Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Krenaria dhe Fisnikëria

Me anë të kësaj teme, ne synojmë që i gjithë umeti mysliman, të ndihet krenar për përkatësinë e tij. Ti o vëlla dhe oj motër jeni të fisshëm, prandaj nuk keni përse ta ulni veten. Kurrë mos pranoni të nënshtroheni dhe të fyheni. Besimtari dhe myslimani janë të fisshëm, dinjitozë dhe krenarë. Ata janë të fisshëm, se të tillë i krijoi Zoti dhe se të tillë i bëri feja të cilës i përkasin. Ata janë të fisshëm se i përkasin një umeti të fisshëm, se banojnë në toka të fisshme dhe se nuk pranojnë ta ndotin veten. Po, njeriu e ndot veten dhe këtë e bën duke vepruar gjynahe dhe punë të liga. Ai e ndot veten duke mos qenë serioz, duke mos qenë aktiv në shoqëri, duke mos u interesuar për atë që u ndodh myslimanëve mbarë botës. Ai e ndot dhe e ul veten, kur mendon se kafshata e bukës është më e shtrenjtë se dinjiteti dhe pastërtia morale e tij.

 

Ka dashur vetë Zoti që umeti i Muhamed mustafasë të jetë umet i fisshëm, sepse ky umet do të jetë mëkëmbës i Zotit mbi tokë.  

 

 

 

Si e humbet njeriu fisnikërinë?

 

Të gjithë e dimë që ka mësues të cilët janë kthyer në mjeshtër të fyerjes dhe nënçmimit të studentëve. Ata përdorin metoda nga më primitivet, për t'i ndëshkuar nxënësit e tyre, metoda të cilat prekin fisnikërinë dhe dinjitetin e këtyre nxënësve. Fyerjet dhe nënçmimi i mësuesit, nuk harrohet nga nxënësi dhe studenti gjer kur të vdesë. Një trajtim të tillë kaq denigrues dhe fyes, e hasim shpesh herë në shkollat dhe institucionet tona arsimore. Vallë si ndihen këta nxënës që fyhen dhe përçmohen nga mësuesit e tyre? Si do të sillen të nesërmen në shoqëri?

 

Një baba që e dhunon, e fyen dhe e nënçmon gruan e tij para fëmijëve, e shkatërron dinjitetin dhe fisnikërinë jo vetëm të gruas, por edhe të fëmijëve. Impakti dhe pasojat që lë tek fëmijët, nëse babai e rreh nënën e tyre mu para syve të tyre janë shumë të rënda.

 

Profeti Muhamed a.s ka ndaluar që dikush të goditet në fytyrë. Ai kurrë nuk ka qëlluar ndonjë grua, apo qoftë dhe skllav. Përkundrazi, në shumë hadithe dhe thënie të tij, Profeti a.s nxit që skllevërit të respektohen dhe të trajtohen mirë. Profeti a.s këshillon që skllevërit të ushqehen bashkë me pronarin e tyre, të respektohen dhe të mos u ngarkohen përgjegjësi mbi aftësitë e tyre.

 

Ata të rinj që kalojnë semaforin me dritë të kuqe dhe tallen me policin që ka gjithë ditën që qëndron në këmbë, kanë prekur dinjitetin dhe fisnikërinë e tij.

 

Ata prindër të cilët i ndëshkojnë fëmijët në sy të shokëve, për një gabim që kanë bërë, ta dinë se kanë shkelur fisnikërinë dhe dinjitetin e fëmijëve të tyre. Ka prindër që i rrahin fëmijët në oborrin e shkollës, ku e shohin të gjithë shokët e djalit. Ka prindër që i rrahin, i fyejnë dhe ofendojnë fëmijët, në klubin ku stërviten.

 

Vallë si ndihet një i ri që është rritur nën presionin e prindërve të tij? Si ndihet një i rri, që sa herë që kërkon të flasë dhe të thotë diçka, prindërit i thonë:"Mbylle!"

