija me shkop, deri sa diçka më pengoi. E çka ishte nuk e di, dhe u shmanga anash, kur pashë një njeri plak e të thinjur. Në fytyrën e tij shiheshin shenja të një njeriu të mirë, i cili ma tërhoqi vërejtjen me dorë, se para se të gjykoj, të mendoj mirë, dhe ma tregoi mënyrën e zgjedhjes së problemit. Kjo ishte hera e parë në jetën time që të hesht kur dikush tjetër flet. Ai e përfundoi bisedën me një hadithë të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., i cili ka thënë:
“Kur ndokush nga ju shkon në treg dhe blen gjëra për t’i gëzuar bijat e tij, Zoti e shikon me mirësi atë njeri”. Prandaj unë jam duke u kthyer nga një udhëtim dhe dëshirova që para se të shkoj në shtëpinë time të blej diçka e t’i gëzoj tri bijat e mija,
Për ta arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë.
e që Allahu të më shikojë me mirësi. - Tregon Maliku: Biseda e tij më impresionoi dhe ia bleva gjërat që dëshironte ai dhe ia dhashë, njëherazi e porosita që vajzat e tij të luten për mua.
Kaluan ditë e ditë dhe biseda e tij zhurmonte në veshin tim, deri sa e pashë një robëreshë të bukur, e cila shitej në treg. Ajo më hyri në zemër, u dashurova në të, për këtë arsye e bleva dhe u martova me të. Pastaj me të kalova jetë të lumtur, pasi që ajo ishte bashkëshorte ideale, fillova të jem i devotshëm. Allahu më fali një vajzë të bukur, ndërsa, disa ditë pas lindjes së vajzës, gruaja ime (nëna e saj) vdiq, dhe vajza mbeti jetime. Disa vite jetova me të e nuk u martova, dhe nuk interesohesha për asgjë tjetër, pos që të përkujdesesha për bijën time, e cila ishte gjithçka në jetën time.
Një ditë, deri sa po kthehesha nga puna, pash se bija ime ndiente dhimbje e vuajtje, dhe fillova të kërkoja shërim te mjekët. Mirëpo, ishte caktim i Zotit që ajo të vdesë në gjoksin tim. E kam marrë dhe e kam shtrënguar në gjoksin tim, me shpresë se do të mbijetoj; e laga me lotët e mi dhe u luta për të, me frikë e me pikëllim dhe çështjen time përfundimisht ia lashë Allahut. E varrosa me duart e mia. Fillova të ikën nga vetvetja ime, jeta ime, realiteti im dhe fillova prapë me alkool të dehem, e ta mbizotëroj pikëllimin tim. E ndieja veten se nuk më ka mbetur asgjë dhe se çdo kush më ka fyer, andaj fillova t’i urreja njerëzit, sillesha ashpër me ta si hakmarrje ndaj tyre, thua se ata ma kanë grabitur gruan, vajzën time dhe ma kanë marrë lumturinë e jetës sime.
Deri sa një ditë kontrolloja tregun, e pashë një grua me ushqim në dorë, e dhunova aty për aty dhe as që mërzitesha se pse qante e bërtiste, e as pse kishte fëmijë të vegjël. Atë natë shkova herët në mbrëmje dhe ishte mesi i muajit Shaban. Kam rënë në një gjumë të thellë, dhe deri sa isha në gjumë pashë një ëndërr, sikurse ndodhi Kijamet. Iu fry surit, u tubuan të gjitha krijesat dhe unë gjendesha në mesin e tyre. Pastaj dëgjova një zë
trishtues, u ktheva në drejtim të atij zëri, kur pashë një gjarpër të madh e të zi, me gojë të hapur, i cili frynte flakë, me sy trishtues dhe më sulmoi me ashpërsi. Ika prej tij me të katërtat nga frika, sa që arrita te një plak i dobët dhe i thashë: “Më mbroj nga ky gjarpër, Zoti të mbrojt edhe ty! Ai qajti dhe më tha: “Vrapo, ik, ndoshta Allahu të gjen zgjidhje e të shpëton.” Vrapova me të shpejtë deri sa arrita në maje të kodrës, ishte fundi i Ditës e Kijamett dhe gati sa nuk më zuri, dhe thirri me një zë duke thënë: “Kthehu se nuk e ke vendin këtu.” U ktheva nga aty prej frikës se mos më zë gjarpri dhe përsëri shkova te ai plaku dhe kërkova mëshirë dhe mbrojtje prej tij. E ai u arsyetua se është i dobët dhe nuk mund të më ndihmojë. Pastaj më tha: “Shko te ajo kodër, sepse aty janë fëmijët e muslimanëve. Nëse ke aty ndonjë fëmijë do të të ndihmojë”. Shikova në kodër, e cila shkëlqente prej argjendit, ndërsa perdet ishin të varura në çdo anë, të cilat ishin prej arit. Çdo perde ishte prej mëndafshi, e cila t’i merrte sytë dhe vrapova në atë drejtim. Ndërsa gjarpri më vinte pas, kur u afrova në atë vend, një melaqe tha: “Ngritni perdet dhe hapni dyert”. Pastaj pashë fëmijët si yje, ndërsa gjarpri mu afrua dhe më kërkonte mua. Disa fëmijë thanë, ngrituni që të gjithë së bashku se është afruar armiku, dhe filluan të vijnë fëmijët grupe-grupe, e në mesin e tyre ishte vajza ime, e cila më kishte vdekur e vogël. E shikova atë, e ajo qajti dhe tha: “Për Zotin, babai im! Pastaj mu mbështet në krah si shigjetë dhe e zgjati dorën e saj të majtë në krahun tim të djathtë dhe u mbështet në mua, ndërsa me dorën e saj të djathtë e largoi gjarprin nga unë. Pastaj më uli, deri sa unë isha i lodhur e i rraskapitur, më përqafoi përzemërsisht, ndërsa mua lotët më shkonin për toke nga frika se mos do ta humbi edhe një herë. E zgjati dorën te mjekra ime dhe lozte me mua dhe më shikoi me dy sytë e saj të bukur dhe me ledhatim e dashuri, si dhe me mirësi e me sinqeritet më tha (ajetin kur’anor):
Për ta arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë.