 

E kundërta ndodhte me profetin Muhamed a.s dhe shokët e tij. Një herë, ai ndodhej mes shokëve dhe kërkoi ujë. Dikush i ofroi një brokë ujë dhe Profeti a.s piu. Zakoni e kërkonte që menjëherë pas Profetit a.s, të pinte ai që ndodhej në krahun e tij të djathtë. Por në krahun e tij të djathtë, ndodhej një djalë i njomë, Abdullah ibnu Abasi. Kurse në të majtën e Profetit a.s, burrat më të mëdhenj, heronjtë e myslimanëve, Ebu Bekri, Umeri etj... I zënë ngushtë, Profeti a.s e pyeti Abdullah ibnu Abasin

 

Abdullah ibnu Abasi ia ktheu:"Nderin që të pi ujë direkt pas teje, nuk ia jap askujt tjetër."

 

Profeti a.s ia ktheu

 

Duket qartë që Profeti a.s e kultivonte fisnikërinë dhe krenarinë, siç kultivojmë ne pemët, në zemrat e shokëve të tij dhe sidomos rinisë.

 

Ata nëpunës të cilët u nxjerrin njerëzve djersë të ftohta, duke i sorollatur – hajde sot hajde nesër – të kenë frikë Zotin, se kështu shkatërrojnë psikologjinë dhe krenarinë e njerëzve. Mes këtyre njerëzve ka edhe të vobektë, vejusha, jetimë etj..., të cilët ndihen të fyer dhe të nënshtruar. Të ndihesh i fyer dhe i përçmuar është një ndjesi shumë e rëndë dhe stresuese.

 

Shumë nëpunës durojnë fyerjet dhe trajtimin e ashpër të eprorit, për shkak se kanë frikë se mos humbasin vendin e punës. Në fakt, fisnikëria, nderi dhe dinjiteti janë më primare dhe më të rëndësishme se kafshata e bukës. Dinjiteti është ai që e siguron edhe kafshatën e bukës dhe jo e kundërta.

 

Një njeri i përçmuar dhe me dinjitet të shkelur, nuk mund të edukojë dhe rrisë veçse fëmijë të këtij kalibri. Nëse drejtori të fyen dhe ofendon, shko dhe kërko një punë tjetër. Mos thuaj se si do jetoj nëse lë punën, pasi të jetosh me fyerjet, ofendimet dhe diskriminimin, është më e rëndë se të jetosh me barkun bosh.

 

Një umet të cilit i janë zaptuar tokat dhe vendet e shenjta, është një umet që do të jetojë i përulur dhe i nënshtruar. Si mund të respektohet nga të tjerët një umet me të cilin armiqtë bëjnë ç'të duan?

 

Është shumë poshtërues fakti që ekspertët vendas, vlerësohen shumë herë më pak se ekspertët e huaj.

 

Kurrë nuk mund ta harroj atë që më ka ndodhur një herë, gjatë një udhëtimi me aeroplan. Për arsye të ndryshme, aeroplani u vonua gjysmë ore. Udhëtarët ishin arabë dhe të huaj. Kapiteni i aeroplanit vajti dhe u kërkoi falje të gjithë të huajve një e nga një, kurse me ne arabët nuk e bëri këtë. Në ato çast jam ndjerë shumë i ofenduar, sikur nuk kisha asnjë vlerë, sikur e kisha humbur dinjitetin dhe fisnikërinë.

 

Ne duhet të fillojmë me brezat e ri duke kultivuar dhe rrënjosur tek ta fisnikërinë, dinjitetin dhe krenarinë. Këtë duhet ta bëjmë me fëmijët tanë, duhet ta bëjmë me bashkëshortet tona dhe të gjithë njerëzit. Nuk bën t'i trajtojmë të tjerët si fundërrina dhe të nënçmuar.

 

Myslimanët e parë kanë qenë shumë krenarë dhe dinjitozë. Jo vetëm pasi pranuan islamin, por edhe para islamit, arabët dalloheshin dhe shquheshin për fisnikëri dhe dinjitet. Ata e refuzonin çdo lloj forme nënshtrimi, pasi fjalën "i nënshtruar" ata e përdornin vetëm për kafshët dhe sendet. Këtë e pohon edhe Kurani fisnik në suren Jasin, ku thotë:"

 

"Vallë, a nuk e shohin ata se, ndër gjërat që Duart Tona kanë krijuar për ta, janë bagëtitë që ata zotërojnë?! Ne bëmë që ato t’u nënshtrohen atyre, kështu që disa i shalojnë e prej disave ushqehen." (Jasin, 71-72)

 

Një herë, Profeti a.s e pyeti Aishen

 

Aisheja iu përgjigj:"Nuk e di o i dërguar i Allahut. Përse?"

 

Profeti a.s iu përgjigj:"

 

Tema që po trajtojmë, i drejtohet çdo individi në veçanti dhe i drejtohet umetit në përgjithësi. Umeti do të ndihet krenar dhe i fisshëm, nëse individët janë të tillë.

 

 

 

Cili është burimi i fisnikërisë, krenarisë dhe dinjitetit?

 

Burimi i vetëm është Allahu i madhëruar. Thotë Zoti në Kuranin famëlartë:"

 

"Kush dëshiron krenarinë dhe fisnikërinë, ta dijë se e gjithë krenaria dhe fisnikëria i takojnë Allahut." (Fatir, 10)

 

Të gjithë ne jemi krijesa dhe i përkasim Zotit të madhëruar. Një ndër emrat dhe cilësitë e Zotit është edhe El-azizu (Fisniku dhe Fuqiploti), ashtu siç është edhe El-muizzu (burimi i fisnikërisë dhe krenarisë). Nëse sot ndihesh i fisshëm dhe krenar sepse ke një mik me post të lartë, nesër mund të mos e ketë këtë post ose mund të vdesë. Nëse mburresh me mikun tënd të fortë sot, nesër mund ta humbasë forcën dhe fuqinë. Nëse mburresh me mikun tënd të pasur, nesër mund të humbasë gjithçka dhe të falimentojë. Si mund të kërkosh pasurinë nga një fukara i këputur?! Si mund të kërkojë shpëtim një i mbytur nga një i mbytur tjetër?

 

Ai njeri që fyhet dhe ofendohet nga eprorët dhe thotë se jam i detyruar të duroj, se nuk kam ku të shkoj tjetër, se humbas punën etj... duhet ta dijë që është rob i Zotit krye e këput. Zoti ka në dorë furnizimin dhe rizkun e tij. Ne duhet t'i edukojmë fëmijët tanë me ndjenjën e fisnikërisë dhe krenarisë. Ata duhet ta dinë që janë robër të Zotit dhe fisnikërinë e presin vetëm prej Tij.

 

"Thuaj (o Muhamed): (Al Imran, 26)

 

Mos e kërko fisnikërinë dhe dinjitetin veçse nga Ai që e posedon atë!

 

"Vallë, tek ata kërkojnë fisnikërinë dhe lavdinë, kur, në të vërtetë, e gjithë fisnikëria i përket vetëm Allahut!" (Nisa, 139)

 

"Në të vërtetë, fisnikëria është e Allahut, e të Dërguarit të Tij dhe e besimtarëve, por hipokritët nuk e dinë." (Munafikun,

 

Një çështje e tillë ka lidhje të ngushtë me njësimin (teuhidin) e Zotit dhe akiden. Kjo, sepse Zoti e ka krijuar njeriun të fisshëm dhe krenar, për këtë Ai e urren nënshtrimin dhe servilizmin. Mos iu nënshtro askujt tjetër përveç Allahut o vëlla dhe oj motër! Vetë rukuja dhe sexhdeja në namaz, janë tregues që njeriu i nënshtrohet vetëm Zotit dhe Krijuesit të tij. Përuljen në ruku dhe në sexhde, Zoti nuk ia lejon njeriut veçse kur bëhet si adhurim për Zotin.