“A nuk ka ardhur koha për besimtarët, që t’i zbutin zemrat e tyre me përkujtim ndaj Allahut, dhe me atë që e ka zbritur me të vërtetë”.
Kur dëgjova këtë ajet fillova të qaja pandërprerë, dhe thuaja se për të parën herë e dëgjoja. E pyeta atë: Ju e dini Kuranin? Ajo mu përgjigj: “Më mirë se ju”. E pyeta: “Më trego çka ishte ai gjarpër, i cili donte të më gëlltiste?” Ajo mu përgjigj: “Ai është vepra jote e keqe, të cilën e ke zmadhuar dhe është ngritur kundër teje dhe dëshiron të të shpie në xhehenem”. Pastaj e pyeta: “Po ai plaku, kush ishte?” Mu përgjigj: “Ai është puna jote e mirë, të cilën aq shumë e ke dobësuar dhe nuk mundi të të ndihmonte. Unë i thashë: “Oj bija ime, po çka bëni në këtë kodër?” Më tha: “Këtu janë të vendosur fëmijët e muslimanëve, që të qëndrojnë deri në Ditën e Kijametit, ju presim që kur të vini, të ndërmjetësojmë për ju”.
U tmerrova nga trishtimi dhe u zgjova nga gjumi. Isha bërë ujë nga djersitja, thuaj se kishte rënë shi mbi mua. E mora një thupër, i theva gotat e alkoolit dhe u pendova sinqerisht dhe me zemër te Allahu. Dhe disa ditë mbeta në shtrat. Nuk mund të lëvizja, dhe kësaj radhe kërkova falje prej Allahut. U pendova dhe kërkova mëshirë nga ai. Dhe që nga ajo ditë vendosa sinqerisht ta trasoj rrugën e Allahut, dhe në ditët e para e adhuroja Allahun dhe pendohesha vazhdimisht. Më dukej se në çdo moment do të më dalë gjarpri dhe do të më gëlltisë.
Në atë gjendje përplot frikë e trishtim jam izoluar nga njerëzit, dhe isha në një fazë kritike. Mirëpo atë vit ishte një thatësi e madhe, nuk binte shi. Edhe pse falnim namaz për shi, shiu nuk binte. Bimët u thanë, ishte uri e madhe. Një ditë mbeta i vetëm në xhami, dhe pasi të gjithë shkuan, iu luta Allahut. Kur papritmas hyri në xhami një njeri me këmbë të holla, bark të madh dhe e ngrit kokën lartë në qiell, dhe iu lut Allahut: “O Zoti im, deri kur robërve të tu nuk ua pranon lutjen, për deri sa Ti je Ai që nëse jep, nuk pakësohet asgjë te ti?!” Të përbetohem Ty,
me dashurinë Tënde ndaj meje, na zbrit shi tani, dhe posa e përfundoi lutjen filloi të binte shi me të madhe. Ai njeri deshi të dalë nga xhamia, e unë shkova e i thashë: “A nuk po ke turp të thuash: ‘Për dashurin Tënde ndaj meje, po ku e di ti se Allahu të do?!”.
Ai mu përgjigj: “O ti, shiko punën tënde, po ku ke qenë ti kur Allahu më ka zgjedhur për ta adhuruar vetëm Atë, a nuk po e sheh që për dashurin e Tij për mua tani po bie ky shi. A nuk e di ti se Allahu është Falës i Madh dhe i do robërit e tij. A nuk e ke dëgjuar fjalën e Zotit të Lartmadhëruar: “Ai (Allahu) është, i Cili ju jep të mira juve dhe melaqet e tija, për t’iu nxjerrë juve nga errësira në dritë. Ai është i mëshirshëm ndaj robërve të Tij”. Ai shkoi e unë mbeta i habitur, dhe prej atij momenti unë i lutem Allahut pa e ndier frikën e atij gjarpri.
Për një çast Malik bin Dinari heshti, pastaj me forcë dhe përkushtim tha: “O ju njerëz, vërtet Allahu është i mëshirshëm, përgëzohuni me mëshirën e tij, dhe përgëzoni të tjerët se Allahu ju do juve. Ah sikur ta dini, ah sikur ta dinit nuk do të bënit mëkate. O ju njerëz, a e doni Allahun? Atëherë ta dini se prej shenjave të dashurisë së Allahut është përkujtimi ndaj tij, sepse ai, i cili e do dikë, e kujton shpesh. Dhe kush nuk bisedon me Allahun dhe nuk i lidh raportet Allah-krijesë ai nuk ka dituri, dhe jeta e tij është e pavlefshme.
Pendohuni te Allahu o ju njerëz! U ngrit Maliku në këmbë, atëherë edhe tjerët u ngritën në këmbë, duke u penduar te Allahu me pendim të sinqertë. Kështu ajo ditë u quajt Dita e Pendimit.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free