 

Kurse para njerëzve, Ai e lejon përuljen vetëm për prindërit përuljes (Isra, 24)

 

Dhe pas prindërve, për vëllezërit në fe. Thotë Zoti në këtë kontekst:"përulur (Maide, 54)

 

Është për të ardhur keq se në shumë raste, ne veprojmë të kundërtën e këtij ajeti, duke u treguar të përulur me femohuesit dhe të ashpër me besimtarët.

 

Zoti i madhëruar nuk e pranon përuljen, nënshtrimin dhe përçmimin për robët e Tij. Në rast se dikush nënshtrohet dhe fyhet padrejtësisht, Zoti qëndron në anën e tij. Në këtë kontekst, Profeti a.s thotë Pra, një lutje apo mallkim i këtij lloji, është i pranueshëm tek Zoti i madhëruar.

 

Allahu i madhëruar i jep lavdi, dinjitet dhe fisnikëri kujt të dojë dhe nënshtron kë të dojë. Një koncept i tillë duhet të kultivohet dhe rrënjoset thellë në shpirtrat tanë. Ai ka të bëjë direkt me akiden dhe kredon islame.

 

 

 

çfarë e bën njeriun të nënshtruar dhe të përulur?

 

1 – Duke iu dorëzuar shejtanit të mallkuar. Qëllimi dhe objektivi i shejtanit, është që ta nënshtrojë sa më shumë njeriun. Këtë e shohim në fjalët e tij gjithë mllef, kur Zoti krijoi Ademin a.s. Zoti e urdhëroi t'i përulet Ademit a.s dhe shejtani refuzoi. Për këtë, Zoti e dëboi nga xheneti. I zemëruar dhe i mllefosur, shejtani i tha Zotit:

 

"Gjithashtu, tha: “A e sheh këtë që Ti e nderove mbi mua? Nëse Ti më jep kohë deri në Ditën e Kiametit, unë do t’u vë fre pasardhësve të tij, përveç një pakice prej tyre!” (Isra, 62)

 

T'i vësh fre kalit apo një kafshe, do të thotë ta urdhërosh si të duash, ta nënshtrosh dhe ta komandosh. Të njëjtën gjë kërkon dhe synon shejtani të bëjë me ty o vëlla dhe oj motër. Ai kërkon të të nënshtrojë me frerin e epsheve dhe gjynaheve dhe të komandon si të dojë. Nëse bie pre e grackave dhe kurtheve të shejtanit, dije se je njeriu më i nënshtruar dhe pa dinjitet. Ai të robëron pas gjynaheve dhe epsheve dhe ti i bindesh. Të thotë të bredhësh me makinë me orë të tëra pas vajzave, duke harxhuar kohë, energji, pasuri etj... dhe ti i bindesh si një fëmijë. Të thotë të pish raki dhe ti i bindesh si një skllav.

 

Fillo një jetë të re që në këto momente o vëlla dhe kundërshtoje shejtanin. Është normale që do të bësh gjynahe, por menjëherë pendohu.

 

 

 

2 – Të rendësh pas epsheve dhe qejfit. Shumë njerëz, udhëhiqen dhe komandohen nga epshet. Ka njerëz që orientohen vetëm nga interesi material, paratë. Thotë profeti Muhamed a.s:"I mjerë është robi i dërhemit."

 

Thotë Zoti i madhëruar në Kuran (Furkan, 43)

 

Imam Ibnu Tejmije thotë:"I burgosur është ai që e ka burgosur zemrën larg Zotit. Kurse skllav është ai që është bërë skllav i epsheve të tij."

 

 

 

3 – Duke e humbur ndjesinë e përkatësisë të umetit dhe fesë. Fillon të mos e ndjesh që je pjesë e umetit mysliman. Fillon e ndjen që feja për ty është diçka personale dhe që zë një pjesë të vogël të jetës. Thotë Zoti i madhëruar në Kuran:"

 

"Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) (Al Imran, 110)

 

Edhe pse Zoti të ka graduar duke të bërë pjesëtar të umetit më të mirë, sepse është umeti që mbart vlerat më të mira, ti jepesh pas civilizimeve dhe kulturave të ndryshme.

 

 

 

4 – Duke humbur besimin dhe sigurinë në Zotin. Kur mendon se rizku dhe furnizimi është në duart e njerëzve, dije se je i nënshtruar dhe i përulur. Kur mendon se jeta është në duart e dikujt nga njerëzit, dije se je i nënshtruar.

 

Thotë Profeti a.s:“Me të vërtetë që Xhibrili më ka thënë që asnjë nuk do të vdesë derisa të ketë harxhuar të gjithë rizkun dhe jetën.”

 

Nuk do të vdesësh o njeri, derisa të kesh harxhuar edhe minutën dhe sekondën e fundit të jetës. Ashtu siç nuk do të vdesësh derisa të kesh harxhuar edhe frymën e fundit që të ishte caktuar.

 

Nëse një umet i plotëson këto katër faktorë, ai do të nënshtrohet dhe shtypet nga armiqtë dhe dashakeqët e tij. Kjo sepse ai e uli veten dhe iu përul të keqes, sepse ai nuk guxoi dot të ngrihet mbi epshet e tij dhe të ndryshojë.

 

"Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete." (Rad, 11)

 

Shumë prej nesh mendojnë thjesht për kafshatën e gojës, fëmijët, puna etj... Shumë prej nesh kanë funksione dhe vende pune dhe mbi ta ushtrohet presion psikologjik, u merret nëpërkëmbë dinjiteti dhe fyhen, megjithatë e durojnë këtë nënshtrim dhe përulje.

 

Ruaje veten nga mashtrimet e shejtanit, ruaje veten nga epshet dhe pasionet, mos e humb kurrë besimin dhe sigurinë tek Zoti dhe mos e nënvleftëso umetin të cilit i përket. 

 

Kur territoret myslimane u pushtuan nga mongolët, i kishin plotësuar të katër këto kritere të nënshtrimit. Janë të pabesueshme format e nënshtrimit, përuljes dhe bindjes së verbër të myslimanëve, kundrejt mongolëve. Librat e historisë rrëfejnë fragmente rrëqethëse dhe ndodhi të çuditshme për ato ditë. Në një nga këto rrëfenja, është se një grua mongole, takon në rrugë dhjetë burra myslimanë. Ajo u thotë:"Kthejini kokat nga muri dhe më prisni këtu sa të shkoj të marr shpatën dhe të vij t'ju vras, se tani nuk kam armë me vete!"

 

Më e çuditshmja është se dhjetë burrat kthehen me fytyra nga muri dhe presin derisa kjo grua mongole të vijë me shpatë dhe i vret të gjithë. A e beson që nënshtrimi dhe përulja kishte arritur gjer në këtë gradë?

 

 

 

Modele krenarie dhe fisnikërie

 

Që ditën e parë që pranoi islamin, Umer ibnul Hattabi tregon shembullin më të mirë të një njeriu pozitiv. Ai i thotë Profetit a.s:"O i dërguar i Allahut! A nuk jemi në të drejtë?!"

 

Profeti a.s iu përgjigj:"Po."

 

Umeri:"Po ata, a nuk janë në rrugë të gabuar?"

 

Profeti a.s iu përgjigj:"Po."

 

Umeri:"Përse duhet të fshihemi atëherë?!"

 

Profeti a.s e pyeti:"çfarë mendon ti o Umer?"

 

Umeri iu përgjigj:"Të dalim dhe ta shpallim haptazi përkatësinë tonë fetare."

 

Nga ky qëndrim, Profeti a.s i vuri nofkën "El-faruk" (ai që ndan të mirën nga e liga).

 

Tregon Abdullah ibnu Mesudi:"Që atë ditë që pranoi islamin Umer ibnul Hattabi, ne jemi ndjerë të dinjitozë."

 

Kur Umeri u nis të marrë në dorëzim çelësat e Kudsit (Jeruzalemit) të gjithë e prisnin me padurim. Rrugës, herë hypte Umeri në deve dhe herë të tjera shërbëtori i tij. Në çastet kur arritën tek muret rrethuese të Jeruzalemit, ishte radha e shërbëtorit të Umerit të qëndronte hypur në deve, kurse Umeri kishte kapur devenë për litari. Kur e pa këtë panoramë nga larg, Ebu Ubejde ibnul Xherrah vrapoi tek Umeri dhe i tha:"O Prijës i besimtarëve! Mos dil para njerëzve kështu!"

 

Umeri ia ktheu:"Ah i mjeri unë! Këto fjalë t'i kishte thënë dikush tjetër dhe jo ti o Ebu Ubejde!"

 

Fisnikëria nuk është në rrobat që vesh, nuk është në modelin e makinës, nuk është me ushqimin që ha, nuk është në emrin që ke, lagjen ku banon etj... por është në karakter, dinjitet dhe shpirt.

 

Mw pas i tha:"Ne kemi qenë njerëzit më të ulët dhe Zoti na fisnikëroi dhe lartësoi me islam. Nëse lavdinë dhe fisnikërinë do e kërkojmë në diçka tjetër veç islamit, do na poshtërojë Zoti."

 

Pas vdekjes së Profetit a.s, shumica e fiseve arabe e braktisën islamin, disa të tjerë nuk pranonin të paguajnë zukatin, të tjerë nuk faleshin etj...

 

Umeri ishte i mendimit që të mos luftohen, ndërkohë që Ebu Bekri mendonte t'i luftojë derisa të kthehen sërish në islam dhe t'i respektojnë të gjithë shtyllat e islamit. Duke parë këmbënguljen e Umerit për të mos i luftuar, Ebu Bekri i tha:"Si mund të pranoj që të tkurret feja duke qenë unë gjallë?! Sypatrembur para islamit dhe frikacak tani në islam o Umer?! Për Zotin! Nëse refuzojnë të paguajnë një copë litari që ia paguanin të dërguarit të Zotit, do i luftojë për atë." Më pas, prelatit dhe nis njëmbëdhjetë ushtri brenda një dite.

 

Pasi Haxhaxhi e vrau Abdullah ibnu Zubejrin, djalin e Esma bintu Ebi Bekr, e vari kufomën e tij në Qabe dhe e la tre ditë ashtu të varur. Të gjithë njerëzit, prisnin që e ëma, Esmaja, të shkonte tek Haxhaxhi dhe t'i përgjërohej që ta ulë kufomën e djalit të saj që ta varrosë. Por kjo grua karakterizohej nga një dinjitet dhe fisnikëri e pazakontë. Kur Haxhaxhi pa që ajo nuk po shkonte, i vajti ai vetë dhe i tha:"A e ke parë ç'e ka gjetur djalin tënd?!"

 

Esmaja ia ktheu me fisnikëri:"Kam parë që i shkatërrove jetën e kësaj bote, por që të shkatërroi jetën e amshuar në ahiret."

 

Para se myslimanët të hyjnë në luftë me persët, komandanti mysliman dërgoi Reb'ij ibnu Amir të takohej me komandantin pers. Duke ditur që myslimanët vinin nga shkretëtira dhe ishin të varfër, komandanti pers mendoi ta joshë me dy gjëra: E para, duke ia shtruar rrugën nga do të kalojë me sixhade nga më të shtrenjtat dhe e dyta, duke e rrethuar anash me skllavet dhe femrat më të bukura. Kur Reb'ij ibnu Amir arriti tek tenda ku do të takohej me persët, e ndjeu pusinë, prandaj mori heshtën e tij dhe duke ecur drejt komandantit pers, e ngulte heshtën në sixhade, si shenjë e shpërfilljes së jetës luksoze. Kur doli para komandantit pers, Rustum, ky i fundit e pyeti:"Çfarë u ka sjellë në këto anë?"

 

Reb'ij ibnu Amir u përgjigj:"Na ka dërguar Zot që të nxjerrim njerëzimin nga adhurimi i njerëzve, në adhurimin e Zotit të njerëzve. Ta nxjerrim nga padrejtësia e feve, në drejtësinë islame dhe nga ngushtica e kësaj bote në gjerësitë e botës tjetër."

 

Këto fjalë e tronditën Rustumin, se buronin nga një burrë që ishte krenar dhe i fisshëm.

 

Kur një romak e goditi padrejtësisht një grua myslimane, ajo thirri me të madhe:"O Mutesim! (emri i kalifit mysliman asokohe). Me ta dëgjuar këtë thirrje për ndihmë kalifi, i çoi një letër mbretit romak ku i shkruante:"Nga kalifi Mutesim, drejtuar zagarit romak. Ma dërgo gruan myslimane me të gjithë nderimet që i takojnë, përndryshe do të nis një ushtri e cila fillin e ka tek ju, kurse fundin këtu tek unë."

 

Këtij umeti do i rikthehet lavdia dhe fisnikëria vetëm duke iu kthyer Zotit dhe rrugës së caktuar prej Tij.

 

"Kush dëshiron krenarinë dhe fisnikërinë, ta dijë se e gjithë krenaria dhe fisnikëria i takojnë Allahut." (Fatir, 10)

 

"Në të vërtetë, fisnikëria është e Allahut, e të Dërguarit të Tij dhe e besimtarëve, por hipokritët nuk e dinë." (Munafikun,

 

Lavdia dhe fisnikëria do rikthehen sërish tek myslimanët, kur të ndërgjegjësohemi që islami është feja më madhështore dhe umeti të cilit i përkasim është umeti më i mirë. Që jemi umeti më i mirë, kemi dëshminë e Zotit që thotë në Kuran:"

 

"Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) (Al Imran, 110)

 

Umetit do i kthehet lavdia dhe fisnikëria, kur të besojmë dhe sigurohemi se jeta dhe rizku janë vetëm në dorën e Zotit.

 

Ali ibnu Ebi Talib thoshte:"Përse të kem frikë nga vdekja? Nëse Zoti nuk ma ka caktuar të vdes sot, përse duhet t'i druhem vdekjes?! Por nëse Zoti ma ka caktuar që të vdes sot, është e pamundur ta shmang. Atëherë përse të kem frikë?"

 

 Kur Umer ibnul Hattabi u bëri thirrje myslimanëve t'i bashkëngjiten ushtrisë për luftë, bashkë me ushtrinë do të dilte dhe një burrë që kishte shtatë fëmijë. Njerëzit dhe të afërmit, i thonin gruas së tij:"Shko tek Umeri dhe kërkoji leje që burri të mos dalë, pasi kush do i ushqejë fëmijët e tu!"

 

Por gruaja ua kthente gjithë siguri dhe besim:"Deri sot, burri ka qenë konsumator dhe jo furnizues. Nëse do të dalë konsumatori, do të mbetet Furnizuesi suprem."

 

Veçse duhet theksuar se të kërkosh lavdinë dhe fisnikërinë, nuk do të thotë të tregohesh i rrëmbyer dhe i nxituar. Për këtë, sa herë që përmendet lavdia dhe fisnikëria në Kuran, shoqërohet me urtësinë ose dhembshurinë.  

 

Thotë profeti Muhamed a.s:" (Musned imam Amed)

 

E lusim Zotin që t'ia rikthejë umetit mysliman lavdinë, dinjitetin dhe fisnikërinë e humbur!